-
VIDEO
Debatet për McGonigal, Kalaja: U vërtetua se Basha u shantazhua nga Rama! Baçi: Abuzim! Po të ishte ashtu, ish kryedemokrati do ishte arrestuar në SHBA
Me thuajse të njëjtat argumente, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Adriana Kalaja dhe gazetari Agim Baçi hedhin akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po anashkalon situatën dhe zgjedh të mos përballet me opozitën lidhur me çështjen e Charles McGonigal.
-
VIDEO
SPAK kërkon 1 vit burg për Qerim Ismailaj, Kryebashkiaku i Mallakastrës: S’do lë mandatin, do vazhdoj betejën për pafajësinë time
Kryebashkiaku Qerim Ismajli ka folur pas seancës në SPAK duke u shprehur se është i pafajshëm dhe se do vijojë betejat për pafajsinë e tij.
“Duke qenë i bindur në pafajësinë time të plotë por edhe duke ndjekur të gjitha procedurat do vazhdoj betejën në të gjitha shkallët e drejtësisë. S’do jap dorëheqjen nga mandati.”- tha ai.
-
VIDEO
Berisha mbledh grupin parlamentar, Boçi: Kemi mbledhur 45 firma, do kërkojmë ngritjen e Komisionit Hetimor për takimet e Ramës me zyrtarin e FBI
Deputeti demokrat Luçiano Boçi thotë se kanë mbledhur rreth 45 firma nga deputetët e PD-së për të kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Berishës, Boçi tha se nuk do ta ndalin aksionin e tij ndonëse Rama nuk shkoi në kuvend për të folur mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
-
VIDEO
Gazetarët i kërkojnë ‘llogari’ Ballës, pse s’erdhi kryeministri? Balla: Çështja që ngre opozita, pa thelb! Rama është në detyrë nga mëngjesi deri në darkë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u është përgjigjur gazetarëve të cilët këmbëngulën për të mësuar se pse nuk është paraqitur në seancë kryeministri për çështjen McGonigal. Balla është shprehur se duke qenë se kjo çështje e ngritur nga opozita është pa thelb, nuk ka pse partia socialiste t’i shkojë nga pas një partie që ngre çështje që nuk kanë sens.
-
VIDEO
Debati për McGonigal, Alibeaj: Të nisë procedimi penal për Ramën! Heshtja e tij e inkriminon në këtë çështje
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se heshtja e kryeministrit për tu përballur në interpelancë për Charles McGonigal e inkriminon atë në këtë çështje. Alibeaj tha se duhet të nisë një procedim penal një orë e më parë. Sipas Alibeajt delegimi i interpelancës nuk qëndron, sepse çështja ka lidhje personalisht me të, ndërsa shtoi se ka detyrim ligjor t’i përgjigjet kërkesës për interpelancë.
-
VIDEO
Foto e Enri Çenos me McGonigal, Boçi: Propagandë për të hequr vëmendjen! Rama të merret i pandehur
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, e ka cilësuar si propagandë publikimin e fotos së Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD-në e Berishës me ish-zyrtarin e Lartë të FBI-së Charles McGonigal.
-
VIDEO
Nikolla përjashtoi Bardhin, ironizon Kryemadhi: E hoqi se i tha kukull, po s’është fyerje, i themi dikujt kur je e bukur
Kryemadhi ka ironizuar edhe Nikollën për përjashtimin e Bardhit nga Kuvendi.
“Sot seanca tregoi që s’ka më demokraci, s’ka institucion dhe as sistem hibrid. Këtu ka diktaturë të injorancës dhe politike. Paratë e shqiptarëve janë paguar për McGonigal. Me paratë që kanë dalë nga xhepat e qytetarëve për agjentin. Sot tregoi që s’ka parlament, kemi një kryetare që përjashtoi Bardhin se i tha kukull dhe u fye, por ne kur i themi dikujt je e bukur i themi kukull, s’është fyerje.”- tha Kryemadhi
-
VIDEO
Kryemadhi: Rama s’do shpëtojë nga çështja McGonigal, do vijnë marshallët ta çojnë para drejtësisë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është shprehur se seanca e sotme plenare ka treguar se ka vetëm diktaturë. Ajo u shpreh se nga kjo çështje Rama nuk ka shpëtim dhe se shumë shpejt do vijnë marshallët dhe do çojnë Ramën para drejtësisë.
-
VIDEO
Pas vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Alibeaj: Më thanë se do shpallen ‘non grata’ të gjithë ato që minojnë demokracinë
Enkelejd Alibeaj pohoi para gazetarëve se ka zhvilluar një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar. Aliebaj tha se atje i është thënë se do të shpallen ‘non grata’ të gjithë ato që minojnë demokracinë.
-
VIDEO
Kuvendi me dy ‘regji’, Boçi del live në Facebook: Do ta nxjerrim Ramën nga vrima ku është futur! Bardhi i fryn bilbilit
Kuvendi me dy ‘regji’, Boçi del live në Facebook: Do ta nxjerrim Ramën nga vrima ku është futur! Bardhi i fryn bilbilit
-
VIDEO
Deputetët e opozitës bëhen bashkë e bllokojnë foltoren, Spiropali: Keni humbur toruan, keni kthyer Kuvendin në pazar
Deputetët e Sali Berishës dhe ata të Enkelejd Alibeajt janë bërë bashkë dhe kanë bllokuar foltoren pasi kryeministri Edi Rama nuk u paraqit për të zhvilluar interpelancën për McGonigal. Spiropali iu përgjigj duke thënë se e kanë humbur toruan dhe e kanë kthyer Kuvendin në një Pazar.
-
VIDEO
Me bidonë dhe duar i bien tavolinave, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren! Sajmir Korreshi shfaqet me bilbil në dorë
Në sallën e Kuvendit deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren duke mos lejuar ministrat që të flasin dhe të prezantojnë projektligjet.