-
VIDEO
Kur shkroi për Gërdecin 'Ny Times' ishte letër higjienike sot e përdor si 'provë', Berisha me dy standarde: S’plotësoi kërkesën time për përgënjeshtrim
Ish kryeministri Sali Berisha edhe kësaj radhe flet me dy standarde. Edhe pse sot e cilëson si një ndër faktet më të mëdhaja ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama dikur kur shkroi për Gërdecin, Ny Times ishte thjehst një letër higjenike dhe jo një media prestigjioze. Berisha edhe sot, u justifikua para gazetarëve se e ka cilësuar letër higjenike pasi nuk plotësoi kërkesën e tij për përgënjeshtrim ndaj akuzës së Shkëlzen Berishës, djalit të tij i cili sot është nën hetim nga SPAK për të njëjtën çështje.
-
VIDEO
Berisha sulmon sërish ambasadoren e SHBA-së: Yuri Kim ka qenë promotore e tenderave korruptivë pa garë
Sali Berisha nga selia blu ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim, për të cilën tha se ka qenë promotore e tenderave korruptive pa garë, duke renditur koncesionin e Skavicës, koncesionin e Butrintit e TEC-in e Vlorës.
-
VIDEO
Berisha: Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës! Gjetjet e komisionit hetimor do ua çojmë autoriteteve në SHBA
Sali Berisha në një konferencë për mediat thotë se largimi i Edi Ramës është kush dhe domosdoshmëri jetike për vendin. Sipas Berishës, Rama nuk njeh gjuhë tjetër veçse frikës. Sa i takon kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor, Berisha tha se gjetjet e tij do t’ja çojnë autoriteteve të SHBA.
‘Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës. Populli do i tregojë frikën. Ai nuk mund të qëndrojë më. Ai ka turpëruar çdo shqiptar. I ka futur thikë pas shpine, në fushën më sensitive, partnerit kryesor të Shqipërisë dhe kryeaksionerit, liderit në fushën e paqes dhe sigurisë botërore.
Edi Rama nuk mund të qëndrojë duke mohuar dhe duke mashtruar shqiptarët se nuk ka lidhje me mua. Nuk mund të mohojë kur emri i tij është 14 herë në aktpadi. Ndërkohë u depozitua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti.
Komisioni do japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta.
Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më të ndryshmet. Duhet të saktësohet se çfarë arsye kanë pasur takimet e tij me SPAK-un e partisë, çfarë kërkesash ka shtruar McGonigal në SPAK-un e partisë ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës? Kush e shoqëronte atë? Cilat janë lidhjet? Komisioni hetimor parlamentar është jetik për Shqipërinë. Kjo është një ngjarje nga më të rëndat në historinë e vendit.’- tha Berisha
-
VIDEO
PD dorëzon kërkesën për ngritjen e komisionit për lidhjen e Ramës me McGonigal, Boçi: Do vijë si ‘çeço’, e ka detyrim kushtetues
Deputetët e PD-së, kanë dorëzuar zyrtarisht sot në kryesinë e Kuvendit, kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së McGonigal
-
VIDEO
Erion Veliaj në Report Tv: Trafiku në Tiranë do lirohet pas përfundimit të ‘Unazës së Madhe’! Punimet u bllokuan nga opozita! Fluks ndërtimesh? Kryebashkiaku: Deri në 25% blihen nga të huajt
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV.
-
VIDEO
Landfilli i Tiranës, Veliaj: Bashkia paguan shërbimin, jo investimin! Tarifa që paguajmë sa 1/3 e vlerës së propozuar nga Berisha dhe Meta
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar procesin e pastrimit të Tiranës nga plehrat. Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës është një nga 5 klientët dhe jo autoritet konkrator. Ai shtoi se sot pastrimi bëhet kundrejt një shifre që përbën 1/3 e vlerës së propozuar nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës, në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.
-
VIDEO
Ndërtimi dhe çmimi i apartamenteve në Tiranë, Veliaj: Deri në 25% e tyre blihen nga të huajt! Banorët autoktonë kompensohen me shtëpi të reja
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar çmimin e apartamenteve në Tiranë dhe nevojën për ndërtime të reja. Në një intervistë në Real Story, Veliaj sqaroi se në Tiranë vijnë mesatarisht 20-25 mijë veta duke krijuar nevojën për të paktën 8 mijë apartamente të reja. Ai shtoi se është detyrë e kryetarit të bashkisë të sigurohet që kjo kërkesë të ketë ofertën e vet.
-
VIDEO
Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20! Administrata e tyre jepte leje ndërtimi vetëm për 3-4 vetë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në tetë vite në Tiranë janë dhënë vetëm 1028 leje ndërtimi, ku vetëm 30 për qind janë godina 4-12 kate dhe pjesa tjetër janë riparime ose punë publike. Në një intervistë për Report TV, Veliaj tha se ndryshe nga administrata e kaluar, që ia jepte lejet e ndërtimit vetëm 3-4 vetave, tani ka një diversitet subjektesh.
-
VIDEO
Fluksi i ndërtimeve në Tiranë, Veliaj: Kontraktorët nuk po e përballojnë dot, kanë marrë punonjës nga India dhe Nepali
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për fluksin e ndërtimeve në Tiranë për të cilat tha se ishin punësuar emigrantë kryesisht nga India, Nepali dhe Turqia.
“Dy të tretat e stafit janë indianë tek punimet e piramidës. Janë indianë që po punojnë, të huaj sepse kontraktorët nuk po përballojnë dot. Ka një boom të ndërtimeve në Tiranë dhe një sërë punonjësish po vijnë nga Turqia dhe Nepali. Ka aq shumë vende pune sa po marrin punonjës nga shtete të huaja. Do duhet të pranojmë edhe ne siç ishim ne që shkonim e punonim në vende të tjera, do vijnë të tjerët tek ne”-tha Veliaj.
-
VIDEO
Trafiku në Tiranë, Veliaj: Do lirohet ndjeshëm me punimet tek 'Unaza e Madhe'! Opozita i bllokoi për 3 vite
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh sot në studion e 'Real Story' në Report TV se përfundimi i Unazës së Madhe do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në kryeqytet. Veliaj tha në një intervistë në Report tv, se nëse opozita nuk do ta kishte bllokuar për tre vite këtë projekt, puna do të kishte ecur më shpejt.
-
VIDEO
Nuk ka padi në Tiranë, Rama me 'FBI', PD me Revolucion (2 shkurt 2023 )
I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv përballë gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Sula tha se deri tani konfirmohet se Rama ka vepruar në mënyrë të gabuar dhe është mashtruar nga ish agjenti amerikan, por nuk e përjashtoi mundësinë që fakte të reja të dalin.
-
VIDEO
Berisha: Protesta e parlamentit duhet të jetë e gatshme në çdo kohë! Kuvendi s’mund të funksionojë si klub i Ramës
Sali Berisha vijon t’i vërë theksin protestës së 11 shkurtit ndërsa thekson se protesta duhet të jetë e gatshme në çdo moment. Ndër të tjera shprehet se Kuvendi s’do funksionojë si klub i Edi Ramës. Kështu paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen më 11 shkurt por do të vijojnë.
“Më 11 shkurt, Tirana duhet të derdhet e tëra në shesh. Shqipëria të vërshojë drejt Tiranës, por ne jemi në revoltë e në protestë. Ky është revolucion. Shqiptarët duhet ta dinë se parlamenti shqiptar është sot më i shëmtuar se kurrë. Ne jemi të vendosur të mos e braktisim kurrë por ne jemi të vendosur për protesta të fuqishme para parlamentit. Nuk mund të pranojnë të zgjedhurit e popullit t’i shtypen të drejtat e tyre se po pranuan këtë, pranojnë shtypjen e të gjithë qytetarëve. Ata sillen si një bandë, bllokojnë komisionet tona hetimore çka nuk ndodh në asnjë parlament të botës. Deputetët tanë, ne jemi të vendosur, bllokimit të tyre t’i përgjigjemi me një qëndresë dhe të pamposhtur në parlament por veçanërisht degët e Tiranës duhet ta kenë të qartë se protesta e parlamentit duhet të jetë e gatshme në çdo kohë se parlamenti s’mund të funksionojë si klub i Edi Ramës”, tha Berisha