• VIDEO

    Pas 14 orëve debat, Kuvendi miraton projektin e Portit të Durrësit! 74 vota pro dhe 35 kundër! Mungon në votim Rama! Socialistët duartrokasin, opozita akuza të ashpra

    Në gati një orë fjalim, kryeministri Rama deklaroi se projekti i Portit Turistik të Durrësit është historik dhe opozita që sipas tij, është kthyer në çorbë rublash, nuk do ta ndalë. Ndërsa opozita tha se ky projekt do kthehet në aferën më të madhe të pastrimit të parave të krimit.

    • VIDEO

      Laboratori i drogës në Fier/ Berisha: Viktor Cervenaku, një Mirel Mërtiri në sipërmarrjen e kokainës të qeverisë

      Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Farkullit, është cilësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, si “Mirel Mërtiri” i inceneratorëve, për qeverinë,

       
    • VIDEO

      Berisha e akuzoi si bashkëpunëtor të Ramës, Kapllanaj: S’i beson as vetë ato që thotë! Demokratët kanë ngecur me të, por nuk është alternativë

      “Nuk i beson vetë ato që thotë”, kështu i është përgjigjur Agron Kapllanaj akuzave të Sali Berishës se është bashkëpunëtor i Edi Ramës. Në një intervistë për Report Tv, u shpreh se demokratët kanë ngecur me Sali Berishën, por nuk e cilëson si alternativë për PD.

      • VIDEO

        Alibeaj me kandidat të tij në ’14 maj’, Berisha akuza se janë të shitur te Rama: 1 kandidat, 1 pallat

        Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kandidatëve të nxjerrë nga grupi i Enkelejd Alibeaj. Ai tha se Kapllanaj është i shitur te Rama. “1 kandidat, 1 pallat”, tha Berisha duke thënë se ato po blihen nga Rama.

        “A e di ti sa tendera ka fituar ai Kapllanaj, shifeni. Me dhjetëra tendera përfshi pallatet aty ku u krijua keqtrajtimi më i shëmtuar ndaj qytetarëve, te ‘5 Maji’. Ka një problem statutor në PD, nuk ka forcë që ta tërheq PD nga tenderat, PD është ajo që merr përsipër të jetë opozitë e vërtetë dhe jo grupi i tendermenëve, sepse Kapllanaj ka një listë shumë të gjatë tendera nga pushteti qendror dhe vendor, natyrisht është i detyruar, atë e telekomandojnë, atij i japin para, prapa kush e tha atë ‘1 votë, një pallat’. Një kandidat një pallat është në masën të paktën 80-90% është në masën e vërtetë. S’kanë asgjë të përbashkët me popullin opozita”, tha Berisha.

      • VIDEO

        Kuvendi miraton Paketën Fiskale me 75 vota pro dhe 36 kundër! Rama nuk mori pjesë në votim

        Kuvendi miratoi Paketën Fiskale me 75 vota pro dhe 36 kundër. Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në votim. Po ashtu, në seancën maratonë u votua marrëveshja për projektin e Portit të Durrësit me 74 vota pro, 35 kundër, 0 abstenim. Të gjithë kahet e opozitës dolën kundër. Të pranishëm ishin 107 deputetë. Ndërsa marrëveshja për enciklopedinë u votua me 113 vota pro, 0 abstenim në parim. Paketa Fiskale 2023 shoqëron projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohen të jenë në nivelin 631.7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal. Fokus të veçantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikuar për këtë qëllim është 1.8 miliardë lekë.

      • VIDEO

        Balla: Keqardhje për opozitën, asnjë fjalim politik! Jeni konsenguent në idiotësi! Më ka ardhur për për Alabar, po atë s’e zë lemza për ju

        Kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se ndihej i keqardhur që opozita nuk kishte asnjë fjalim politik për Portin e Durrësit teksa nuk i ka ndalur ironitë.

        “Nuk është pa garë, ka një garë shumë të madhe se ka një garë që po zhvillohet prej 30 vitesh. Shqipëria ishte deri sot, i vetmi vend me dalje në 2 dete që nuk kishte një diamant në bregdetin e vet, përgjegjësia mund të jetë e gjithë qeverive, PD ka qeverisur 13 vite në gjithë këto 30 vite, ne kemi qeverisur nga 1997-2005 dhe sot e kisha ruajtur të thoja që në 2005 kemi pasur një bisedë me kryeministrin e Emirateve që kompania Port Dubai të merrte portin e Durrësit, ajo u ndërpre sepse 2005-20133 Shqipëria bëri hapa pas dhe në 2013 filluam përpjekjen. Keqardhje për opozitën që nuk kishte asnjë fjalim politik, por si llogaritar të % se vesi del me shpirtin dhe ju ka ngelë mendja te %, më ka ardhur keq për Alabarin, por lemza për ju atë nuk e zë. Jeni konsenguent në idiotësi”, tha Balla.

      • VIDEO

        Porti i Durrësit, Tabaku: Një nga marrëveshjet më të paqarta e të fshehta që parlamenti kalon! Nuk na thatë pse u zhvillua pa garë

        Deputetja e Partisë Demokratike në fjalën e saj në Kuvend tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është një nga më marrëveshjet më të paqarta që historia e parlamentit shqiptar po kalon. Tabaku u shpreh se askush nga qeveria nuk tregoi se pse projekti u dha pa garë. Sipas Tabakut ky projekt është i fshehtë, hilacak dhe manipulator.

         
      • VIDEO

        Kryemadhi për projektin e Portit të Durrësit: Pse kryeministri nuk e ka firmosur vetë? Uroj të mos jetë financim i parave të kartelit të drogës

        Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se mungesa e firmës se kryeministrit Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit shtonte dyshimet për këtë projekt. Ajo shtoi më tej se një tjetër pikë që shtonte pasiguritë mbi këtë projekt ishte fakti se kompania që do ta zbatojë, është e regjistruar offshore. 


        “Në pamje të jashtme duket një investim shumë i rëndësishëm në një pronë shtetëore. Ajo që të bën përshtypje është që çuditërisht kryeministri ynë nuk firmos asnjëherë në projekte të mëdha kaq moderne. Pse ky njeri që kërkon të vendosë damkën e tij në çdo projekt të Shqipërisë, globali ynë nuk vendos të firmosë por vë dy gra të firmosin. Ai është lider global, ne kemi nevojë për fasadën e tij. Ministrja e Financave i tha një kolegu më para se njërën prej kompanive e kanë sekrete dhe nuk mund të tregojnë kush fshihet pas saj. Mungesa e transparencës jo vetëm që ka çuar pas hekurave shumë drejtues por për inceneratorët thellohet skandali më shumë. Këto 2 miliardë e 80 milionë euro nëse do të investoheshin do të rrisnin rrogat e shqiptarëve. Në fakt do ndodhë e kundërta. Ky investim nuk do bëhet. Nëse kjo kompani offshore falimenton kush e mban përgjegjësinë për gjithë apartamentet e shitura? Po ashtu a cedohet këtu sovraniteti i vendit?”- u shpreh Kryemadhi. 

        Ajo foli edhe për laboratorin e kokainës të zbuluar në Fier me bashkëpunim të policisë shqiptare, malazeze dhe DEA-s amerikane, operacion për të cilin tha se shpresonte që proejtki i Portit të Durrësit të mos ishte financim i personave të shpallur në kërkim në Shqipëri por që jetojnë në luks në Emiratet e Bashkuara. 

        “Jo më larg se dy orë më parë një laborator kokaine u kap nga policia shqiptare në bashkëpunim me DEA-n. Uroj që ky projekt të mos jetë financim i parave të kartelit të drogës. Të atyre që janë në kërkim në Shqipëri dhe jetojnë në luks në Emirate dhe nëpërmjet këtij projekti vijnë për të pastruar paratë”-përfundoi ish kryetarja e LSI-së. 

      • VIDEO

        ‘6 dhjetori i Berishës’, Mediu: Opozita të ndërtojë partneritet me ndërkombëtarët, jo të konfliktohet! Minxhozi: Protestë personale! Kadilli: S’mund të kemi përgjigje të re nga i njëjti njeri

        Opozita duhet të ndërtoje partneritet me ndërkombëtarët dhe jo të konfliktohet! Kështu u shpreh kryetari i Partisë Republikane, në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, teksa po diskutohej për protestën e Sali Berishës më 6 dhjetori, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor

        • VIDEO

          VIDEO HIGHLIGHTS - Deklaratat më të forta në Real Story 24 Nëntor

        • VIDEO

          ‘Një i afërmi juaj zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë’, Balluku i përgjigjet Spahos: Je si një qen i lidhur tek karrigia

          Deputeti i PD, Edmond Spaho është përfshirë në një debat me zv.kryeministren Belinda Balluku e cila ka udhëhequr grupin e negociatorëve për kontratën e firmosur me kompaninë Emaar që ka marrë përsipër projektin e Portit të Durrësit.

        • VIDEO

          Korçë/ Meta 'harron' Berishën, s’flet për protestën e 6 dhjetorit: Shpopullimi e vjedhja, kryefjalë të qeverisë! Rama vasal i Serbisë, BE rrëzoi Ballkanin e Hapur

          Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ‘harron’ aleancën me Berishën. Në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Korçë, Meta la në heshtje protestën e 6 dhjetorit të njoftuar nga aleati i tij Berisha, ndërsa lëshoi lum akuzash ndaj qeverisë për shpopullimin e borxhin

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv