-
VIDEO
Mediu në mbledhjen e përbashkët me Kosovën: Serbia provokon në Veri, çdo politikë e jona e përbashkët duhet të ndalojë influencën e Vuçiç
Kreu i Grupit Parlamentar Alenca për Ndryshim, Fatmir Mediu, tha në mbledhjen e përbashkët me Kuvendin e Kosovës foli për Serbinë dhe ndikimin e saj në rajon. Mediu tha se Serbia është një faktor destabilzimi në rajon, ndërsa tha se ajo mbështet nga Rusia. Sipas tij, çdo politikë e përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndaljë penetrimin e influencës së Serbisë në rajion.
-
VIDEO
Doda: Të ecim drejt bashkimit me Kosovën, lek dhe ekonomi të bashkuar! Kjo sallë ka mungesa të mëdha, krerët e UÇK-së ende në Hagë
Kryetarja e Grupit Parlamentar ‘Për Demokraci dhe Integrim’, Mesila Doda dha propozime konkrete për atë që quajti në kthimin e kufijve mes dy vendeve në të padukshëm. Në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, Doda tha se është një detyrim i dy vendeve për të afruar brezin e të rinjve, ndërsa propozoi përdorimin e lekëve të përbashkëta, apo krijimin e një Akademie të Përbashkët të Shkencave, krijim i një komisioni të përbashkët parlamentar Shqipëri-Kosovë.
-
VIDEO
Spiropali: Regjimi i vizave për Kosovën është absurd, së shpejti në të dyja anët e Drinit do valëvitet flamuri i BE
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës së përbashkët mes kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë se vendi ynë do të vazhdonte të kërkonte liberalizimin e vizave për Kosovën.
-
VIDEO
Konjufca: Serbia nuk e fsheh lidhjen me Rusinë, vetëm duke qëndruar në krah me Shqipërinë mund të mbrohemi nga ky rrezik
Kryetari i Kosovës, Glauk Konjfca në fjalën e tij në Kuvend në mbledhjen e përbashkët me kuvendin e Shqipërisë e vuri theksin në marrëdhënien e fortë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Konjufca vuri theksin edhe në tensionet me Serbinë, ndërsa tha se Vuçiç nuk e fsheh lidhjen me Serbinë. Sipas tij, vetëm duke qëndruar sëbahsku, Kosova dhe Shqipëria, mund të mbrohen nga ky rrezik, siç Konjuca e quajti.
-
VIDEO
Nikolla në seancën e përbashkët parlamentare mes Kosovës dhe Shqipërisë: T'i shndërrojmë kufijtë në formalë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka mbajtur fjalën përshëndetëse në hapje të seancës së përbashkët parlamentare mes deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
-
VIDEO
Me këngë dhe valle popullore, Rama dhe Kurti mbërrijnë në Kuvend për seancën e përbashkët mes dy vendeve
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë mbërritur në Kuvend ku pitet të mbahet mbledhja e përbashkët mes deputetëve të dy vendeve.
-
VIDEO
Mbledhja e përbashkët. Berisha nuk i ndal akuzat edhe në këtë ditë të shënuar: Të ishte vendosur një stendë e zezë për personalitetet antikombëtare si Edi Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë ku do të mbahet edhe mbledhja e përbashkët me Kuvendin e Kosovës. Edhe në këtë ditë historike për dy vendet, pasi kjo është mbledhja e parë që zhvillohet në histori, Berisha nuk i ndali akuzat për kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
110-vjetori i Pavarësisë, Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës sot mbledhje të përbashkët! Mbërrin delegacioni nga Prishtina
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve.
-
VIDEO
Mallakastër/ Alibeaj prezanton Kapllanajn: Kandidatura e duhur! Mesazh Berishës: S’mund ta përdorësh PD për halle personale
Kreu i Grupit të Partisë demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot kandidaturën për bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Në fjalën e tij Alibeaj tha se Kapllanaj është figura që i duhet sot Mallakastrës sepse sipas tij Kapllanaj e ka treguar veten e tij me punën që ka bërë gjatë kohës që ka pasur drejtimin e kësaj bashkie, ndërsa theksoi se nuk diferenconte as të majtë e as të djathtë.
-
VIDEO
Armand Dervishi prezanton kandidaturën për primaret Durrës: Premtoj se do punoj me ekspertë për t'i kthyer qytetit shkëlqimin që meriton
Armand Dervishi ka prezantuar kandidaturën për të garuar në Primare për Bashkinë e Durrësit.
-
VIDEO
6 dhjetori/ Policia i ndaloi protestën në Bulevard ditën e samitit të BE në Tiranë, Berisha refuzon: Asgjë nuk na ndal, do ta mbushim si kurrë më parë
Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron nul njoftimin që policia e shtetit i ka bërë dje që nuk e lejon organizimin e protestës më 6 dhjetor në Bulevardin e Tiranës sepse cenohet siguria kombëtare. Berisha tha se atë ditë do ta mbushë Bulevardin si kurrë më parë.
-
VIDEO
6 dhjetori në Bulevard cenon sigurinë? Berisha: Nuk ka forcë që na ndal
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar sot se asgjë nuk e ndal protestën e tij më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, edhe fakti se mund të cenohet siguria kombëtare ditën e samitit të rëndësishëm BE-Ballkani perëndimor.
“S’ka forcë në botë që ta ndalojë mbajtjen e atij tubimi që ka si qëllim madhor përkushtimin dhe vokacion ndaj vlerave perëndimore. Të dëshmojë revoltën e popullit opozitar ndaj një njeriu që i ka shndërruar qytetarët shqiptarë në popullin e gomoneve”, tha Berisha.