-
VIDEO
Mediu kritika Alibeajt: Jeni bashkëkryetar për të përfaqësuar opozitën, të konsultohemi para se të vijmë këtu
Fatmir Mediu ka kritikuar Enkelejd Alibeajn në Komisionin e Reformës Zgjedhore duke i thënë se është bashkëkryetar i opozitës, ndaj duhet të konsultohen para se të shkojnë në mbledhje.
Mediu: Grupi i ekspertëve nuk mund të vijnë këtu pa i parë dhe pa I diskutuar këto, tjetra e kam me ju zoti Alibeaj, ju jeni aty si përfaqësues i opozitës nuk mund të vijmë këtu pa u konsultuar paraprakisht bashkë. Të mos vijmë këtu e të bëjmë diskutim njëri në një anë, tjetri në anën tjetër.
Alibeaj: Keni ekspertët tuaj, ekspertëve tuaj i kemi çuar materialin. Duhet punë edhe nga ekspertiza juaj, vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të unifikuar, që edhe ekspertët tuaj ti shohin ti kritikojnë ti pasurojnë propozimet. Nuk e pranoj që eksperti i PD të bëjë punën dhe të tjerët të rrijnë e të shohin e të thonë që nuk kemi kohë.
-
VIDEO
Debate te ‘Zgjedhorja’/ Gjiknuri: S’rregulloj dot problemet e opozitës! Vasili: Ti s’di çfarë flet, bën militantin
Nuk kanë munguar debatet e opozitës me mazhorancës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Damian Gjiknuri shprehet se nuk i rregullon problemet e opozitës ndërsa letrën e Petrit Vasilit e cilëson politike. Ky i fundit nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej duke i thënë se bën militantin.
Pjesë nga debati
Gjiknuri: Nuk rregulloj dot unë problemet e opozitës, se e dimë përse nuk ecëm, ekspertëve do i cojmë draftet tona. Letra e vasilit politike, si trakt.
Vasili: Ti nuk di cfarë flet, unë nuk citova konstatime të mia, por OSBE ODIHR, ty të duken zgjatim të konferecave të shtypit, bën militantin, mund të thuash s’duam ti bëjmë, por nuk mund të thuash fletë-rrufe.
Alibeaj: Unë nuk do të doja të bëja vërejtje, aq më pak bashkëkryetarit, por do të doja të bëja një thirrje, nuk jam dakord me konstatimet tuaja, jam dakord me atë që në letrën e vet Vasili ka thënë, duhet të adresojmë rekomandimet e OSBE, tjetra që do të doja ta thoja, është që kjo është reformë për shqiptarët, ti bëjmë shërbimin shqiptarëve. Nëse do t’i hiqnim të gjitha gjuhën provokative, do t’i jepnim mundësi që ky komision të ecte sa më shpejt, pastaj diskutimet politike i bëjmë edhe jashtë kësaj salle.
-
VIDEO
Vokshi tek Shëndetësia: Jam kundër buxhetit 2023, s’ka asnjë program të ri! Pse prindërit sjellin ilaçe kontrabandë?
Albana Vokshi është shprehur se është kundër buxhetit 2023 për shëndetësinë duke thënë se nuk ka asnjë program të ri. Duke thënë se i referohet raportit të KLSH, Vokshi u shpreh se nuk është respektuar tavani i rimbursimit duke shtuar se ka pasur keqmenaxhim të fondeve të Covid. Vokshi ngriti pikëpyetje dhe për barnat që u ofrohen fëmijëve me leucemi.
-
VIDEO
Jo ndarje të re territoriale, Balla: Më 14 maj do të votohet në 61 bashki! Fasha 800 kWh më shumë mundësi nuk aplikohet as në nëntor
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS në një komunikim për mediat është shprehur i prerë se Shqipëria më 14 maj do të votojë në 61 bashki.
-
VIDEO
Berisha: Jam këtu dhe kërkoj largimin përfundimtar të Edi Ramës! Krijoi biznes personal me inceneratorët, 137 udhëtime me charter
“Dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore dhe anti kushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuzim që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin dhe pushtetin e tij. Edi Rama është sot Kryeministri i vetëm në Evropë dhe botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptare, për djegësit. Sipërmarrja e Edi Ramës për djegësit në Tiranë, Fier dhe Elbasan është e vetmja në Evropë ku formalisht shpallen në kërkim menaxherët e këtyre ndërmarrjeve por nuk konfiskohen si objekte krimi por kalojnë qindra milionë euro në konto bankare. Drejtësia ndaj këtij akti madhor kriminal po shpërbëhet. Ajo është faktuar tërësisht si SKAP-i i partisë. Pasi doli me urdhër të qeverisë, Alqi Bllako, tani janë ushtarët e tjerë të kësaj sipërmarrje, Gugalja, Zoto dhe Mërtiri, ata të cilët i kërkojnë Edi Ramës në mënyrë ultimative, çlirimin nga akuzat”, tha Berisha.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore/ Opozita: Sollët 1 javë me vonesë draftin! Gjiknuri: Gati të tërhiqem e të pranoj dështimin vetëm që të ruajmë qetësinë tuaj
Në Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputetët e opozitës janë shprehur se drafti i ka mbërritur me vonesë, ndonëse prej 1 jave është dekretuar data e zgjedhjeve të 14 majit. Sa i përket letrës së Petrit Vasilit, Damian Gjiknuri u shpreh se është politike dhe u shpreh se është i gatshëm që të tërhiqet dhe të mosn preket asgjë nga Kodi Zgjedhor e të pranojë dështimin.
-
VIDEO
Deputeti Metaj përplaset me Pampurin dhe Vokshin: E kuptoj që dini më shumë, por më lini të flas! Po shkelni etikën
Debatet në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë është shoqëruar me debate. Deputeti Ilir Metaj është përplasur me Oriola Pampurin dhe Albana Vokshin, të cilat e ndërprisnin vazhdimisht.
Ilir Metaj: Të flasësh për të rinjtë është guxim i madh. Të rinjtë e mendojnë ndryshe. Disa ikin për të mos u kthyer. Më fal o Orjola, patjetër që nuk di gjë dhe ju dini më shumë se unë, por më lini të konsumoj të drejtën e fjalës. Më lini të flas.
Oriola Pampuri: Mund të të ndërpres.
Ilir Metaj: Po flet gabim. Po shkel etikën.
Albana Vokshi: Dëgjo komentin dhe drejtoju ministres.
Ilir Metaj: Ti do dëgjosh? Për çfarë jemi këtu? Ti fole në emrin tonë. O avokate e zonjës. S’po ju ndërpres fjalën. Ju po më ndërprisni mua. Kjo është minimalja e etikës. Përdora ndonjë fjalë ofenduese?
Albana Vokshi: Retorika juaj ishte ofenduese.
-
VIDEO
Zgjedhjet, Rama nga Dibra: PS nga tërmet do ta bëjë cunam
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar cunam nga partia Socialiste pas takimeve të zhvilluara në Dibër. Rama ndau në rrjetet sociale momente nga ky takim, që mbylli vizitën në qarkun e Dibrës.
Pjesë e takimit ishte edhe urimi për bashkëkryetaren e PS-së së qarkut të Dibrës, e cila festoi dje ditëlindjen.
-
VIDEO
Provokimi i Palokës: Në protestën e 12 nëntorit, Rama të bëhet burrë dhe të veprojë si Berisha në 21 janar
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga protesta e 12 nëntorit thirrur nga ‘Rithemelimi’, Edi Paloka ka provokuar kryeministrin Edi Rama. Paloka heq një paralele me protestën e përgjakshme të 21 janarit, duke thënë se Rama duhet të qëndrojë një zyrën e tij në Kryeministri kur turma do jetë në protestë, njësoj siç bëri Berisha atë ditë.
-
VIDEO
Rama-opozitës: Flasim për ujë të pijshëm në shek.21, por po shërojmë plagët që la partia e rublave! Dibra 24 orë me ujë, në pranverë edhe Mati
Me një foto duke pirë ujë të pijshëm në Dibër ka zgjedhur kryeministri Edi Rama t’i përgjigjet akuzave të opozitës që e shigjetojnë se ende del nëpër qytete të Shqipërisë dhe premton ujë 24 orë për qytetarët. Rama thotë se shkak që ende flitet për ujë të pijshëm në shekullin 21 është bërë sistemi që kanë lënë vite më parë partia e rublave me vjedhjet masive të ujit përmes lidhjeve të paligjshme, por edhe në katrahurën e borxheve që kishin futur sistemin e ujësjellësve.
-
VIDEO
Primaret e Rithemelimit për Tiranën, përballë Këlliçit futet në garë dhe Bogdani: Koha për një alternativë të re, t’ua kthejmë bashkinë qytetarëve
Primaret brenda Komisionit tw Rithemelimit duket se janë ndezur. Pas zyrtarizmit të kandidaturës së Belind Këlliçit, të dielën zyrtarizoi pjesëmarrjen në garë Gert Bogdani, ish Deputet i PD.
-
VIDEO
Veliaj: Kush ndërton në Tiranë ka emër dhe mbiemër, nuk janë anonimë! Ata që shajnë kullat, aty kanë shtëpitë dhe zyrat e tyre
Arkitektë profesionistë, urbanistë dhe të rinj u bënë bashkë në forumin Designing Together – Projektojmë së Bashku, për të diskutuar mbi hapësirat publike, lëvizshmërinë, çfarë do të thotë të jetosh në komunitet dhe urbanizimin.