-
VIDEO
Meta citon Papa Françeskun: Liria nuk është e drejta për të bërë çfarë kemi dëshirë, por mundësia për të bërë gjënë e duhur! T'i japim shqiptarëve lirinë e grabitur
lir Meta ka nisur fjalën e tij në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë me thënien e Papa Franceskut. Më pas theksoi se ëstë e rëndësishme që të gjithë të punojnë dhe t’i japin shqiptarëve mundësitë e mohuara dhe lirinë që e cilëson të grabitur nga Rilindja.
“Papa Françesku ka thenë “Liria nuk është e drejta për të bërë çfarë kemi dëshirë, por mundësia për të bërë gjënë e duhur”… Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë të gjithë së bashku të bëjmë gjënë e duhur për të mbrojtur lirinë e çdo qytetari dhe të shoqërisë tonë nga ‘burgosja’ e saj.
Partia e Lirisë është alternativa e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe shpritin e lirë dhe patriotik. Misioni ynë është tu japim shqiptarëve lirinë e grabitur dhe mundësitë e mohuara për të jetuar me dinjitet dhe të lirë në Atdheun e tyre.
Ndaj ne do të bëjmë çdo sakrificë për të ndaluar shpopullimin, këtë hemorragji që po vret vitalitetin, energjinë e Shqipërisë, të rinjtë dhe profesionistët, e që po kërcënon identitetin dhe të ardhmen e kombit dhe familjeve tona.
Sot, së pari qytetarët presin prej Partisë së Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku po jetojnë. Ky është borxhi më i madh që u kemi qytetarëve qysh pas rrëzimit së diktaturës komuniste në fillim të viteve 90’…
Koha nuk pret më! Koha është tani, që Partia e Lirisë dhe Opozita e Bashkuar t’i japi fund sundimit të regjimit që u ka rrëmbyer liritë shqiptarëve. Ndaj Partia e Lirisë angazhohet solemnisht, ti japë fund sundimit të regjimit, për të vendosur sundimin e ligjit!” – tha Me
-
VIDEO
Sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, zgjidhet Komiteti Drejtues! Hapet formalisht gara për kryetarin e partisë
Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë mbahet ditën e sotme për të miratuar disa ndryshime statutore dhe për të zgjedhur forumet e reja drejtuese.
-
VIDEO
Altin Hoxha është A. H-ja që Meta e akuzon se i nxori dosjen si spiun i ish Sigurimit! Ish kreu i SHISH për Tiranën po i kthehet në makth si Ardian Dvorani
Zbulohet se kush është personazhi A. H., që Ilir Meta pretendon se ka dërguar dhe pritur e-mailin anonim për ekzistencën e një dosje të tij si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, ka qenë drejtor i rëndësishëm në SHISH.
-
VIDEO
Koalicioni Meta-Berisha/ Beqiri: Do kenë humbje katastrofale, qytetarët do u japin goditjen përfundimtare! Musai: Duhet klasë e re politike
Avokati Idajet Beqiri ka thënë se zgjedhjet e 14 majit 2023, do të jenë një “shuplakë” për koalicionin Meta-Berisha. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Beqiri tha se kjo do jetë një mesazh për dyshen që sipas tij po punojnë vetëm për të ruajtur “kokën” e tyre.
-
VIDEO
Rama inspekton kantierin e banesave sociale në Burrel, 75 apartamente gati: Falenderoni kryebashkiakun, na u qep e s’na u nda që t’iu bënte me shtëpi
Kreu i qeverisë ka inspektuar kantierin e bllokut të banesave sociale në Burrel. Rama tha se së shpejti do të jenë gati 75 apartamente për të akomonduar familjet e pastreha, që kanë përfituyar nga programet e mbështetjes sociale.
-
VIDEO
‘Nuk e di pse e lidhni marrëveshjen e djeshme me SPAK’?! Gazment Bardhi ‘mesazh’ për Berishën e Metën
Në përfundim të “vizitës” së tij në SPAK për inceneratorët, deputeti i PD Gazment Bardhi u pyet nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta edhe për marrëveshjen e nënshkruar një ditë më parë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë.
-
VIDEO
Debate te ‘Siguria'/ Ardi Veliu prezanton buxhetin e AMP, opozita ikën nga salla: Na sollët një kriminel me uniformë, manipuloi vrasjen e Lear Kurtit (VIDEO)
Me debate të forta është zhvilluar mbeldhja në Komsionin e Sigurisë Kombëtare, ku kreu i AMP, Ardi Veliu po prezanton projektbuxhetin 2023. Opozita ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një ditë tjetër, duke e cilësuar Ardi Veliun si një ‘manipulator’.
-
VIDEO
Berisha: Marrëveshja me Metën historike, do nxjerrim nga bashkia Veliajn, shndërroi Sharrën në minierë floriri për vete dhe Ramën
sh-kryeministri Sali Berisha ka komentuar marrëveshjen që nënshkroi një ditë më parë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Berisha tha se kjo është një marrëveshje historike që do i japë fund monizmit në Shqipëri dhe do të nxjerrin nga bashkia kryetarin aktual Erion Veliaj.
“Marrëveshje historike, marrëveshja që do t’i japë fund monizmit në Shqipëri, marrëveshja që do të nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, por që epitet nuk zgjidhin asgjë sepse shndërroi me shpejtësi Tiranën, në qytetin me ajrin më ta pisë në 10 qytet e botës, ajër kancoregjen. Që krijoji në Tiranë me kullat e tij zonat e dendësi maksimale të popullatës që nuk i gjen në asnjë qendër europiane, mashtroi në çdo hap qytetarët, vodhi në mënyrë monstruoze, e shndërroi fushën e sharrës në një minierë floriri për vetën dhe Edi Ramën. Këto janë objektivat e marrëveshjes historike mes PD dhe PL”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha i drejtohet grupit të Alibeajt: Çdo demokrat, i detyruar të marrë pjesë në protestë! Qytetarët janë të zemëruar, Rama të japë dorëheqjen
“Deputetët e PD, të detyruar të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit”. Ky ishte mesazhi i drejtuar nga Sali Berisha për grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeajn që të mos mungojnë. Një thirrje e kishte dhe për kryeministrin Edi Rama, të cilit i thotë se duhet të japë dorëheqjen më parë sepse qytetarët janë të zemëruar. Për këtë arsye thotë se do e çojnë protestën në shkallë të papërmbajtshme.
-
VIDEO
Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, mos prit protestën! Shpenzon 150 mijë euro për një udhëtim me avion charter, i paguajnë baballarët e atyre që ikin me gomone në Britani
Sali Berisha është ndalur sërish tek 137 udhëtimet që sipas tij ka kryer kryeministri Edi Rama me charter duke thënë se ka shpenzuan 22 milionë euro. Në konferencën për mediat, Berisha thotë se karburantin, rrogat e pilotëve dhe stjuardesave që shpenzon me të paktën 1 udhëtim shkojnë 150 mijë euro. Sipas Berishës, këto i paguajnë baballarët e të rinjve që zgjedhin Britaninë për të emigruar duke shkuar me gomone.
-
VIDEO
Çmimi i ri i energjisë, Rama me gratë në Bulqizë: Të vendosur të mbrojmë çdo familje nga kriza e luftës
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një bashkëbisedim në Bulqizë në praninë e dhjetar vajzave dhe grave, i cili është ndalur për të diskutuar për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Në këtë takim ai foli edhe për implementimin e fashës 800 KW për energjinë elektrike.
“Ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti, për familjet dhe biznesin e vogël. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë çmimin e ri, por ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu bëjmë edhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur”, tha Rama.
-
VIDEO
Sula: Mbani 6-8 të dënuar në një dhomë! Të ndryshojmë kodin penal për ata që i fusni në burg për 1 gram kokainë! Manja: S’ka mbipopullim
Deputeti i PD, Dashnor Sula i ka drejtuar pyetje ministrit të Drejtësisë për burgjet dhe mori shembull burgun e Peqinit duke thënë se qëndrojnë 6-8 persona në një dhomë. Ndërsa Ulsi Manja u shpreh se nuk ka mbipopullim të burgjeve.