Provokimi i Palokës: Në protestën e 12 nëntorit, Rama të bëhet burrë dhe të veprojë si Berisha në 21 janar

30 Tetor 2022, 15:45

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga protesta e 12 nëntorit thirrur nga ‘Rithemelimi’, Edi Paloka ka provokuar kryeministrin Edi Rama. Paloka heq një paralele me protestën e përgjakshme të 21 janarit, duke thënë se Rama duhet të qëndrojë një zyrën e tij në Kryeministri kur turma do jetë në protestë, njësoj siç bëri Berisha atë ditë.