-
VIDEO
Rama konfirmon rikandidimin e kryebashkiakes aktuale? Video që publikoi në Tik Tok: U qepet dhe nuk u ndahet fondeve europiane
Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë për të rikandiduar Alma Hoxhën në Bashkinë e Përmetit në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
-
VIDEO
Vjedhja e floririt/ SPAK mbyll 1 nga 5 dosjet e Metës: Ka kaluar shumë kohë e janë dënuar 5 vetë! Kallëzuesi Idajet Beqiri ankimon: Favorizon hajdutët
Prokurorja e SPAK Manjola Kajana ka vendosur mos fillimin e procedimit penal për Ilir Metën dhe Sali Berishës për vjedhjen e floririt të Kërrabës me argumentin se vepra penale e pretenduar është parashkruar. Kallëzuesi Idajet Beqiri ankimon vendimin duke e konsideruar në kundërshtim me legjislacionin penal, faktet dhe provat.
-
VIDEO
Alibeaj në delir: Kreu i Grupit Parlamentar jam unë! Takimet me njerëzit e Bashës?! Do flasim prapë
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj theksoi se e drejtoi grupin dhe u shpreh se nuk janë aspak të ngadaltë në procesin e mbledhjes së PD. Gjithashtu shtoi se duhet të bashkojnë cdo fluks në bazë për t’i vënë shpatullat kësaj pune.
-
VIDEO
Jo vetëm në parlament, Gjonaj në Report Tv: Në zgjedhjet 2023 rrisim numrin e grave si kandidate për kryetare bashkie dhe anëtare të këshillit bashkiak
Jo vetëm në Parlament, por Partia Socialiste synon që të rrisë përfaqësinë e grave edhe në pushtetin vendor. Sekretarja e PS për Marrëdhëniet me Gratë, Etilda Gjonaj tha në një intervistë për Report Tv se synojnë që në zgjedhjet vendore 2023 synojnë që të rrisnin numrin e grave jo vetëm si kandidate për kryebashkiake, por edhe në Këshillat Bashkiakë.
-
VIDEO
Negociatat për bashkimin e PD, Alibeaj: Kemi nevojë për 1 kandidat të përbashkët fitues për të mundur Ramën! Ka mënyra pafund që gjenden me dashamirësi
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj foli para mediave në përfundim të mbledhjes së grupit duke thënë se është e nevojshme që PD të shkojë në zgjedhje lokale me 1 kandidat të përbashkët, i cilit duhet të jetë fitues.
-
VIDEO
Negociatat me Rithemelimin për ‘vendoret’, Bardhi: Njëanshmëria e dëmton procesin! Alibeaj: Nevojë që të dalim me kandidat të përbashkët fitues
Pas bisedimeve me Rithemelimin, grupi parlamentar i PD është mbledhur në mënyrë që Gazmend Bardhi të tregonte detajet e takimit me Edi Palokën. Në përfundim të takimit, Bardhi u shpreh se takimi ishte konstruktiv dhe kishte frymë mirëkuptimi.
-
VIDEO
Paketa antishpifje, Balla: Jemi tërhequr në ndryshimet e ligjit për median! Ekziston rreziku i financimit rus nëpër media
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se ndryshimet për ligjin e medias janë tërhequr nga propozuesit. Në një deklaratë para mediave nga Fieri, u shpreh se në Kuvend vijon të qëndrojë rezoluta kundër dezinformimit pasi ekziston rreziku i financimit të mediave nga Rusia.
-
VIDEO
Negociatat për bashkimin e PD, Bardhi: Takimi me Palokën ishte konstruktiv! Njëanshmëria dëmton procesin! Bashkëpunimi minohet nëse secila palë qëndron e ngurtë
Gazment Bardhi ka folur para mediave për takimin me Edi Palokën për procesin e negociatave të bashkimit të PD duke thënë se takimi ishte konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi. Ndër të tjera i bëri thirrje të gjithëve që njëanshmëria nuk e ndihmon aspak procesin e bashkimit të PD. Ndër të tjera u shpreh se nëse secila palë qëndron e ngurtë, bashkëpunimi minohet.
-
VIDEO
Negociatat me Palokën për zgjedhjet, Korreshi: PD drejt bashkimit, takimi pati nota pozitive! Palët kanë vullnet për të dalë me një kandidat
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar takimin e sotëm mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës sa i takon negociatave për zgjedhjet vendore 2023. Korreshi tha në Report Tv se takimi ka qenë me nota pozitive mes dy palëve, ndërsa theksoi se të dy kampet brenda PD-së kanë vullnetin për të bashkëpunuar.
-
VIDEO
Grida Duma pas mbledhjes së grupit parlamentar: Të gjejmë elementët që sjellin bashkimin e PD! Jam dakord për primaret e Berishës, të bëhet kujdes me listat
Deputetja Grida Duma ka folur pas takimit të grupit parlamentar të PD duke thënë se fryma e mbledhjes ishte pozitive dhe ka optimizëm për negociatat e bashkimit të PD.
-
VIDEO
Rama vizitë në pallatin e Sportit në Përmet, ‘sfidë’ me lojtaren më të mirë të basketbollit! Muzhaqi fton fëmijët: Ejani luani me kryeministrin
Kryeministri Edi Rama ka vizatuar pallatin e Sportit në Përmet, ku ka takuar të rinjtë dhe të rejat e ekipit të basketbollit dhe klubit të ping pongut. Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
-
VIDEO
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-it për UÇK-në/ Rama letër 46 shteteve anëtarë të KiE: Hiqni njollën e turpit për trafikim organesh mbi kombin tonë
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër kryetarëve të shteteve e të qeverisë të të gjitha vendeve anëtarë të Këshillit të Europës, për atë që thotë kreu i qeverisë, heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës