-
VIDEO
Takimi i Ramës me rektorët, Xhixho: Në vend t’iu jepte zgjidhje pedagogëve vendosi t’i kërcënojë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho iu referua takimit të kryeministrit Rama dhe rektorëve të universiteteve. Xhixho u shpreh se në vend t’iu jepte zgjidhje pedagogëve ai zgjodhi t’i kërcënojë. Deputetja u shpreh se partia e saj është në mbështetje të plotë me pedagogët,
-
VIDEO
Çekia propozon regjimin e vizave për Shqipërinë? Rithemelimi: Të ngrihemi në protesta, kemi marrë liberalizimin 12 vite më parë
Sidoqoftë, nisur nga një propozim i fundit i Çekisë, i dalë nga disa burime jo zyrtare, për emigrantët e paligjshëm që kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azile në BE, t’i nënshtrohen një regjim të vizave, Garo ka bërë një deklaratë për mediat.
-
VIDEO
Paralajmëron Berisha: Të gatshëm të ‘derdhemi’ shesheve! Rama, injorant që rreh gjoksin se s’ka master
Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministri Edi Rama, duke u shprehur se është një fatkeqësi kombëtare dhe se ka konceptin e etërve të tij për arsimin.
-
VIDEO
Berisha: Me Tiranën në krye, do fillojmë lëvizjen shpëtimtare për Shqipërinë, s'do ju zhgënjejmë! Do 'derdhemi' shesheve në protesta
Në mbledhjen e kryesisë së Rithemelimit, Sali Berisha, tha se po vijon të punojnë me procesin e primareve. Berisha tha se do të zhvillojnë takime intensive më aleatët dhe se mirëpret propozimet e tyre për kandidaturat në zgjedhjet vendore
-
VIDEO
Rama ironizon opozitën: E djathta e rublave! S’është faji i ndërkombëtarëve që shohin me dyshim amnistinë fiskale, por ne do bëjmë gjënë e drejtë
Për dyshimet e ndërkombëtarëve për nismën e amnistisë fiskale, Rama u shpreh se është faji i një të djathte rublash, duke nënkuptuar këtu Berishën, që parterët kanë shqetësimet e tyre për ecurinë e kësaj nisme në vendin tonë. Rama tha se falë tyre, shqiptarët kanë një damkë të madhe, çka shkakton që të gjithë miqtë ndërkombëtarë të kenë rezervat e tyre. Teksa tha se e respekton këtë rezervë të tyre, Rama tha se gjithsesi vendi tynë do bëjë atë që është e drejtë.
-
VIDEO
Rama në Përmet: Se kemi provokuar ne krizën energjitike e jo më ta sjellim! Po bëjmë të pamundurën për të mbrojtur familjarët dhe bizneset
Kryeministri Edi Rama në një takim në terren me qytetarët e Përmetit u shpreh edhe njëherë se qeveria është krah qytre dhe bizneseve ndaj luftës energjitike. Teksa një kluftë me bimba dhe dronë ka mbërritur në dyert e Evropës, një luftë edhe më e madhe do të jetë kalimi me sukses i një dimri të ashpër, më i ashpri që prej peridhës së dytë botërore. Rama foli edhe për pretendimet e opozitës së gjithçka ka shkuar për keq vitet e fundit, duke thënë se buxheti i vitit 2023 është dyfishuar në krahasim me atë të vitit 2013. Dhe ky dyfishim nuk mund të bëhej kurrë nëse do shkonte gjithçka për keq.
-
VIDEO
Rama: Realiteti i pagës është ndryshe, pedagogët janë të dy punësuar dhe financohen! T’i lënë radhë dhe nevojtarëve
Kryeministri Rama u shpreh se 7% krahasuar me rritjen e pagave të qytetarëve në nevojë është shumë. Duke u nisu nga fakti që për gjysmën e pedagogëve ka një financim të shtuar, të cilën kreu i qeverisë e vlerësoi, por edhe nga fakti që kryesisht pedagogët janë të dy punësuar, duhet lënë radhë për pjesën tjetër të shoqërisë.
Dhe realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë. Po të shohim këtë financim të shtuar më shumë se 400 pedagogë nga 800 që kanë institucionet dhe për këtë u heqim kapelën. Mos të harrojmë dy punësimi nga universiteteve private, ca në të bardhë dhe ca në të zezë. Ai 7% duket shumë pastaj në krahasim me zjarrfikësit. Tani më fal po duhet të kemi dhe një sens të realitetit, duhet të lëmë një radhë te nevojtarët e sotëm të këtij vendi. - tha Rama
-
VIDEO
Ilir Beqaj debaton me rektorët, Rama e ironizon: Të paska marrë malli për parlamentin ty
Ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj mori fjalën në takimin e kreut të qeverisë me rekorët e universiteteve ku tha se këta të fundit kanë përfituar nga marrëveshja e parave publike. Beqaj tha se agjencia që ai drejton ka financuar prej gati një viti një universitet të shqipërisë, gjë për të cilët rektorët ishin të painformuar. Në atë moment Rama me batutë i tha ish ministrit se i mungon parlamenti dhe se nuk duhet të ngatërrojë gjërat.
-
VIDEO
A dështoi takimi për bashkimin e PD-së? Ja si përgjigjet Paloka
mandatuari i Sali Berishës, për dialogun në kuadër të bashkimit të Partisë Demokratike Edi Paloka, në një prononcim të shkurtër për gazetarët tha se takimi nuk ka dështuar dhe se po diskutojnë të kenë kandidatë të përbashkët.
‘Ju thash kur të kemi diçka për ju do t’ju njoftojmë. Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë më një kandidat. Të lutem kaq për sot.’- tha Paloka.
-
VIDEO
Përfundon takimin me Palokën, Bardhi ‘kyç’ gojën për mediat
Ka përfunduar takimi ndërmjet Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, i cili zgjati për gati 1 orë e 30 minuta. Në daljen e tij deputeti demokrat Gazment Bardhi nuk preferoi që të japi asnjë detaj në lidhje me bisedën e zhvilluar, për bashkimin e PD-së për zgjedhjet vendore.
-
VIDEO
Rama në Përmet: Lufta e Putinit do të sjellë dimrin më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore por askush nuk do të mbetet vetëm
Kryeministri Rama po zhvillon në këto momente takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm, ku diskutohen sfidat ekonomike nga situata e krijuar në vend.
-
VIDEO
Rama: Do bindim BE për të ardhmen e arsimit! Duhet të krijojmë kushtet që të bëhemi tërheqës për tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar
Bashkimi Evropian do të mbështesë universitetet e Shqipërisë pavarësisht se ende nukjemi anëtarë të saj, kështu u shpreh kreu i qeverisë duke garantuar se do të bindim BE me cilësinë e universiteteve tona.
‘Do të bindim BE-në që ta hedhë këtë hap themelor për të ardhmen e arsimit dhe jo për ta lënë bashkë me të tjera. Fjala vjen një tjetër element shumë i thjeshtë për të rritur ankimin, pasja e një numri të shumtë universitetesh në një ombrellë. Universiteti i Tiranës mund të rritet me shpejtësi në rankimin e vet nëse ka brenda mjekësinë. Këto janë dy universitete të ndara. Po prek mjekësisë pasi është një nga krenaritë në sistemin akademik. Për të mos krijuar një terren polemike duke sjellë universitete të tjera si shembull.
Duke shtuar mediokritetin dhe duke i hequr vetes mundësinë që të jenë ekselencë. Po humbasim kohë dhe vite në pritje të diçkaje që nuk do të ndodhë kurrë. Universitete janë të shtrënguara nga kushtet financiare dhe konjektura të brendshme.
Pa i hequr asgjë askujt të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojnë më shumë duke u bërë shumë më tepër tërheqës qoftë për tregun e brendshëm qoftë për tregun ndërkombëtar. Në 90% të rasteve duhet të përballemi me pyetjen se pse ky universitet bën gjithë këto gjëra.
Kështu siç është ky sistem nuk na çon larg. Por i bën gjithmonë dhe më pak tërheqëse degë dhe dyer të caktuar universitetesh të cilat detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin.’- tha Rama.