Rama ironizon opozitën: E djathta e rublave! S’është faji i ndërkombëtarëve që shohin me dyshim amnistinë fiskale, por ne do bëjmë gjënë e drejtë

18 Tetor 2022, 14:33

Për dyshimet e ndërkombëtarëve për nismën e amnistisë fiskale, Rama u shpreh se është faji i një të djathte rublash, duke nënkuptuar këtu Berishën, që parterët kanë shqetësimet e tyre për ecurinë e kësaj nisme në vendin tonë. Rama tha se falë tyre, shqiptarët kanë një damkë të madhe, çka shkakton që të gjithë miqtë ndërkombëtarë të kenë rezervat e tyre. Teksa tha se e respekton këtë rezervë të tyre, Rama tha se gjithsesi vendi tynë do bëjë atë që është e drejtë.