-
VIDEO
Lajla Pernaska ‘hap zemrën’ tregon pse u tërhoq nga politika
Znj.Lalja Përnaska, politikane dhe aktiviste ishte e ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. Ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë në dy legjislatura (2005-2013). E intervistuar nga moderatorja Androniki Kolka për angazhimin e saj politik dhe si e sheh politikën në Shqipëri, znj. Përnaska u shpreh shumë e zhgënjyer nga klasa politike në vend.
-
VIDEO
Kandidat për Bashkinë e Tiranës? Këlliçi ‘shuan zërat’ në Kontrast: Nuk e aspiroj! Për fitoren në zgjedhje do bashkohemi me çdokënd
‘Një pakt me djallin kundër Metës’- kështu e cilësonte dikur Berisha mposhtjen e Ilir Metës, një deklaratë të cilën analisti Lorenc Vangjeli e solli si paranezë përballë deputetit të Rithemelimit, Belind Këlliçi në emisionin Kontrast
-
VIDEO
Fjalimi i Ramës në KiE, debati në ‘Konstrast’, Këlliçi: Spektakël, vetëm për propagandë! Vangjeli: Dhimbje që politika s'i tejkaloi ‘syzet’ e ideologjisë
Opozita shqiptare, edhe pse ka shprehur të njëjtin qëndrim për raportin e Dick Marty si Qeveria e ka konsideruar show dhe propagandë fjalimin e Edi Ramës dje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Qëndrimin e ka përforcuar në ‘Kontrast’ në Report Tv deputeti Belind Këlliçi.
-
VIDEO
Në shtëpinë e Milaim Zekës
Gazetari Ermal Qori udhëton drejt Kosovës për të sjell një rrëfim plotësisht ndryshe nga figura e njohur mediatike në Prishtinë dhe Tiranë. Përtej ngjarjeve aktuale, Zeka tregon gjithçka në “N’kohë”
-
VIDEO
Veliaj, Kim kreu i Bordit të AADF-së inspektim te Piramida: Po investojmë për punët e së ardhmes
Inspektimin e radhës te Piramida, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e bëri me kreun e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, si dhe ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim
-
VIDEO
Takimi në Bruksel për luftën në Ukrainë/ Peleshi për Report Tv: Shqipëria do shtojë prezencën e saj në Kosovë! Blerja e dronëve nga Turqia, vendim i zgjuar
Në një intervistë nga Brukseli, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje lidhur me takimin e gjashtë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, ku tha se me qëllim rritjen e sigurisë, Shqipëria do të shtojë prezencën e saj Ushtarake në Kosovë.
-
VIDEO
Progres raporti, si rrëzoi ambasadorja e BE-së Tabakun dhe Bumçin: Shqipëria shënoi përparim
Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike reagoi për Progres Raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si pasqyrë të problemeve me krimin dhe korrupsionin në vend, si dhe tregues të dështimit të qeverisë shqiptare.
-
VIDEO
Raporti i KE, Xhaçka: Dokument pune, jo fletë lavdërimi! Njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë
Raporti i progresit i Komisionit Evropian, një dokument pune mbi fushat se ku do të përcaktohet angazhimi i përbashkët me BE në javët e muajt në vijim. Deklarata është e ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka nënvizuar se raporti i KE njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë.
-
VIDEO
Ambasadorja e BE dorëzon progres raportin e KE-së për Shqipërinë: Shqipëria progres në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, do jeni në monitorim! Kundër 'pasaportave të arta'
Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann i dorëzoi sot progres raportin e KE-së, qeverisë shqiptare, teksa bëri një prezantim të shkurtër të tij, vuri theksin në vijimin e reformave në vend. Ajo vuri theksin se Shqipëria ka bërë përpara e ndërs anë këtë fazë, ajo do të jetë gjithnjë e më shumë në monitorim nga BE.
-
VIDEO
Pas kritikave, përfaqësues të KiE munguan në darkë, Rama: Fjalimi im u ra si rrufe në qiell të hapur! E neveritshme që edhe në këtë rast opozita e ‘Non Gratave’ kundërvihet
Kryeministri Edi Rama reagon pasi disa përfaqësues të Kie refuzuan që të merrnin pjesë në darkën e organizuar nga Shqipëria në Strasburg. Një përgjigje e ka pasur edhe për opozitën.
-
VIDEO
Masakra me tre të vdekur në Klos, Çollaku: Të gjithë jemi fajtor, drejtorit të policisë s’i kishte mbetur gjë tjetër veçse të mblidhte viktimat
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar në lidhje me masakrën me tre të vrarë një ditë më parë në Dibër. Çollaku u shpreh se të gjithë jemi fajtor she se drejtorit të policisë i kishte mbetur që të mblidhte viktimat.
‘Çfarë pash unë dje? Pashë drejtorin e policisë së qarkut, ishte i fikur, si drejtor agjencia funerale. I kishte mbetur vetëm një gjë të mblidhte viktimat. Kryepolici gjithsesi duhet të ishte i fundit të ndihej me fat. Të gjithë jemi fajtor, një histori e nisur në bankat e shkollës, që çon dy familje në përplasje. Fajtor është varfëria, degradimi, rinia e shkollave të mesme kalon ditën nëpër klube me alkoole e hashash, pasi nuk bëhet më mësim në gjimnaz. Kryeministri trajtoj grevën e pedagogëve me shpërfillje e u thashë se në duart e tyre kemi fëmijët. Ja dhe fëmijët se çfarë bëjnë. Gjithçka ndodhi në një qytet shumë të mirë e të butë...’- u shpreh Çollaku.
-
VIDEO
Kumbaro i përgjigjet Zhupës: Foltorja e Kuvendit s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh
Pasi Ina Zhupa renditi raste të mbytjeve në plazhe, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro iu përgjigj duke i thënë se Foltorja e Kuvendit s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale.
Duke iu referuar situatës në plazhe, Kumbaro e zhvendosi vëmendjen tek fluksi i turistëve dhe duke marrë shembull Sarandën, u shpreh se ka pasur rezervime edhe gjatë muajit shtator nga të huajt.
“Kjo foltore s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është destinacion i sugjeruar, i përmendur edhe në artikuj të mediave të huaja. Saranda është rasti tipik kur sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por vijon me shtatorin. Ka pasur mbi 32 mijë turistë vetëm në shtator. Origjina e turistëve për shtatorin është e larmishme. Operatorët turistik e cilësojnë se ky shtator është më i miri për numrin e turistëve.
Sot vlerësohet rikthimi i turistëve nga Europa qendrore. Pas një pause 3 vjecare kemi rikthim të turistëve nordik. Edhe Gjirokastra fitoi nga një fluks i ri turistësh. Këtë verë u rikonstruktuan të gjitha pikat e informacionit turistik. Vetëm në Sarandë, 80 inspektime në 2 muaj e pikut. Brenda në qytet kanë qenë plazhet publike model si nga pastërtia e shërbimeve vrojtuese.Kemi nisur punën për sezonin e ardhshëm. Punët e mira fillojnë në mëngjes thotë populli. Të flasësh për turizmin do të duheshin shumë më tepër seanca se këtë vit, turizmi jo vetëm ka qenë më i mirë se cdo vit”, tha Kumbaro.