Masakra me tre të vdekur në Klos, Çollaku: Të gjithë jemi fajtor, drejtorit të policisë s’i kishte mbetur gjë tjetër veçse të mblidhte viktimat

13 Tetor 2022, 13:28

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar në lidhje me masakrën me tre të vrarë një ditë më parë në Dibër. Çollaku u shpreh se të gjithë jemi fajtor she se drejtorit të policisë i kishte mbetur që të mblidhte viktimat.

‘Çfarë pash unë dje? Pashë drejtorin e policisë së qarkut, ishte i fikur, si drejtor agjencia funerale. I kishte mbetur vetëm një gjë të mblidhte viktimat. Kryepolici gjithsesi duhet të ishte i fundit të ndihej me fat. Të gjithë jemi fajtor, një histori e nisur në bankat e shkollës, që çon dy familje në përplasje. Fajtor është varfëria, degradimi, rinia e shkollave të mesme kalon ditën nëpër klube me alkoole e hashash, pasi nuk bëhet më mësim në gjimnaz. Kryeministri trajtoj grevën e pedagogëve me shpërfillje e u thashë se në duart e tyre kemi fëmijët. Ja dhe fëmijët se çfarë bëjnë. Gjithçka ndodhi në një qytet shumë të mirë e të butë...’- u shpreh Çollaku.