• VIDEO

    Humbja në zgjedhjet e 25 prillit, Fatmir Mediu në Report Tv: Nuk funksionuam si koalicion me PD-në, na penalizoi!

    Për kreun e Partisë Republikane, aleatin më të rëndësishëm të Lulzim Bashës, Fatmir Mediu koalicioni i Partisë Demokratike nuk funskionoi si i tillë dhe kjo ndikoi edhe në rezultat. Z. Mediu ka thënë se duhet të kishte një shfaqje si ekip.

    "Sa i përket brenda opozitës ne kemi kërkuar koordinim nga qendra deri në bazë, edhe për të mbrojtur votën por edhe për të maksimalizuar votën. PR si forca e dytë në koalicionin opozitar nuk pati mundësinë të garonte në të gjithë qarqet. Se sa ndikoi kjo në rezultat duhet analizuar. Pra, për mendimin tim nuk funksionuam si koalicion. Duhet të kishte shfaqje në ekip e gjithë koalicionit opozitar. Ai duhet t'i jepte vlerë bashkimit të 12 partive në një koalicion", tha kreu i PR-së në intervistën e dhënë në Report Tv.

    Ishim në zgjedhje parlamentare dhe vlera e çdo kandidati është shumë e rëndësishme dhe dalja e z. Basha me kandidatët do të ishte diçka pozitive. Ndërsa në Tiranë nuk mund të ndaheshin në klasa kandidatët. Kur flasim për koalicion të gjitha partitë kanë peshë elektorale. Për shembull roli i z. Duka në Durrës është i pamohueshëm", vijoi ai duke nënvizuar gjithashtu se PD dhe koalicioni në këto zgjedhje kanë arritur një rezultat elektoral pozitiv, në raport me rritjen.

    Sipas tij tani në vijim PD ka detyrën të riformatojë të djathtën dhe për këtë duhet të ketë një proces gjithëpërfshirës edhe në PD.  Mediu foli gjithashtu edhe për një analizë se si ka funksionuar aleanca me Lëvizjen Socialiste për Integrim që të mos ripërsëriten gabimet.

    Në intervistën në Report Tv, kreu i Partisë Republikane tha se 25 prilli ishte një proces zgjedhor i manipuluar.

     

  • VIDEO

    Kryemadhi takohet me delegacionin e ODIHR! LSI: Iu dorëzuam 2 dosje me shkelje të grmbulluara

    Mëngjesin e sotëm, delegacioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR ka zhvilluar një takim me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi lidhur me procesin zgjedhor të zhvilluar më 25 prill.

    Fokusi kanë qenë pikërisht zgjedhjet e 25 prillit, në një kohë kur OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor. Në fund të takimit Kryemadhi i ka dhënë përfaqësues së OSBE/ODIHR, Urszula Gaçek, 2 dosje në të cilat sipas LSI janë shkelje të grumbulluara gjatë zgjedhjeve. 

    Në raportin paraprak, OSBE dhe Këshilli i Evropës deklaroi se po rivendoset besimi te zgjedhjet duke theksuar se procesi i votimeve në 25 prill ishte transparent dhe i qetë. Dy ditë më parë edhe kreu i PD Lulzim Basha ka pritur në takim shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek., në selinë blu, me fokus zgjedhjet. Nqë zgjehdjet e 25 prillit fitoi PS duke marrë 74 mandate, kurse opozita akuzon se u janë vjedhur votat.

    Të dy kryetarët e opozitës së bashkuar që dhanë besën simbolikisht para zgjedhjeve se do të hyjnë në koalicion pas 25 prillit, njëzëri folën për proces të parregullt zgjedhor. PD dhe LSI hapin e parë e patën një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë në dorë pamjet filmike të procesit zgjedhor.

  • VIDEO

    Shkarkimi i Metës, mblidhet Komisioni i Ligjeve! Vasilika Hysi: Presidenti ka bërë thirrje për dhunë

    Pas propozimit të 50 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkim të Presidentit Meta është mbledhur sot Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Komisioni do të marrë në shqyrtim kërkesën dhe mundësinë e ngritjes së një komisioni hetimor.

    Në mbledhje ka folur edhe nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila ka bërë një parashtrim të fakteve që sipas saj vërtetojnë shkeljen e rëndë që Meta i ka bërë Kushtetutës.

    Presidenti i Republikës është simboli i unitetit të kombit, ai nuk duhet të shkaktojë konflikte apo të përçajë kombin. Atij nuk i lejohet të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht në Kushtetutë apo që i jepen me ligj. Presidenti i Republikës ka cenuar qoftë nenin 92 dhe atë 94 të Kushtetutës. Këto përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës. Këto sjellje kanë sjellë ndasi sociale dhe politike. Presidenti ka mbajtur hapur një anë politike gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Ai në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për dhune", tha Hysi, e cila nënvizoi gjithashtu se grupi i firmëtarëve vlerëson se këto akte janë në kundërshtim me kornizën ligjore dhe etike.

    Sipas saj në të gjitha daljet politike Presidenti ka mbajtur qëndrim tërësisht të njëanshëm politik në favor të opozitës.

    Lajm në përditësim...

  • VIDEO

    Balla: Shkarkimit të Metës do i shkojmë deri në fund! Këtë mandat qasje tjetër me opozitën

    Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremonin e nderimit të dëshmorëve me rastin e 5 Majit, kryetari i Grupit parlamentar Socialist Taulant Balla komentoi edhe deklaratat e opozitës për të mos njohur zgjedhjet e 25 Prillit. Balla tha se gjatë këtij mandati të ri qeveria do të ketë një qasje të re me opozitën pasi edhe kjo e fundit ka një rol të rendësishëm për çuarjen përpara të reformave.

    “Kjo është një ditë që na motivon më shumë për të punuar më shumë për çuar përpara amanetin dhe për të kurorëzuar aspiratat historike të të gjithë shqiptarëve për integrimin europian. Sot nga  Elbasani dua të falënderoj të gjithë familjet e dëshmorëve përfaqësuesit e organizatës së veteranëve të luftës, punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në përpjekjen me krimin dhe këtu në Elbasan kemi një sërë punonjësh policie që kanë humbur jetën në kryerjen e detyrës. Kjo është një ditë që na bën të jemi sa më shumë të vetëdijshëm për të krijuar në këtë mandat të ri një klimë të re politike larg konfliktualitetit dhe të punojmë së bashku për më shumë kontribute në dobi të punëve të mira që duhet të bëjmë për atdheun tonë të dashur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv