-
VIDEO
Nga Mali i Zi në Vlorë me helikopter, Rama takim me banorët e Zvërnecit
Pas samitit të Malin e ZI, Edi Rama ka udhëtuar me helikopter drejt Vlorës, ku është parashikuar një takim për 35-vjetorin e PS në këtë qark, ndërkohë që Report Tv mëson se mund të ketë edhe një bashkëbisedim me banorë të Zvërnecit. Ky takim vjen pas protestave masive që po mbahen në kryeqytet e që po shtrihen në disa qytete të vendit.
-
VIDEO
LIVE- Rama takim me banorët e Zvërnecit
-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: S’ka projekt të miratuar për Zvërnecin, Irani pjesë e luftës hibride! Integrimi?
Irani fshihet pas nxitjes së protestave për Zvërnecin ka thënë kryeministri Rama, duke arikuluar për herë të parë këtë tezë të re, pas asaj të Greqisë. Kreu i qeverisë tha se Irani, tashmë si armik i njohur i Shqipërisë po përpiqet përmes luftës hibride dhe dezinfomimit, të ndërtojë një narrativë të pavërtetë se Rama po bashkëpunon me Netanjahun dhe Kushner për të sjellë palestinezët nga Gaza në Shqipëri.
-
VIDEO
Protesta për Zvërnecin/ Spahiu: Nëse Rama jep dorëheqjen, kush i fiton zgjedhjet e parakohshme?
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00
-
VIDEO
‘Zvërneci’/ Hoxha: Po nxjerrin lloj lloj çmendurishë sikur protestat po organizohen nga agjenturat e huaja! Rama e Berisha janë komunistë!
Gazetari Poli Hoxha e ka cilësuar si ‘idiot’ argumentin e kryeministrit Edi Rama, por edhe një pjese të madhe të eksponentëve të mazhorancës e opozitës, se protesta që kundërshton investimin në Zvërnec, është e ndikuar nga ‘agjenturat’ anti-shqiptare.
-
VIDEO
‘Prona ku do të investohet në Zvërnec nuk është vetëm private’- Prençi: Kush dha lejen që të rrethohej toka shtetërore? Qasja e Ramës ndaj qytetarëve, e paqartë
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur se pretendimi nga qeveria se investimi në Zvërnec do të kryhet në pronë private nuk qëndron, pasi sipas tij, një pjesë e madhe e zonës ku pritet të ndërtohet është tokë shtetërore.
-
VIDEO
Protestat për ‘Zvërnecin’, eksperti Basha: Kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe dëbimin e investitorëve strategjikë
Eksperti i Sigurisë, Faik Basha, është shprehur se ka shumë pikëpyetje mbi protestat e organizuara që kundërshtojnë investimin në Zvërnec të Vlorës.
-
VIDEO
‘Zvërneci’/ Ministrja Ismailaj për Report Tv: Ku ishin ambientalistët në 2012 kur peshku gjuhej me dinamit dhe s’kishte asnjë flamingo? Duhet të jesh antishqiptar të kundërshtosh këtë investim
Ministrja Erjona Ismailaj, e cila është një vajzë nga Vlora, ka deklaruar se as nuk mund të mendohet që investimi në Zvërnec do të sillte shkatërrim të florës e faunës. Sipas ministres, mijëra vende pune do të hapen dhe do të krijohen mundësi të shumta për të rinjtë, nga investimi që pritet të realizohet në Zvërnec të Vlorës.
-
VIDEO
Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës marrëveshja për sigurimet shoqërore me Poloninë dhe projektligji për nënproduktet me origjinë shtazore
Në Kuvendin e Shqipërisë, pas diskutimeve dhe debateve të shumta, janë miratuar me votat e mazhorancës 2 projektligje, që ishin pjesë e rendit të ditës.
Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është miratuar me 74 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.
Projektligji për nënproduktet me origjinë shtazore miratohet me 76 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.
-
VIDEO
‘Shteti ka humbur seriozitetin, sistemi i TVSH ka groposur blegtorinë’- Ministri Salla ‘përplaset’ me Braçen: Po keqinformoni fermerët duke ngritur alerte kot!
Sali Berisha vijoi në Kuvend ta sulmojë protestën para Kryeministrisë, ndërsa akuzon partitë e vogla si mjerane dhe opozitë e opozitës. Por deputetja e tij, Ina Zhupa thotë se qytetarët janë të shqetësuar për mbrojtjen e natyrës.
-
VIDEO
‘Zvërneci’/ Zv.kryeministrja Koçiu publikon pamje të resorteve në Turqi: Model i pranishëm në gjithë Mesdheun! Turizmi s’mund të zhvillohet nëse i shohim investimet e huaja si pushtim
Zëvendës-kryeministrja Albana Koçiu ka sjellë shembuj nga resortet turistike të ndërtuara në Turqi, duke theksuar se investimi në Zvërnec sjell vetëm zhvillimin e vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga resortet në Turqi, Koçiu tha se ky model i zhvillimit të turizmit, përmes resorteve luksoze turistike, është i përhapur në të gjithë Mesdheun.
Teksa u kërkoi shqiptarëve që të heqin dorë nga mentaliteti që i sheh investimet e huaja si pushtim, Koçiu tha se disa njerëz brenda dhe jashtë kufijve kërkojnë që turizmi shqiptar të mos zhvillohet.
-
VIDEO
Kuvend, Korreshi: Zvërneci ishte ajo pika që derdhi gotën, njerëzit janë lodhur! Në spitalin e Lushnjës s'ka tetanos
Deputeti demokrat Saimir Korreshi, e nisi fjalën e tij në Kuvend me protestat për projektin në Zvërnec. Sipas Korreshit Zvërneci ishte pika që derdhi gotën dhe njerëzit të protestojnë.