-
VIDEO
Me flamuj dhe pankarta, në duar qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec
Qytetarët e Durrësit u mblodhën sërish në sheshin qendror të qytetit për t’iu bashkuar protestës kundra zhvillimit të projektit në Zvërnec.
Pas himnit të flamurit qytetarët mbajten një minute heshtje për humbjen e jetës së efektivit në qytetin e Korçës dhe disa prej tyre vendosën lule në mënyrë simbolike pranë bashkisë.
Protesta vazhdon me fjalën e qytetarëve ku iu bashkuan dhe banorët e prekur nga zhvillimi i projektit të TID-it të cilën ngritën dhe shqetësimin e tyre.
-
VIDEO
‘Je gënjeshtare që s’të skuqet fytyra’- Zhupa ‘përplaset’ me Ballën: Po shpikni autobuzë nga Greqia për të manipuluar për protestën për Zvërnecin! Investimi serioz s’ka tela me gjemba
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është përplasur ditën e sotme në Parlament me kreun e grupit të PS-së, Taulant Ballën, lidhur me protestën për ‘Zvërnecin’.
Zhupa është shprehur se mazhoranca socialiste ka bërë gjithçka për të dezinformuar publikun mbi protestën qytetare të zhvilluar kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec të Vlorës.
Komentet Zhupa i ka bërë gjatë fjalës së saj në Parlament, ku tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të pretendojë që meqë e kanë lënë Zvërnecin të papastër për një kohë të gjatë, aty mund të ndërtohet.
Më tej duke folur për investimin që pritet të realizohet në Zvërnec, Zhupa tha se një investim serioz nuk ka tela me gjemba, banditë me uniformë apo tërheqje zvarrë, referuar ngjarjeve të ndodhura disa ditë më parë në Zvërnec të Vlorës.
-
VIDEO
Rama nga ‘Porto Montenegro’: Investimi që ndryshoi Malin e Zi u bë nga një investitor që iu mbyll dera në Shqipëri! Ta harrojnë ata që s’na duan se na kalon sërish topi huq
Teksa në Tiranë qindra protestues janë mbledhur për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në Zvërnec të Vlorës, kryeministri Rama është përgjigjur me një video nga hotel ‘Porto Montenegro’ në Malin e Zi, që sipas kryeministrit është një histori suksesi për këtë shtet.
-
VIDEO
‘Zvërneci’- Tabaku në Kuvend: Çdo projekt i madh në Shqipëri shoqërohet me mos-besim! Ligji i Investimeve Strategjike, një rrezik i vërtetë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se çdo projekt i madh në Shqipëri shoqërohet automatikisht me mosbesim (referuar kështu investimit për ndërtimin e një resorti në Zvërnec).
-
VIDEO
‘Korrupsioni po bën kërdinë, jemi si vendet e botës së 4-t’- Ministrja Ibrahimaj replikon me Bozon në Kuvend: Ekonomia në qeverisjen e PD-së, ishte në ditën më të zezë
Deputeti demokrat Eno Bozdo ka replikuar ditën e sotme në Parlament me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, lidhur me situatën ekonomikë ne vend.
Ministrja Ibrahimaj tha gjatë fjalës së saj se BE ka vendosur në buxhetin e tyre një buxhet specilik që quhet ‘Grouthplan’ dhe që sipas saj është i lidhur me rritjen e buxhetit që vendet kandidate marrin, në bazë të reformave që ato aplikojnë.
-
VIDEO
Braçe nga Kuvendi: Greqia s’ka asnjë të drejtë të mbajë sigurimet shoqërore të shqiptarëve! Po shkel të drejtat e njeriut
Deputeti socialist Erion Braçe i ka kërkuar shtetit grek që të nënshkruajnë marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë.
-
VIDEO
Ballukut i shtohet akuza e korrupsionit, Bardhi: SPAK të sjellë në Kuvend sërish kërkesën për arrestimin! Deputetët socialistë votuan për vilat e saj
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se tashmë që Belinda Ballukut iu shtua dhe akuza e korrupsionit, Prokuroria e Posaçme duhet t'i drejtohet sërish Kuvendit me kërkesën për autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres së vendit.
-
VIDEO
‘Do i vini drynat Brukselit’- Berisha akuza qeverisë për ‘Zvërnecin’: Pjerin Ndreu me shokë kanë grabitur pronat në Vlorë, nuk po bëni transparencë për projektin dhe dialog me qytetarët
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë transparencë dhe më shumë dialog me qytetarët, në lidhje me investimin që do të kryehet në Zvërnec.
-
VIDEO
Balla kërkesë shtetit grek nga Kuvendi: Të miratojmë marrëveshjen e pensioneve, ia keni borxh 1 milionë shqiptarëve në Greqi
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kërkuar Greqisë që të miratojnë marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, nga e cila do të përfitojnë emigrantët shqiptarë.
-
VIDEO
‘S’kam parë ta dredhë burri në këtë moshë’- Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD dhe ndryshove qëndrim! Narta është tokë shqiptare
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar ndryshimin e qëndrimit të kryedemokratit Sali Berisha, lidhur me investimin në Zvërnec dhe protestat qytetare.
-
VIDEO
‘Balluku’, Kapri pyet Hoxhën: Boll me petkun e ambasadorit! A do e mbroni sërish? Ministri: Në Bruksel s’flitet për emra të përveçëm për asnjë proces hetimor
Në interpelancën me Ferit Hoxhën, deputeti Erald Kapri i kërkoi të mbante qëndrim si ministër dhe mos të fliste si ambasador. Konkretisht, Kapri pyeti nëse do të mbrohet sërish imuniteti i Belinda Ballukut nëse kërkohet sërish heqja e imunitetit të saj pas akuzave të reja nga SPAK, duke i shtuar pyetjet për protestën për Zvërnecin dhe afatin se kur do të shfuqizohet ligji për investimet strategjike.
-
VIDEO
Projektet infrastrukturore, Karakaçi: Më 23 qershor, gati hyrja e Shkodrës! Ura e Bahçallëkut përfundon në dhjetor, ndjesë për Milot-Balldrenin!
Rruga e hyrjes së Shkodrës do të jetë e përfunduar brenda 23 qershorit, tha ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë interpelancës me deputetët Kliti Hoti e Gjin Gjoni për projektet në Shkodër e Lezhë. Një tjetër projekt i rëndësishëm që do të përfundojë në dhjetor 2026, është ura e Bahçallëkut.