-
VIDEO
Berisha pranë Metës për ngushëllime, zbulon bisedën mes tyre: Dënoj me forcë burgosjen e tij politike
Sali Berisha ka marrë pjesë në pritjen për ngushëllim për babain e ndjerë të ish-presidentit Ilir Meta. Ky moment shënoi edhe kontaktin e tyre të parë që pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, në tetor 2024.
Krahas ngushëllimit, kryetari i PD ka shfrytëzuar momentin për të dhënë mesazhin se është i burgosur politik dhe duke akuzuar kryeministrin Rama se po vijon rrugën e të atit.
-
VIDEO
Protesta kundër investimit në Zvërnec, Rama: Shqipëria do bëhet sipas kontratës që lidhëm për herë të katërt me shqiptarët
Duke publikuar intervistën e një qytetari që fyen dhe kërcënon me vdekje, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria do të bëhet sipas vizionit që është votuar në shumicë nga qytetarët në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
-
VIDEO
‘Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër’, Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE
Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për të ardhmen e vendit.
Gjatë takimit me socialistët në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë, Rama tha se përballja e sotme nuk është një betejë që kërkon sakrifica të jashtëzakonshme, por angazhim qytetar dhe patriotik për të çuar përpara interesin kombëtar.
-
VIDEO
35-vjetori i PS/ Rama: Ruçi me fytyrë të ngrysur qëndroi në majë pa Facebook, Instagram e Tiktok, por sepse kurrë nuk humbi kontaktet me njerëzit! 'Kryepatronazhist'
I pranishëm në eventin për 35-vjetorin e PS-së, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se e vlerëson maksimalisht punën e patronazhistëve të Partisë Socialiste.
Duke veçuar Gramoz Ruçin si kryepatronazhistin e PS-së, Rama tha se ish-kryeparlamentari ka bërë për Partinë Socialiste më shumë se të gjithë të tjerët, duke mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët.
-
VIDEO
Rama: Kush i thotë vetes socialist ka 1001 arsye të thotë ‘të dhj*fsha partinë’, por ka një arsye të madhe për të qenë krenar! PS kontributore kryesore e çështjes Kombëtare
Kryeministri Edi Rama është shprehur se kontributi në PS nuk duhet të shërbejë kurrë për kërkimin e favoreve për veten, familjarët e të afërmit.
-
VIDEO
Rama ironizon sulmet ndaj tij: Do ju thonë edhe që ha fëmijë, po ua them vetë që mos të habiteni
Në takimin që zhvilloi sot me socialistë të Qarkut Tiranë, Edi Rama u tha anëtarëve të Partisë Socialiste se relievi i rrugës drejt Bashkimit Europian tani bëhet më sfidues për shkak se procesi është drejt finalizimit, ndaj u kërkoi durim të shtuar dhe të përçojnë te shqiptarët optimizmin e arritjes së qëllimit.
-
VIDEO
PS Tiranë feston 35-vjetorin e themelimit, Rama: Vlerësoj maksimalisht punën e patronazhistëve! S'kemi kërkuar lirimin e Veliajt, sado i padrejtë të na duket arrestimi i tij
Me qindra socialistë, mes të cilëve edhe funksionarë e ish-funksionarë të lartë të kësaj force politike, janë mbledhur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet, për të përkujtuar 35-vjetorin e themelimit të PS dega Tiranë. Kryeministri Rama ka vlerësuar punat e strukturave të partisë dhe ka kërkuar më shumë kontakt të zyrtarëve me qytetarët.
-
VIDEO
35-vjetori i PS Tiranë, Gramoz Ruçi: Të marrim edhe mandatin e pestë! Mbështesni vizionin e Ramës për Shqipërinë Europiane
Ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi është vlerësuar me medalje të artë, për kontributin e tij në Partinë Socialiste, gjatë 35-vjetorit të themelimit të PS dega Tiranë.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Ruçi tha se ishte i bindur se PS do të fitonte edhe mandatin e 5-të qeverisës.
Më tej Ruçi u kërkoi socialistëve të mbështesin vizionin dhe këmbënguljen e kryeministrit Edi Rama për Shqipërinë Europiane.
-
VIDEO
35-vjetori i PS, Balla: Projekti i Power Holding në Zvërnec është investimi që e fut Shqipërinë në “Ligën e Kampionëve” të turizmit ndërkombëtar
Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbështetur investimin që pritet të bëhet në Zvërnec, gjatë aktivitetit të organizuar për 35-vjetorin e krijimit të PS-së në Tiranë.
-
VIDEO
Rama: Kismet Meta u bë ‘kismeti’ për Shqipërinë 2030 që atëherë! Musa Ulqini më dha kartën e anëtarësisë së PS pa lejen e Fatos Nanos
Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer sot në eventin për 35-vjetorin e themelimit të PS dega Tiranë, një pjesë të rrugëtimit të tij në PS.
Rama tha se ishte Musa Ulqini ai që i dha kartën e anëtarësisë në PS pa lejen e ish-kryesocialistit Fatos Nano.
Sipas kryeministrit, Kismet Meta u bë ‘kismeti’ i PS për Shqipërinë 2030 që atëherë, duke iu referuar këtu kandidimit të tij (Edi Ramës) për kryetar të Partisë Socialiste asokohe.
-
VIDEO
35-vjetori i PS në Tiranë, Rama: Nuk jemi duke kërkuar lirimin e Veliaj, sado e padrejtë të na duket ne
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha nga Tirana në aktivitetin me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, tha se Partia Socilaiste u ballafaqua me më të keqen që mund të përballej një opozitë.
-
VIDEO
Mes ndërtimeve pa leje, kaosit e papastërtive, kontrasti i dukshëm i Tiranës së sotme me atë të prag-viteve 2000! PS publikon pamjet