• VIDEO

    Shkarkimi i Metës, mblidhet Komisioni i Ligjeve! Vasilika Hysi: Presidenti ka bërë thirrje për dhunë

    Pas propozimit të 50 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkim të Presidentit Meta është mbledhur sot Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Komisioni do të marrë në shqyrtim kërkesën dhe mundësinë e ngritjes së një komisioni hetimor.

    Në mbledhje ka folur edhe nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila ka bërë një parashtrim të fakteve që sipas saj vërtetojnë shkeljen e rëndë që Meta i ka bërë Kushtetutës.

    Presidenti i Republikës është simboli i unitetit të kombit, ai nuk duhet të shkaktojë konflikte apo të përçajë kombin. Atij nuk i lejohet të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht në Kushtetutë apo që i jepen me ligj. Presidenti i Republikës ka cenuar qoftë nenin 92 dhe atë 94 të Kushtetutës. Këto përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës. Këto sjellje kanë sjellë ndasi sociale dhe politike. Presidenti ka mbajtur hapur një anë politike gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Ai në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për dhune", tha Hysi, e cila nënvizoi gjithashtu se grupi i firmëtarëve vlerëson se këto akte janë në kundërshtim me kornizën ligjore dhe etike.

    Sipas saj në të gjitha daljet politike Presidenti ka mbajtur qëndrim tërësisht të njëanshëm politik në favor të opozitës.

    Lajm në përditësim...

  • VIDEO

    Balla: Shkarkimit të Metës do i shkojmë deri në fund! Këtë mandat qasje tjetër me opozitën

    Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremonin e nderimit të dëshmorëve me rastin e 5 Majit, kryetari i Grupit parlamentar Socialist Taulant Balla komentoi edhe deklaratat e opozitës për të mos njohur zgjedhjet e 25 Prillit. Balla tha se gjatë këtij mandati të ri qeveria do të ketë një qasje të re me opozitën pasi edhe kjo e fundit ka një rol të rendësishëm për çuarjen përpara të reformave.

    “Kjo është një ditë që na motivon më shumë për të punuar më shumë për çuar përpara amanetin dhe për të kurorëzuar aspiratat historike të të gjithë shqiptarëve për integrimin europian. Sot nga  Elbasani dua të falënderoj të gjithë familjet e dëshmorëve përfaqësuesit e organizatës së veteranëve të luftës, punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në përpjekjen me krimin dhe këtu në Elbasan kemi një sërë punonjësh policie që kanë humbur jetën në kryerjen e detyrës. Kjo është një ditë që na bën të jemi sa më shumë të vetëdijshëm për të krijuar në këtë mandat të ri një klimë të re politike larg konfliktualitetit dhe të punojmë së bashku për më shumë kontribute në dobi të punëve të mira që duhet të bëjmë për atdheun tonë të dashur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv