-
VIDEO
Gërdeci/ SPAK kërkesë Gjykatës së Lartë: Rihapni gjyqin për Fatmir Mediun, nuk ka më imunitet!
Kur kanë kaluar 13 vite nga një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura në Shqipëri, ajo e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, një lajm shumë i rëndësishëm vjen për të gjithë ata që kanë kërkuar drejtësi.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar sot se i ka kërkuar Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut.
Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për Mediun.
Teksa i bën një radhitje të fakteve kryesore të ngjarjes SPAK evidenton faktin se në vitin 2009 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mundet që të vazhdojë për shkak se me rizgjedhjen në Kuvend kishte imunitet parlamentar.
Por kërkesa e SPAK argumentohet në faktin se me ndryshimet kushtetuese të vitit 2017 imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim vetëm për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfardo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij.
Prokuroria e Posaçme vlerëson se ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për procedim ka qenë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston.
Kujtojmë që Mediu në vitin 2009 u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dosja në ngarkim të tij, shkoi për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Lartë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, sipas Kodit Penal Ushtarak.
-
VIDEO
Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në PE uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Suksese për mandatin e radhës! E ardhmja e vendit në BE (VIDEO)
Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Në fjalën e tij në konferencën "Europa një botë që po ndryshon", që po mbahet online, McAllister i uroi Ramës suksese në mandatin e tretë dhe zhvillimet e ardhshme në vend. Po ashtu, si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, ai tha se vendi i Shqipërisë, sikurse edhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimorë, është në BE.“Z. Rama më lejoni t'ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së”, tha ai.
-
VIDEO
Nishani dhe kritikët e Bashës dalin para medias: Zgjedhjet s' mund të humbeshin! Dorëheqja e parevokueshme e Bashës është fillimi i ringritjes
TIRANË- Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike është fillimi i ringritjes së kësaj force politike. Ky është mesazhi i fortë i grupimit “Për PD-në” i përbërë nga figura të rëndësishme për demokratët, mes tyre edhe themelues të kësaj force politike.
Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha janë të mendimit se PD-ja nuk frymëzoi dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin. Për pasojë, për këtë dështim bëjnë përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha e si rrjedhojë kërkojnë largimin e tij dhe hapjen e PD-së.Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit, pas një qeverisje të korruptuar prej 8 vitesh, që e ka çuar vendin në varfëri. Ne jemi të vetëdijshëm që shitblerja e votës, përdorimi i administratës, përdorimi i të dhënave personale, ishin vetëm një pjesë e elementëve që përcaktuan rezultatin zgjedhor, por ne jemi po ashtu të vetëdijshëm që PD nuk arriti që të mundësonte mbështetje më të madhe. PD ka pasur rezultat të njëjtë me 4 vite më parë, PD nuk po garonte për vend të dytë, pjesëmarrja me 46% në zgjedhje është tregues domethënës që PD nuk frymëzoi, dhe as nuk siguroi mbështetje për fitore. Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të Partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së por fillimi i ringritjes së saj. Mospjesëmarrja në Reformën territoriale, në zgjedhjet lokale, dalja nga parlamenti, ishin gabime të PD-së. Marrëveshja e 5 Majit, megjithë pasojat e saj, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët, brenda partisë kryetari nuk mbajti përgjegjësi për humbjen e 2017. Në 2019 u përjashtuan nga Kuvendi të gjithë ata që kishin kundërshtuar vendimmarrjen, sërish lista ishte ajo e kryetarit. Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga humbja e 2017-tës", thuhet ndër të tjera në deklaratë.
-
VIDEO
Imami i ashpër kundër Bashës: Do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon bashkëpunim me PS, respekti për Nanon e Berishën u rrit pas dorëheqjes
I ashpër ka qenë ish-deputeti i PD-së, Arben Islami kundër Lulzim Bashës., i cili tha se do të bëjnë "gjithçka" deri sa të arrihet në qëllimin për largimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
"Do bëjmë gjithçka, më shumë se gjithçka, po i them Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon që në koalicion me PS me zgjatje jo u vodhën votat, do i futet në fushatë. E vetmja rrugë është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje serioze, ndeshje politike, mbani mend sa u rrit respekti për fatos Nanos pas dhënies së dorëheqjes apo të Berishës", tha Imami.
-
VIDEO
Nishani: Basha hodhi në kosh punën e Komisionit të kandidatëve për hir të interesave të tij
Ish- presidenti Bujar Nishani ka folur për herë të parë duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se ka hedhur poshtë punën e Komisioni të vlerësimit të kandidaturave, teksa tha se selia e PD e cilësoi "Komisioni Nishani".
-
VIDEO
Ftesa e Ramës për bashkëpunim me PD, Ndreca: Basha të mos bëjë prokurorin, por politikanin! Ristani: E dobishme, por takimet Rama-Basha të jenë transparente
Juristi Plarent Ndreca e shkon ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim si të dobishme për vendin sidomos në reformat e thella që lidhen me integrimin. Ndreca tha në 'Repolitix' se kjo ftesë për bashkëpunim i jep mundësi opozitës të orientojë qeverinë aty ku po gabon dhe të thotë fjalën saj që në fund do të përkthehet në një të mirë që i bëhet vendit.
"Ai fton opozitën dhe njeh PD si opozitë të vërtetë. Vijimi i një papjekuri që tregon duke u përfaqësuar nga Basha, fillimi i fitores është që të kesh forcën dhe dinjitetin dhe të pranosh humbjen. Basha nuk është prokuror, por politikan dhe si i tillë duhet të pranonte zgjedhjet. Opozita ka një mundësi që duke bashkëpunuar të orientojë qeverinë aty ku duhet nëse po gabon. Ftesa për bashkëpunim është për të drejtuar vendin aty ku duhet dhe drejt integrimit dhe jo për të bashkëqeverisur, pra frymë bashkëpunimi", tha Ndreca.
Anëtari i kryesisë së PD, Arben Ristani, i cili është një nga demokratë e zhgënjyer që kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, e ka cilësuar po ashtu të dobishëm bashkëpunim PD-PS, por ka kundërshtuar takimet e fshehta dhe jo transparente mes Bashës dhe Ramës. Ai nuk u shpreh kundër takimeve, por kërkoi transparencë në lidhje me to dhe se të mos bashkëpunojnë së basku vetëm për leverdi të përbashkët. Në lidhje me njohjen e zgjedhje, Ristani tha se në momentin që nuk ka pasur kontestime ditën e zgjedhjeve ata janë ligjërisht të njohura dhe rreziku për ripërsëritje të tyre bie.
"Bashkëpunimi PS-PD është i dobishëm, ndërsa takimet Rama-Basha nuk duhet të jenë të fshehta por tërësisht transparente. Opozitarët duhet të ndajnë mendjen se për 4 vite do të kenë Ramën mbi krye dhe shpresoj që PD të futet në një proces riformatimi dhe riskutruktimi se në këtë gjendje që është nuk mund të jetë fituese. Ka një situatë ambigue në këto momente lidhur me zgjedhjet në PD , në momentin kur votat kanë vajtur ne kuti, nga ky moment zgjedhjet nuk rrezikohen më nga kërkesat për pavlefshmëri absolute, pra nuk shkojnë në përsëritje. Dita e votimit është mbyllur pa asnjë ankesë, rreziku për përmbysje bie. Meraku i tyre është se mos parlamenti nuk është i plotë. Edhe deklarimet për mosnjohjen zgjedhjeve erdhën njohja nga DASH nga OSBE dhe e ndërkombëtarëve të tjerë për të mos lejuar pikërisht që parlamenti të mos jetë i plotë. Sigurisht që hetimet për krimet zgjedhore duhet të bëhen por kjo nuk ka të bëjë me faktin që parlamenti të mos jetë i plotë", tha Ristani.
-
VIDEO
Nisma për shkarkimin e presidentit, Ndreca: Shkeli në mënyrë flagrante atë që përfaqëson!
‘Presidenti Ilir Meta ka shkelur në mënyrë flagrantë dispozitat që përfaqëson dhe është rasti tipik për t’u shkarkuar një president Republike’. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, juristi Plarent Ndreca, i cili tha se vetë presidenti është dorëhequr, jo me letër por ka dalë nga roli i tij. Po ashtu me tej Ndreca theksoi se Meta sipas tij ka kryer edhe vepër penale, pasi ka bërë thirrje për kryengritje që të marrin qytetarët armët
-
VIDEO
Nisma për shkarkimin e presidentit, Arben Ristani: Është kaotike dhe e paargumentuar!
Për juristin Arben Ristani, procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta janë kaotike dhe krejtësisht të paargumentuara. ‘Si jurist mund të thosha se mua më duket një kërkesë tërësisht kaotike! Neni 90 paragrafi 2 i kushtetutës i cili parashikon se presidenti mund ë shkarkohet kur bën shkelje të rënda të kushtetutës apo kryen një krim të rëndë, është një nen procedural të cilin një jurist do të shoqëronte me një nen material. Ky nen përcakton kompetencën e parlamentit për ta bërë një gjë të tillë. Por do të themi ta shkarkojmë shkelur kushtetutës, por kë nen të kushtetutës. Cilën kompetencë ka ushtruar, që nuk i përmban ligji. Duk ju referuar nenit 94 ka kryer këtë kompetencë që nuk e ka të përcaktuar në ligj. Derisa nuk kemi një akuzë për vepër penale, vijmë tek shkelja e rëndë proceduriale, dhe çfarë ka kryer konkretisht?! E dëgjova Hysin e cila tha se ka penguar lëvizjen e lirë të njerëzve, cilën lëvizje të lirë të njerëzve ka penguar se mua më duket qesharake!? Nga pikëpamja proceduriale mua më duke kaotike dhe e paargumentuar.’- tha Ristani.
-
VIDEO
Shkarkimi i presidentit, Klevis Balliu: Është ‘shashkë’ e radhës e mazhorancës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balli i ftuar në emisionin ‘Repoltix’ në Report Tv, tha se mazhoranca e di shumë mirë se nuk mundet që të shkarkojë presidentin dhe se me datën 9 maj i mbaron afati për të ngritur një komision hetimor dhe të hetojë shkeljet e presidentit
-
VIDEO
Pas konferencës me Ramën, komisionieri për zgjerimin në BE takim me kreun e PD, Lulzim Basha
Pas konferencës me kryeministrin Edi Rama, komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi zhvilloi një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Në këtë takim, kreu i PD shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi. Takimi i zhvilluar në ambjentet e aeroportit ‘Nënë Tereza’, zgjati për rreth 20 minuta, ndërsa pas tij, nuk pati asnjë deklaratë për mediat.
Kujtojmë se në konferencën me kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi dha mesazhe të qarta sa i takon rrugës drejt integrimit të Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
Fushë- Krujë/U dëmtua nga tërmeti, por nuk lejon pallatin të shembet! Babai i ish-kandidatit të LSI, pronar i fasonerisë kërcënon sekretarin e Bashkisë
FUSHË KRUJË- Biznesmeni Muharrem Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputetë të LSI, një person problematik në Fushë-Krujë është vënë në hetim pasi ka kërcënuar sekretarin e Bashkisë në Krujë, Florind Cerhozin. Report Tv ka mësuar Hoçja ka pasur konflikte të vazhdueshme me Bashkinë që kulmuan ditën e djeshme, ku arriti që të kërcënonte punonjësin.
E gjitha ka nisur kur Hoçja ka shkuar në zyrën e Bashkisë për të kërkuar një vërtetim për taksat vendore. Ky dokument i është refuzuar, pasi rezultonte debitor, ndaj Muharrem Hoçja është konfliktuar verbalisht me Cerhozin. Burimet saktësuan se "mosmarrja e vërtetimit ka shërbyer si pretekst pasi biznesmeni është konfliktuar edhe herë të tjera me zyrtarët vendorë, për shkak të një pallati 9-katësh".
Sipas ekspertizës së bërë nga Bashkia dhe Prokuroria, pallati është shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit. Mirëpo, Hoçja nuk ka qenë dakord që ky pallat 9 katësh, (5 kate të shitura, 4 të tjera i ka ende në pronësi), të shembet. Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke i bërë një ekspertizë te një kompani private, që e ka shpallur si të banueshme. Mos pajisja me dokument dhe ky konflikt për pallatin, solli përplasjen e Hoçës me sekretarin e Bashkisë, për pasojë u vu në hetim.
Report Tv mëson se Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputet të LSI, Durim Hoçja, njihet si një person problematik në zonë, ku i kanë djegur banesën e i kanë vënë tritol disa herë, teksa ka e dhjetëra çështje të hapura në gjykatë e prokurori me komshinj, qytetarë, punonjës, bashkëpunëtor të tij. Ndërkohë, djali i tij, ish- kandidati i LSI-së, Durim Hoçja ka qenë i proceduar në 2014 për plagosje, por çështja e tij është mbyllur në gjykatë në mënyrë të mistershme.
-
VIDEO
Varhelyi: Pa një Kuvend të plotë s’mund të ecet drejt BE! Rama sërish ftesë PD: Jeni të mirëpritur
TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi tha se pret rezultatet përfundimtare të tyre, megjithatë e bëri të qartë se pa një parlament të plotë nuk mund të ecet drejt BE-së. Nga Rinasi, pasi solli sot në Shqipëri rreth 5 mijë doza vaksinash Pfizer, Varhelyi nuk la jashtë vëmendjes zgjedhjet, teksa vuri theksin në 2 pika të rëndësishme, hetimin e autoriteteve për pretendimet e vjedhjes së votës si edhe fillimin e punës nga Kuvendi për zbatimin e reformave që janë vendimtare për çeljen e rrugës Europian të vendit.
E në këtë kuadër, në realizimin e këtij qëllimi madhor për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë, në sy të komisionerit, ftesën drejtuar PD-së për bashkëpunim. Pa asnjë kushte, kurdoqoftë dhe sidoqoftë, shtoi kreu i qeverisë, pasi sipas tij në këtë mandat mazhoranca do të qëndrojë larg konflikteve politike "për të ngjitur Shqipërinë në majë".
Sa i përket situatës së pandemisë, e cila ishte dhe motivi kryesor i vizitës së tij, Komisioneri për Zgjerim tha se unioni ka rekomanduar që të hapen dyert për vendet e Ballkanit që qytetarët të lëvizin lirisht, pasi situata epidemiologjike është përmirësuar, e ndërsa Rama theksoi se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht dhe asnjë pengesë për të gjithë ata që do të duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që do të jetë shumë më i lehtë se ai i shkuari.
Në fund të vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, zhvilloi edhe edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian.
Të hënën e 3 majit, komisioneri Evropian ka nisur turin e tij në Ballkanin Perëndimor. E para ndalesë për Varhelyi ishte Serbia, ku ai u takua me kryeministren Ana Bërnabiç. Vizitën e tij ai do ta mbyllë në Kosovë.