-
VIDEO
Gërdeci, avokati i familjes Durdaj: SPAK kërkon rigjykim të Fatmir Mediut mbi bazën e provave që janë!
Dorian Matlija, avokat i familjes Durdaj, që humbën fëmijën 7 vjeç, Edison Durdajn në tragjedinë e Gërdecit, tha se SPAK ka kërkuar gjykim të çështjes për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, mbi bazën e provave ekzistuese.
Në një lidhje me Skype për emisionin “Repolitix” në “Report Tv”, Matlija tha se kemi të bëjmë me një çështje të pagjykuar në themel, duke shtuar se rigjykimi kërkohet vetëm për Mediun dhe jo për persona të tjerë që tashmë janë gjykuar.SPAK kërkon gjykim të çështjes, të Fatmir Mediut, në bazë të provave që kanë qenë, nuk ka nevojë për prova të reja. Kemi të bëjmë me një rast ku nuk është gjykuar fare në themel, mbi bazën e provave që janë. Ka disa probleme teknike, sigurisht që Gjykata do ta vlerësojë, do vlerësojë shumë faktorë, e rëndësishme është që Prokuroria që ka patur gjithmonë tagrin për ta bërë nuk e ka bërë asnjëherë dhe ka një vendim tjetër nga Gjykate Lartë në vitin 2019 ku tha se Prokuroria mund ta bëjë, në atë kohë nuk ishte hequr imunitetin dhe Gjykata thoshte që Prokuroria mund të kërkojë heqjen e imunitetit, por që Prokuroria nuk mund të detyrohet nga Gjykata për ta bërë, duhet ta bëjë vetë. Jemi para një rasti që Prokuroria ka të drejtë ta hapi, por nuk mund të detyrohet, problemi është që çështja i është dërguar Gjykatës jo kompetente, ish-ministri duhet të gjykohet nga Gjykata e Posaçme dhe jo Gjykata e Lartë, nuk është kompetencë e saj. Gjykata e Lartë ka një ngërç me vendimin numër 6 të vitit 2009, por është e mundur që kjo të çohet për rigjykim sepse Gjykata vetë e ka hapur me një vendim të mëparshëm. Gjëja është e pagjykuar, vendimi i Gjykatës është vendim pushimi, jo gjykimi, nuk ka rigjykim për çështje që nuk janë gjykuar asnjëherë. Ligji parashikon të drejta të viktimave që të përfaqësohen në gjyq. Ne do shfrytëzojmë çfarë ligji na jep mundësi, por ka edhe të drejta shtesë, këto do shfrytëzohen dhe unë jam avokati i këtyre familjeve dhe do vazhdoj ta bëj punën time. Në rastin konkret kemi të bëjmë me rastin e Fatmir Mediut sepse ai nuk është gjykuar, të tjerët janë gjykuar. Nuk bëhet fjalë për të rigjykuar persona të tjerë, mund të dalin fakte të reja, por do jenë persona të tjerë që nuk kanë qenë te 29 të pandehurit e parë.
-
VIDEO
Gërdeci, gazetari Arsen Rusta: SPAK kërkon gjykimin e Mediut, Beqiri: Kërkesa të shoqërohet me prova të reja
SPAK i kërkoi ditën e sotme Gjykatës së Lartë rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut për çështjen e Gërdecit, 13 vite pas tragjedisë ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Report Tv risjell vendimin e Gjykatës së Lartë ku më 14 shtator të 2009 ka pushuar çështjen ndaj Fatmir Mediut pa vendosur pafajësinë apo gjykimin e tij. Pikërisht kjo temë është diskutuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv mbrëmjen e sotme, ku avokati Idajet Beqiri tha se SPAK me kërkesën për rishikimin e vendimit të Gjykatës së Lartë duhet të ketë edhe prova të reja, pasi kërkesa nuk mund të bazohet vetëm në mungesën e imunitetit të deputetit.
"Problemi është se ka një vendim të Gjykatës së lartë që ka pushuar çështjen për 14 shtator 2009. Ky është një vendim i formës së prerë pushim i procedimit penal. SPAK po shfrytëzon të vetmin nen që është rishikimi i këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, por duhet të ketë diçka të re se s'bën. Ndryshimi kryesor është se Mediu nuk ka më imunitet, por nuk duhet të jetë e vetme kjo, pasi do të ketë edhe prova të tjera të reja që të rishikohet vendimi. E vetmja pengesë për rihapjen e çështjes do të ishte nëse do të merrte pafajësinë, ai nuk ka as dënim as pafajësi, vetëm është pushuar çështja" tha Beqiri,
Ndërsa për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta SPAK deri tani nuk ka prova të reja, por kërkon gjykimin e Fatmir Mediut në bazë të hetimeve që janë bërë më herët.
"SPAK sot kërkon që të gjykohet Fatmir Mediu, se hetimi është i mbyllur dhe më pas gjykata vendos nëse ka nevojë për hetime plotësuese, pushim të çështjes, ose direkt vendim. SPAK nuk ka një provë të re, por kërkon të flas për një çështje të 'ngrirë' ku janë pezulluar hetimet për një çështje të arkivuar", tha Rusta.
-
VIDEO
Meta takohet me presidentin slloven: E ardhmja e rajonit, vetëm në BE
Këtë të enjte ka ardhur për një vizitë në Tiranë, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili është takuar me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta. Në përfundim të takimit mes dy liderëve pati një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Meta falenderoi Pahor për kontributin që ka dhënë Sllovenia në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Meta tha se mes tij dhe Pahorit është folur mbi të gjitha në kuadër të takimit të radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 Maj.
-
VIDEO
G7 mblidhet në Londër: Mbështesim hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ministrat e Jashtëm dhe të Zhvillimit të G7 dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, kanë dalë në një deklaratë të përbashkët ku rol qendror në diskutime kishte edhe situata në Ballkanin Perëndimor, ku ministrat shprehën edhe njëherë vendosmërinë e tyre për të ndihmuar vendet në rrugën e tyre të integrimit.
”Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratën e ministrave të G7.
Ministrat në fjalën e tyre kanë thekuar rëndësinë e ndërmarrjes së reformave të nevojshme për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, financave të paligjshme dhe korrupsionit. Ndërkohë që është vlerësuar edhe Minishengeni ballkanik.
“Ne mbështesim progresin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal veçanërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Procesit të Berlinit.”
Për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ministrat kanë theksuar nevojën e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE dhe kanë reaguar kundër çdo teorie për ri përcaktim të kufijve.
“Spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve në bazë të etnisë nuk është zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni. Ndryshime të tilla do të përbëjnë një kërcënim për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e ministrave.
Ministrat e G7 u takuan dje, ku diskutuan për përballimin e sfidave në rritje në botë, ruajtjen e vlerave demokratike, respektimin e marrëveshjeve klimaterike, luftimin e varfërisë dhe mposhtjen e pandemisë.
-
VIDEO
Rama në Itali: Erdogan nuk ka asnjë influencë në Shqipëri! BE e vetmja rrugë për vendin!
Para Samitit Evropian mbajtur në Itali, Rama foli për fitoren e mandatit të tretë dhe objektivin për integrim në BE. Me synimin për të lënë larg politikën e brendshme konfliktuale Rama tha se rruga e reformave është për të garantuar mirëqenien e brezave të ardhshëm.
“Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perendimi. Rruga Evropiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk është zëvendësuese e BE, si qëllimi im, si destinacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë”, tha Rama.
I pyetur për marrëdhëniet me Kinën, pasi vendi ynë ka marrë një sërë dozash të vaksinës kundër COVID, të prodhuar prej tyre, Rama tha se Shqipëria ngeli jashtë kur BE nisi shpërndarjen e vaksinave, sikurse dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se për këtë u desh që vendet të bënin secili “vrapin” e tyre. Megjithatë ai tha se vaksinat nuk u morën drejtpërdrejtë nga Kina, ndërsa marrëdhënien me ta e përshkroi si normale.
Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhe të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale.u shpreh Rama.
Kryeministri foli dhe për reformën në drejtësi duke thënë se do bëjë më të mirën për të ardhmen e vendit teksa ka shtuar se duhet pak durim.
“Bazuar në një monitorim strikt se ku ne qëndrojmë kemi mësuar se ka nivele të ndryshme pëlqimi , ka staf deligacioni në Shqipëri që I ndjek të gjithja ngjarjet. Jemi në një nivel tjetër politik subjektiv. Duhet ta bëjmë për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, reformat duhet ti bëjmë për brezat e ardhshme dhe do i bëjmë ata, por duhet të jemi të durueshëm. Ne mund t’i bëjmë të gjithë ata që duhet dhe e dimë se çfarë është e rëndësishme. Nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë gjërat nëse vendet kanë probleme të ndryshme të brendshme”, shtoi kryeministri.
I pyetur për polemikat që shoqëruan faktit që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, votoi në Shqipëri, Rama tha se vendet duhet të punojnë së bashku, për të bërë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal.
“Së pari mënyra më e mirë për të shkuar para është të biem dakord që të mos biem dakord. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që të bëjmë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal. Të katërta liritë e BE duhet të jenë për të gjitha vendet. Keni një hapësirë më të madhe ekonomike. Besoj forcërisht se është jetësore, ka qenë dhe do të jetë, kur vjen puna sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se në të dyja vendet ka diçka të lënë në nivel më të ulët dhe të lartë. Mendoj se gjithçka është e mundur”, theksoi Rama.
Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Itali, ku mori pjesë në konferencën online me temë "Europa një botë që po ndryshon", që u mbajt në orën 14:50. Në Konferencë u trajtuan sfidat dhe mundësitë për Evropën midis shqetësimeve në rritje mbi emergjencën e klimës, sfidave kryesore ndaj multilateralizmit dhe betejës globale në vazhdim kundër COVID-19. Po ashtu u diskutua edhe për inteligjencën artificiale, klimën, gjeopolitikën, ekonominë globale, multilateralizmin, paqen dhe të drejtat e njeriut, shëndetin publik dhe autonominë strategjike.
-
VIDEO
Sondazhi i Institutit të Universitetit Europian: 54 % duan Shqipërinë si vendin e radhës që duhet të anëtarësohet në BE, Serbia e duan 0 %
Instituti i Universitetit Europian që ishte dhe organizatorja e Konferencën Vjetore “State of the Union” ka bërë një sondazh në lidhje se cila nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhej të anëtarësohej e para apo më shpejt në BE. Shumica e të qytetarëve janë përgjigjur pro Shqipërisë, ku 54 % e pjesëmarrësve në sondazh kërkojnë që Shqipëria të jetë shteti i radhës që përfshihet në BE. Pas saj vjen Maqedonia e Veriut me 23 % dhe e fundit Serbia me 0%.
"Më jepni mundësinë për t’iu njoftuar edhe për rezultatet e sondazheve që ne kemi bërë. Ka qenë një pyetje që ne kemi bërë: “A mendoni që fuqia e butë e Bashkimit Europian ka qenë e suksesshme në lidhje me europianizimin e Ballkanit Perëndimor” dhe në fakt u befasova sepse mazhoranca thotë që ka qenë efektive, por 33% ka thënë që nuk ka qenë e tillë. Ndoshta ajo ideja jonë që Bashkimi Europian po e humbet fuqinë e tij të butë, ndoshta na tregon ne që jemi pesimistë. Ndërsa pyetja tjetër ka qenë: “Cilat nga këto vende që kërkojnë anëtarësimin në BE mendoni që do duhet të anëtarësohet më shpejt”. Kemi të parën Shqipërinë me 54%, Maqedonia e Veriut e dyta, me 23% dhe Serbia është e fundit, 0%", tha mikpritësja e konferencës Këshilltarja e lartë për Çështjet Europiane në institutin e ASPEN dhe ish ministre e Jashtme e Italisë, Marta Dassu.
-
VIDEO
Hapja e negociatave, Rama ironizon BE: Nuk e kuptoj pse vazhdohet duke shtuar ujë e miell
Kryeministri Edi Rama teksa foli për integrimin e vendit në BE dhe hapjen e negociatave konferencën e vjetore në “State of the Union”, në Firence të Italisë nuk kurseu ironitë ku tha se kjo punë është bërë 'shto miell e shto ujë'. Ai nuk kurseu as batutat ku tha se eurooptimistët thonë se Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërsa europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën e Turqisë.
“E dini? Me gjithë atë që po përjetojmë ka një shaka të freskët për optimizmin në Shqipëri. Eurooptimistët thonë tashmë që Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërkohë që europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën Turqia. Unë mendoj që anëtarësimi është një fjalë e madhe. Nëse do të më pyesnit sot që a është Shqipëria gati për të qenë në BE? Unë do të thoja jo, nuk është gati. Por nuk kuptoj shtyrjen e çeljes së negociatave, që prej vitit 2018. Kur bëhet fjalë për të afruar një anëtarë të ri, kjo do të kërkojë kohë. Në mënyrë që të mbash vendet në këtë pozicion, e thonë jo, e për të shtuar ujë e miell, duhet bërë kjo, e kjo tjetra, kjo nuk ka kuptim. Kjo gjëja e Maqedonisë së Veriut dhe hapja e kutisë së pandorës, kjo mund të shndërrohet në një shpërthim të madh për të gjithë. Imagjinoni që Serbia të jetë aty dhe Kroacia të thotë të shohim njëherë historinë, e pastaj. Duhet të shmangim historinë e të mos vendosim në procesin e BE”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama: Turqia dhe Erdogan nuk kanë asnjë influencë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama në Itali, ka bërë me dije se Turqia dhe Presidenti Erdogan nuk kanë asnjë influencë në Shqipëri.
Rama gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu siç Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.
"Nuk ka dyshim që Turqia është kyce për sigurinë në Bashkimin e BE dhe BE është kyç për një Turqi më të fortë. Kur vjen fjala për rajonin më duhet të them që kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë, është një marrëdhënie e rëndësishme, marrëdhënia me Erdogan, por dua ta bëj të qartë që nuk ka shenjë, jo më fakt të asaj që kanë pretenduar disa burime që Erdogan po ushtrojnë në Shqipëri apo rajon për otomanizimin e vendit. Nervozohem për lajme të rreme për xhami që ndërtohen xhami në Shqipëri për të influencuar, jo nuk është e vërtetë. Kur vjen puna te xhamitë jemi mirënjohës për projektin e restarurimeve. Nuk shoh në asnjë lloj mënyrë dicka të tillë. Nuk kemi pasur asnjë shtys ënga pala turke për të ndërhyrë për konfliktin që ato kanë pasur me Greqinë", tha Rama.
-
VIDEO
Rama në Itali: BE e vetmja rrugë për Shqipërinë! Reformat për brezat e ardhshëm
Para Samitit Evropian mbajtur në Itali, Rama foli për fitoren e mandatit të tretë dhe objektivin për integrim në BE. Me synimin për të lënë larg politikën e brendshme konfliktuale Rama tha se rruga e reformave është për të garantuar mirëqenien e brezave të ardhshëm.
“Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perendimi. Rruga Evropiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk është zëvendësuese e BE, si qëllimi im, si destinacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë”, tha Rama.
I pyetur për marrëdhëniet me Kinën, pasi vendi ynë ka marrë një sërë dozash të vaksinës kundër COVID, të prodhuar prej tyre, Rama tha se Shqipëria ngeli jashtë kur BE nisi shpërndarjen e vaksinave, sikurse dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se për këtë u desh që vendet të bënin secili “vrapin” e tyre. Megjithatë ai tha se vaksinat nuk u morën drejtpërdrejtë nga Kina, ndërsa marrëdhënien me ta e përshkroi si normale.
Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhe të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale.u shpreh Rama.
Kryeministri foli dhe për reformën në drejtësi duke thënë se do bëjë më të mirën për të ardhmen e vendit teksa ka shtuar se duhet pak durim.
-
VIDEO
Basha takohet me ministren austriake: Detyra jonë, të luftojmë për të sjellë ndryshim dhe demokraci në Shqipëri
Kryetari i PD Lulzim Basha u takua sot me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler të cilën e falenderoi për ndihmën që Austria i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Gjatë takimit Basha i ka shprehur ministres austriake shqetësimin në manipulimin e votës më 25 prill, duke u shprehur se PD po mbledh provat për ta faktuar këtë gjë që të ndiqet më pas nga organet hetuese kompetente.
Sipas Bashës shkelja më e rëndë e 25 prillit ishte bashkëpunimi i qeveria me persona që janë nën hetim për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe personave në listën e zezë të SHBA apo dhe tek familjarë të personave që u nxorën jashtë nga ligji i dekriminalizimit . Gjatë takimit kryedemokrati njohu ministren austriake dhe me faktin që PD dhe kandidatët e saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat deri më sot nuk ka patur asnjë reagim.
"Manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit të personave me precedentë kriminal, përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, punësime masive te paligjshme me kontrata të përkohshme në sektorin publik si dhe përdorimin e legalizimeve për vota- ishin disa prej krimeve zgjedhore që çuan në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve", tha Basha.
Ne fund të bisedës me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler, Basha tha se është i vendosur që PD të vazhdojë betejën që sipas tij do të kthejë demokracinë në Shqipëri.
-
VIDEO
'Ligjet' miratojnë raportin: Të ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit! Meta i refuzon sërish
TIRANË- Nesër, seanca plenare ka në dorë ngritjen e Komisionit Hetimor për kërkesën e 49 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve miratoi me 14 vota pro dhe 1 kundër, vetëm të deputetit Adriatik Alimadhi, raportin që do i dërgohet Kuvendit, ku argumentohet se kërkesa për shkarkimin e Metës është legjitime e bazuar në prova dhe i rekomandon seancës plenare ngritjen e Komisionit Hetimor.
Në këtë seancë të 'Ligjeve' do duhej të zhvillohej seanca dëgjimore me kreun e shtetit, por ky i fundit ka refuzuar sërish duke thënë se ka një axhendë të zënë që nuk mund ta shkelë, dhe se është i gatshëm vetëm në datën 10 maj.
"Sigurisht që agjenda e Presidentit të Republikës, është e paracaktuar, dhe i mundëson zhvillimin e këtij takimi apo mbajtjen e bashkëbisedimit e bashkëdëgjimit me anëtarët e këtij Komisioni, në datën 10 maj 2021. Kjo datë, 10 maj 2021, përveçse përkon me një ditë të lirë në agjendën e tij, përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare. Nuk do të kishte një moment më të përshtatshëm që një aktivitet i tillë i përbashkët, të zhvillohej në një ditë kaq të rëndësishme për Shqipërinë, që evokon përpjekjet e parreshtura të shtetit shqiptar për shtetin e së drejtës", shkruan Meta.
Kjo përgjigje e kreut të shtetit, për deputetët e mazhorancës është një tentativë për të nxjerrë jashtë afateve punën e Komisionit dhe të Kuvendit, pasi data përfundimtare është 9 maji, 4 muaj para përfundimit të legjislaturës më 9 shtator. Kreu i 'Ligjeve', Ulsi Manja tha se po e bën qëllimisht këtë, e ndërsa deputeti Alket Hyseni ka shkuar edhe më tej duke e konsideruar këtë një sjellje tipike opozitare e Metës, që duhet të dënohet.
-
VIDEO
KQZ 'nis hetimet' për votimin e dyfishtë në 25 prill: Do ketë ndëshkime për shkelësit
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hetojë të gjitha rastet kur një person ka votuar dy herë nëpëmjet të dhënave të pajisjes së identifikimit biometrik. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se në rast se do të konstatohen raste ku shenjat e gishtërinjve të një personi, janë regjistruar dy herë nga pajisja, ndaj votuesit do të nisë hetimi, çka mund të çojë deri në ndëshkim të tij.
Celibashi dhe nënkomisionerja Pelinku inspektuan këtë të enjte hedhjen e të dhënave nga pajisjet e identifikimit biometrik në serverin qendror të KQZ, ku garantuan se nuk ka asnjë mundësi që nëpërmjet këtyre të dhënave, të zbulohet vota e zgjedhësve.
Pas hedhjes së të dhënave në server, KQZ do të bëjë kryqëzimin me të dhënat e qendrave ku u votua në mënyrë manuale, të cilat më pas do ti vihen në dispozicion të gjitha partive që i kanë kërkuar për verifikim.
Qëllimi i pajisjes ishte të regjistronte gjurmët e gishtave të votuesve, ata të cilët kanë dashur ta provojnë për sport e kanë vendosur gishtin disa herë në pajisje do të evidentohen qartësisht dhe do të japin llogari para organeve. Ata të cilët kanë thënë që pajisja nuk ka funksionuar pajisja ka funksionuar shumë mirë. Qëllimi ka qenë të evidentonte shenjat e gishtit të votuesve.
Duhet të shohim numrin total të personave që kanë shënuar më shumë se një herë në këto pajisje, ky numër në raport me raport me rezultatin do të ketë një shqyrtim nga KQZ.
Ata persona do të duhet të japin shpjegime, do hetohet dhe verifikohet. Ka pasur raste dhe shumica e rasteve i përket gjurmës së gishtave të operatorëve, ndoshta jo mirë të trajnuar kanë menduar se nuk do ishte problem nëse e vendosin gishtin disa herë. Nëse do të jetë kështu do të jemi të rastit të janë problem teknik, por me siguri absolute mundet të themi se në rastet kur dikush tjetër e ka vendosur gishtin në më shumë se 1 herë është i detyruar të japi shpjegime, sa më shumë video të tilla të shfaqen aq më shumë do të ndihmojnë hetimin.