-
VIDEO
‘Startup’/ Rama nga Elbasani: S’kam parë kurrë ëndrra me sy hapur që të bëhem këngëtar! Sot në botën e teknologjisë, të rinjtë janë në të drejtën e tyre të jenë Steve Jobs i radhës
Kryeministri Edi Rama është shprehur se sot bota e teknologjisë po përparon me shpëjtësi shumë të madhe dhe sipas tij, të rinjtë në Shqipëri kanë mundësi të shumta për të avancuar në fushën e inovacionit.
-
VIDEO
Rama ‘thumbon’ Berishën nga Elbasani: Burrat shqiptarë janë humbësa të këqinj, nuk e pranojnë kurrë që e kanë merituar rezultatin në një garë
Kryeministri Edi Rama, nga Elbasani ku zhvilloi një takim me të rinj të apasionuar pas teknologjisë, ka ‘thumbuar’ kundërshtarin e tij politik, Sali Berishën, i cili në të njëjtën kohë po proteston para Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në Shqipëri burrat janë ‘humbësa të këqinj’, pasi sipas tij, nuk e pranojnë humbjen dhe gabimet e veta, në mënyrë që t’i hapin rrugën një procesi për të ecur përpara.
Sipas kryeministrit, në mendjen e shqiptarëve kur humbin një garë, gjithmonë qëndron ideja se ‘ua kanë punuar’.
-
VIDEO
Nis protesta e PD, Berisha niset nga selia blu drejt kryeministrisë
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është drejtuar tashmë drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’iu bashkuar pjesës tjetër të militantëve. Me daljen e Berishës, protesta konsiderohet zyrtarisht e hapur.
-
VIDEO
Berisha në protestë para Kryeministrisë, Rama takim me të rinjtë në Elbasan: Rrisim financimet për programin Startup Albania
Ndërkohë që Sali Berisha proteston në shi kundër tij, Edi Rama zgjodhi të takojë në Elbasan fituesit e Startup Albania dhe t'i informojë ata për rritjen e financimeve për këto programe falë të cilave teknologjia po krijon sot një brez të ri sipërmarrësish
-
VIDEO
LIVE - Protesta e PD
Kjo është protesta e 8-të që Partia Demokratike organizon nën moton ‘kilometri i fundit’, por asnjëra prej tyre nuk i është afruar aspak qëllimit për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, përveç se ka prodhuar dhunë me molotovë e mjete piroteknike ndaj efektivëve të policinë, institucioneve si dhe deklarata boshe nga Sali Berisha.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Kryepolici Hita në terren, porosi efektivëve të ruajnë qetësinë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e tubimit. Gjatë inspektimit, ai i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.
-
VIDEO
Drafti/ Ndryshimet e PS për Kodin Rrugor: Shoferët ‘përsëritës’ që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj
Report Tv ka siguruar draftin e PS për ndryshimet në Kodin Rrugor, të propozuara nga Ulsi Manja dhe Erion Braçe. Nëse kapesh pa patentë në timon, të shtyhet me 1 vit e drejta për t’u pajisur me leje drejtimi. Nëse një i mitur kapet pa patentë në timon, i shtyhet me 2 vite e drejta për tu pajisur me leje drejtimi.
-
VIDEO
Sot protesta, PD rikthen marshimet! Hita: Leja vetëm për në Bulevard! Opozita: Po na provokon
Sot në orën në orën 19:00 PD ka thirrur protestën e radhës kombëtare. Tubimi, që do të nisë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet në formën e marshimit dhe do të mungojnë fjalimet. Policia ka paralajmëruar reagim të ashpër nëse kalohet zona për të cilën është marrë leje.
-
VIDEO
Kuvendi në seancë maratonë, Rama shkon pas mesnate për votimin! Socialistët miratojnë aktin normativ për uljen e akcizës, rrëzohen propozimet e demokratëve
Kuvendi i dha dritën jeshile projektligjeve në rendin e ditës pas një seance maratonë që zgjati deri pas mesnate. Votën pro nismave të maxhorancës ia dha edhe kryeministri Edi Rama që u kthye në Kuvend vetëm për të votuar, ndërsa u rrëzua paketa me 3 nisma ligjore që PD propozonte për uljen e çmimit të naftës.
-
VIDEO
Transmetimi live i seancës, rrëzohet kërkesa e Veliajt! Gjykata urdhëron fikjen e kamerave
Është rrëzuar kërkesa e kryebashkiakut Erion Veliaj për transmetimin e plotë të seancës në Gjykatën Administrative. Gjykata ka vendosur lejimin e transmetimit në fillim të saj dhe në disa momente vendimi.
-
VIDEO
Padia ndaj Dados/ Veliaj kërkon seance publike: Në interesin tim që çdo gjë të jetë transparente! Mbrojtja e Dados dhe KLP kundër
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kërkoi seancë publike në gjyqin ndaj Ols Dados.
“Është në interesin maksimal që çdo gjë të jetë transparente ndaj e kam kërkuar”, tha Veliaj.
Mbrojtja e prokurorit Dado dhe KLP kundërshtuan.
-
VIDEO
Sot seanca e Veliajt ndaj Dados në Administrative, aktorët Ndrenika dhe Gaz Paja shkojnë për të ndjekur gjyqin
Dy aktorët, Robert Ndrenika dhe Gaz Paja janë paraqitur në Gjykatën Administrative për të ndjekur seancën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj Ols Dados.