-
VIDEO
Kuvendi në seancë maratonë, Rama shkon pas mesnate për votimin! Socialistët miratojnë aktin normativ për uljen e akcizës, rrëzohen propozimet e demokratëve
Akti normativ për akcizën e naftës u miratua me 85 vota pro dhe 25 kundër. Votat e socialistëve rrëzuan propozimet e demokratëve për uljen e çmimit të naftës. PD kërkonte përmes projektligjeve reduktimin e taksës së qarkullimit, uljen e akcizës mbi naftën si dhe zerimin e akcizës së gazit për industrinë prodhuese “Made in Albania”.
-
VIDEO
Bardhi drejtuar Ballës: Avokati i Popullit u zgjodh në zyrën tënde, ka marrë udhëzime nga ju
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij tha se Avokati i Popullit zgjodh në zyrën e Taulant Ballës.
-
VIDEO
Akti normativ për uljen e akcizës/ Malaj: Synon të mbrojë konsumatorin! PD: Politikë shpopullimi, alibi për të mos ulur taksat
Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se akti normativ për uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri është i përkohshëm, i domosdoshëm dhe synon mbrojtjen e konsumatorit.
-
VIDEO
Tabaku: Integrimi nuk është marketing politik, qeveria ka frikë nga transparenca! Evropa nuk ndërtohet me propagandë
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se avancimi i Shqipërisë drejt integrimit evropian është një fasadë e sajuar nga qeveria. Tabaku nga foltorja iu referua raportit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë duke thënë se nuk mund të trajtohet si propagandë pasi aty Shqipëria kritikohet për nivelin e lartë të korrupsionit, zgjedhjet e kapura nga pushteti si dhe ekonomia që i shërben vetëm qeverisë.
-
VIDEO
‘Drejtësia nuk është slogan’/ Gogu para studentëve: Reforma nuk mbahet vetë, varet nga ju
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zgjodhi të flasë drejtpërdrejt me studentët e drejtësisë për rolin që ata do të kenë në të ardhmen e sistemit, duke e vendosur theksin te përgjegjësia individuale dhe standardet europiane të drejtësisë.
-
VIDEO
Toni Gogu pret në takim ministrin e Drejtësisë të Francës: Forcojmë bashkëpunimin, fokusi te reforma dhe te standardet evropiane
Vizita e ministrit francez në Tiranë vjen në një moment kyç për Shqipërinë, në prag të Kongresit Botëror të Ligjit që do të mbahet në kryeqytet në vitin 2027, duke e vendosur vendin në qendër të dialogut ndërkombëtar për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës.
-
VIDEO
Deputetët e PD debat me Peleshin: Vokshi u ndalua nga Garda të shkonte te sekretaria, të dalë jashtë gardisti! Kryetari i Kuvendit: Nuk i urdhëroj unë
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është përplasur me disa deputetë të Partisë Demokratike. Ishte Albana Vokshi, e cila i kërkoi Peleshit të nxirrte jashtë sallës punonjësit e Gardës së Republikës, pasi ky i fundit e kishte penguar deputeten të akesonte sekretarinë në sallë, që është e pozicionuar në pjesën e sipërme pas karrigeve të ministrave.
-
VIDEO
‘731 milionë litra naftë të rieksportuara në Kosovë’, Braçe: Janë të përfshirë zyrtarë të të dy vendeve
Një nga shqetësimet që Erion Braçe ngriti në Kuvend ishte rieksporti i naftës nga Shqipëria në Kosovë. Duke u kthyer përgjigje akuzave të Berishës se “mbron interesat e tregtarëve”, deputeti socialist tha se gjatë 2025 janë rieksportuar 731 milionë litra naftë dhe dyshon se lënda djegëse nuk tregtohet në Kosovë, por në Shqipëri.
-
VIDEO
Korreshi: Ngulni ndonjë gozhdë në Lushnjë, 1 lopatë me lek duhen për 2 rrugë që të shpëtojmë nga aksidentet
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi në foltoren e Kuvendit solli shqetësimet nga qyteti i Lushnjës. Korreshi kërkoi investime në infratrukturën rrugore, në spitale, në sistemin energjetik si dhe në uljen e naftës.
-
VIDEO
Tabaku: Ekonomia në Shqipëri ka dështuar, shqiptarët paguajnë çmime evropiane me paga ballkanike! Sa herë ka krizë, PS del me propagandë të re
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po bashkëpunon me oligopolet e karburanteve për të mbajtur artificialisht të larta çmimet e naftës në Shqipëri, duke rënduar drejtpërdrejt ekonominë e qytetarëve shqiptarë.
-
VIDEO
Kanye West në Tiranë/ Xhixho: Jemi në prag krize e ju do të hidhni 50 mln euro për një koncert! I përgjigjet ministri: Fake news, 0 lekë nga shteti
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, duke folur për aktin normativ të uljes me 20% të akcizës a herë çmimi i naftës shkon 220 lekë, tha se ky propozim nuk i vjen aspak në ndihmë qytetarëve dhe se vendi ndodhet në prag të një krize ekonomike.
-
VIDEO
Gjekmarkaj: Socializmi juaj, shakaja më e madhe e kohërave moderne! Shqipëria ka rrugë që nuk ndërtohen kurrë e çmimet më të larta në rajon
Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj akuzoi qeverinë me në krye Edi Ramën se e ka kthyer Shqipërinë në shërbim të ‘klientëve’ e vetes së tyre. Gjekmarkaj përmendi çmimin e naftës duke thënë se në Shqipëri shitet më shtrenjtë se gjithë rajoni dhe askush nuk rimbursohet. Deputeti i PD e mbylli fjalën e tij duke thënë se protesta është e vetmja shpresë për popullin.