-
VIDEO
Akti normativ për uljen e akcizës, Bardhi: Alibi për të mos ulur taksat, Rama nuk shqetësohet për çmimet e larta
Ndërsa në Kuvend po diskutohej për aktin normativ për uljen e akcizës kur çmimi i naftës kalon 220 lekë/litri, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se refuzon të shkojë në Kuvend pasi shqetësimi i tij nuk është rritja e çmimeve për qytetarët, por si të pengojë drejtësinë të luftojë korrupsionin. Aktin normativ ai e quajti një alibi të qeverisë për të mos ulur taksat.
-
VIDEO
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, Zhupa: Paguajmë helm, çfarë kontrollesh kemi për sigurinë ushqimore?
Deputetja e PD, Ina Zhupa foli në Kuvend për helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë, duke thënë se jetojmë në një ku përzgjidhen edhe fituesit e tenderëve të ushqimeve. Çfarë kontrollesh kemi për sigurinë ushqimore?, pyeti Zhupa duke thënë se jo vetëm që paguajmë çmimet e ushqimeve më të larta në rajon, por paguajmë edhe helm.
-
VIDEO
‘Të hoqi Lubia nga Fieri’, Braçe i kthehet Berishës: E tepërt të flasësh për fermerët, në 14 vite nuk iu dhe 1 litër naftë pa akcizë
Deputeti socialist Erion Braçe dhe kreu i PD, Sali Berisha u përfshinë në debat në Kuvend për çmimin e naftës. Deklaratave të Braçes se taksa e qarkullimit e solli qeveria e tij, Berisha iu përgjigj duke i thënë se sot pritet që ligjvënësi të niste grevën e urisë për naftën pa taksa që iu hoq fermerëve. Ndërsa e akuzoi Braçen se nuk shqetësohet më për fermerët që pasi Belinda Balluku e largoi nga Fieri.
-
VIDEO
‘Kush po abuzon mo, ti s’i ke zënë me gojë tregtarët!’ Braçe-Berishës: Taksën e qarkullimit e sollët ju, tarifat e ulëta favorizojnë konsumatorët e mëdhenj
Duke folur për modelin e taksave, Erion Braçe tha se tarifa fikse e akcizës dhe taksa e qarkullimit te nafta janë produkte të qeverisë Berisha.
-
VIDEO
Çmimi i naftës, Braçe: S’erdhi nga qeveria, por lufta! Bordi ka mungesë transparence, fshihet modeli i tregut
Çmimi i lartë i naftës nuk vjen nga qeveria, por nga situata e luftës në Lindjen e Mesme, tha deputeti Erion Braçe. Ai nënvizoi se akti normativ për taksën kombëtare dhe akcizën nuk ka ndikim pasi peshën kryesore e ka mbajtur Bordi i Transparencës. Edhe pse e lëvdoi punën e Bordit, Braçe tha se ka rezerva për transparencën pasi fsheh modelin e tregut.
-
VIDEO
Raporti i PE/ Berisha: Me votën për Ballukun, i keni futur thikën pas shpine procesit të integrimit
Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza ndaj mazhorancës se me vendimin për të mos ia dorëzuar Belinda Ballukun, SPAK-ut, do të bllokojë procesin e integrimit.
-
VIDEO
Akti normativ për uljen e akcizës, Berisha: Politikë shpopullimi, i keni hequr subvencionin e naftës fermerëve
Akt absurd dhe politikë shpopullimi e quajti Sali Berisha aktin normativ për uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri, i cili po diskutohet sot në Kuvend. Berisha tha se është akt cinik ndaj shqiptarëve që sot jetojnë me djersën e ballit dhe e sjellin në Kuvend në një kohë që qeveria ka hequr subvencionet për naftën.
-
VIDEO
Projektrezoluta e PE për Shqipërinë, Balla i pëgjigjet Berishës: S’ishin 300 ndërhyrje, por amendamente! S'u miratuan as ato që nisët me email nga Tirana
Në përgjigje të deklaratave të Berishës për projektrezolutën e PE për Shqipërinë se në të janë bërë 300 ndërhyrje, Taulant Balla tha se ishin 300 amendamente, pjesa më e madhe e të cilëve u rrëzuan. Mes tyre, edhe amendamente që ishin nisur me email nga Tirana, vijoi Balla. Lidhur me projektrezolutën, ai pati vetëm një rezervë, të drejtat e minoriteteve, pasi ligji shqiptar parashikon mbrojtjen më të mirë të tyre.
-
VIDEO
Çmimi i naftës, Bozdo: Kemi zero rezervë sigurie, KLSH të bëjë auditim! Ministri Karakaçi: Përdoret në rast mungese në treg, s’ka pasur pengesa në furnizim
Në interpelancën e kërkuar me Enea Karakaçin, Eno Bozdo tha se vendi nuk ka një rezervë sigurie, ndërsa ministri u përgjigj se verifikimi është kryer dhe po ribëhet për shkak të situatës. Më tej, ai i kërkoi ministrit të Energjisë dakordësim për një auditim të pavarur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për rezervën e sigurisë.
-
VIDEO
Shqipëria drejt standardeve europiane për cilësinë e ajrit dhe klimën, Jaupaj prezanton planin 10-vjeçar, fond 9.8 miliardë dollarë dhe 66 masa për mjedisin
Në përmbyllje të Konferencës Rajonale të Klimës “United for Climate”, ministri Jaupaj ndau detaje nga reformat dhe projektet e mëdha të vendit për klimën dhe mjedisin.
-
VIDEO
Rama: Unë dhe PS jemi më të vendosur se kurrë për të mbështetur vazhdimësinë e drejtësisë së re
Kryeministri Edi Rama tha se ai dhe mazhoranca socialiste në Kuvend janë më të vendosur se kurrë për të mbëhseur vazhdimiësinë e drejtësisë së re.
-
VIDEO
‘Përdor Kushtetutën që më qëllove ti’, Peleshi-Bardhit: S’ka shkelje të rregullores! I tërheq vëmendjen deputetit
Akuzave të Gazment Bardhit se nuk sjell Ramën në Kuvend për interpelancat e kërkuara nga opozita dhe thirrjes së tij për t’u tërhequr, Peleshi iu përgjigj se nuk bëhet fjalë për asnjë shkelje të Kushtetutës. Madje, tha se përdor Kushtetutën me të cilën Bardhi e ka goditur dhe ai e kapi në ajër. Ndërsa i la 10 minuta kohë Bardhit për t’u shprehur para Kuvendit, i dha masën disiplinore të tërheqjes së vëmendjes për fjalorin.