-
VIDEO
Gara për kreun e PD/ Berisha u mbyll dyert Kokalarit, Balliut dhe Salianjit, s’iu pranon kandidaturën! Aplikimin e dorëzon vetëm një mjeke
ë mesditë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave që duan të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Sali Berisha është siguruar që në garë të jetë pa rivalë, referuar dhe udhëzimit të ri të publikuar vetëm 24 orë përpara afatit përfundimtar për kandidatët, duke përjashtuar nga gara të dënuarit me vendim të formës së prerë si dhe ata që nuk janë anëtarë të partisë.
Evi Kokalarit, Alesia Balliut dhe Ervin Salianjit nuk i është pranuar aplikimi. Përfaqësuesit e këtij të fundit i kanë lënë dokumentet në recepsion, një gjest ky simbolik. Të 3 kanë thënë se dokumentacionin do e dorëzojnë dhe në rrugë elektronike dhe pse gjasat për tu pranuar si kandidatë, janë zero. I vetmi aplikim që është pranuar është ajo e mjekes Mejreme Sela, ndërsa e vetmja kandidaturë e zyrtarizuar është ajo Sali Berishës.
Udhëzimi që mban datën 18 mars, por i publikuar vetëm dje duke i lënë 24 orë afat kandidatëve të përgatisin të gjithë dokumentet, përjashton automatikisht nga gara të dënuarit me vendim të formës së prerë, pra Salianjin të dënuar me 1 vit burg për dosjen 'Babale'. Sali Berisha thotë se Evi Kokalari nuk mund të jetë pjesë e garës pasi nuk është anëtare e Partisë Demokratike, një prej kritereve bazë. I njëjti argument vlen dhe për Alesia Balliun. Ndërkohë për Ervin Salianjin përdoret dhe termi “vetëpërjashtim”, pasi doli kundër drejtuesve të partisë, një arsye më shumë për të mos qenë në garë.
-
VIDEO
Lezha përgatitet për sezonin turistik, kryebashkiaku Ndreu: Fokusi te pastërtia, ndjekje penale për ata që do të shkaktojnë ndotje të mjedisit
Lezha ka nisur përgatitjet për sezonin turistik, i cili do të hapet zyrtarisht në fund të muajit maj. Fokusi kryesor është vënë tek shërbimet, e kryesisht pastërtia në zonat turistike të Tales dhe Shëngjinit.
Gjatë një takimi me operatorët turistikë, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se mbeturinat do të mblidhen sipas një orari të përcaktuar dhe nuk do të ketë kosha, duke paralajmëruar masa të ashpra ndëshkimore deri në ndjekje penale për ata që nuk do të zbatojnë rregullat e vendosura dhe shkaktojnë ndotje.
-
VIDEO
Gara për kreun e PD/ Përfaqësuesi i Alesia Balliut mbërrin në selinë blu për të dorëzuar kërkesën për kandidim
Ashtu siç e paralajmëroi mbrëmë në studion e “Repolitix” në Report Tv, Alesia Balliu ka dorëzuar ditën e sotme në selinë blu kërkesën për kandidim në garën për kreun e Partisë Demokratike, nëpërmjet një përfaqësuesi të saj.
-
VIDEO
Gara për kreun e PD/ Përballë Berishës vetëm një mjeke, Mereme Sela dorëzon kërkesën për kandidim
Ndërsa në orën 12:00 të ditës së sotme skadon afati për dorëzimin e kërkesës për kandidimin në garën për kreun e Partisë Demokratike, në ambientet e selisë blu është paraqitur një kandidate e papërfolur më herët si pjesëmarrëse në zgjedhje.
-
VIDEO
Udhëzimi i PD/ Alesia Balliu: Kriteret i ka bërë studio ligjore e Shkëlzenit! Sot është në fuqi neni ‘Berisha’, kryetari duhet të jetë ‘non grata’
Për juristen Alesia Balliu, udhëzimi i publikuar sot nga PD, ku paraqiteshin kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetarë partie, është shkruar nga studio ligjore e Shkëlzen Berishës. Balliu kërkoi që si kriter të futej edhe neni 'Basha', i cili sipas saj do të përjashtonte Berishën nga gara për kreun e PD-së.
-
VIDEO
Udhëzimi i PD e la jashtë garës për kryetar partie, Salianji për Repolitix: Nesër dorëzoj kërkesën për kandidim! Uzurpim, frikë e Berishës për t’u përballur!
Ervin Salianji nuk do t’i ndalë përpjekjet për tu bërë pjesë e garës për kreun e ri të PD. Referuar udhëzimit të ri, ish-deputeti thotë se nuk e njeh si proces këtë garë dhe se është një uzurpim që Sali Berisha i ka bërë partisë.
-
VIDEO
Inaugurimi i Komisariatit të Krujës, kryepolici Hita: Të goditet krimi, parandalim i kultivimit të hashashit dhe armëve pa leje
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, pas inaugurimit të Komisariatit të Policisë Krujë, me prezencën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim pune me efektivat e këtij komisariati.
-
VIDEO
Nesër afati i fundit për kandidaturat për kreun e PD, Report Tv zbardh udhëzimin: S’lejohen të dënuarit me vendim të formës së prerë! Salianji mbetet jashtë gare
Udhëzimi që mban datën 18 mars, ishte mbajtur i fshehtë! Nesër në orën 12:00 skadon afati për dorëzimin e kandidaturave. Sali Berisha e zyrtarizoi përpara largimit drejt Kroacisë. Ervin Salianji nuk tërhiqet. Burime për Report Tv: Ish-deputeti do të dorëzojnë nesër dokumentacionin.
-
VIDEO
Inagurohet komisariati i ri i Krujës, Lamallari: Modernizim i policisë nuk është vetëm infrastruktura! Rrisni standardin e shërbimit për qytetarët
Në inaugurimin e komisariatit të Policisë së Krujës, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, u bëri thirrje efektivëve që të rrisin cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.
-
VIDEO
Lapaj kthen vëmendjen te referendumi, dorëzon në KQZ kërkesën për formularët: Shfuqizojmë dy ligje!
Adriatik Lapaj dorëzoi në KQZ kërkesën për marrjen e formularëve për mbledhjen e 50 mijë firmave, që përmes referendumit të shfuqizojë dy ligje, atë të Paketës së Maleve dhe investimeve strategjike. Por, për shkak të vakuumit ligjor, Lapaj e pranon se kjo është një rrugë e gjatë dhe kodi aktual e vështirëson thirrjen në referendum të qytetarëve.
-
VIDEO
SPAK edhe hetim pasuror Ballukut, kontrolle te familjarët, sekuestrohen celularë e dokumente! Dërgon letërporosi jashtë vendit
Me vendim të GJKKO-së, janë miratuar të paktën 15 kontrolle në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Balluku’. Kontrolle edhe te Mired Reci, djalit i tezes së Belinda Ballukut, si edhe te kunati i saj. Të dy rezultojnë aksionerë të shoqërive, ‘XL MARKET’ e ‘Hippo Tregu Elektrik’.
-
VIDEO
Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Rama: 2 të parat për Forcën tonë Detare, eksport edhe për vendet aleate
Partneriteti i hap rrugë prodhimit në Shqipëri të mjeteve lundruese detare, jo vetëm për nevojat e vendit, por edhe për eksport në tregjet ndërkombëtare. Shqipëria do të jetë e para që përfiton nga marrëveshja pasi dy anijet e para do të jenë për Forcat e Armatosura duke e çuar flotën në 7.