-
VIDEO
Zjarri te pallati i ‘Arlis’, Endrit Shabani: Probleme me pushtetin vendor, kemi ngritur task forcë për sigurinë e shtëpive! Banorët të strehohen në banesa sociale
Avokati i Popullit po prezanton Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit 2025, ku është shprehur edhe për zjarrin e rënë të martën te kompleksi ‘Arlis’ te Farmacia 10.
-
VIDEO
Korreshi: Merrni në telefon ministren e Shëndetësisë, s’ka ashensor te pediatria! Gratë lindin shkallëve në Fier, ekografia si foto pa blic
Deputeti i PD Saimir Korreshi komentoi ndryshimet e propozuara nga PS për rregulloren e Kuvendit, konkretisht për shkurtimin me 5 minuta të fjalës, duke ironizuar deputetët e rinj, për të cilët Korreshi thotë se ‘janë mërzitur se flasin deputetët nga 10 minuta’.
-
VIDEO
Rregullorja e parlamentit, propozimi i Ballës: Të rikthejmë çështjet jashtë rendit të ditës në fillim të seancës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, hodhi një propozim në Kuvend që pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës (që vendoset e fundit në axhendë), të rikthehet për t’u zhvilluar në fillim të seancës.
-
VIDEO
Fjalimet e deputetëve të PD bezdisin edhe kolegun e tyre, Arjan Ndoja-Peleshit: Hiqjani fjalën nëse nuk flasin për procedurë
Deputeti Arjan Ndoja i kërkoi Niko Peleshit që të vendoste rregull në parlament. Ai i tha se nëse palët e secilës forcë nuk flasin për çështje të rendit të ditës, duhet t’u ndërpritet fjala.
-
VIDEO
Zjarri te Arlis, Xhaferri: Rimbursim për banorët e prekur, komision hetimor për të verifikuar ngjarjen
Deputeti demokrat, Besart Xhaferri ka ngritur në Kuvend rastin e zjarrit që shkrumboi pallatin te Arlis. Ai bëri thirrje që çdo banor të rimbursohet nga dëmet dhe kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar ngjarjen. Sipas tij, në Kuvend do duhej të ishte futur në rend dite me urgjencë diskutimi për sigurinë e termoizolimit.
-
VIDEO
Zhupa: Samiti i Diasporës ishte propagandë politike, nuk ftuat opozitën! Hoxha: Ishte sukses, askush s’është i përjashtuar
Deputetja e PD Ina Zhupa e cilësoi edicionin e 4-t të Samitit të Diasporës një aktivitet me karakter propagandistik. Zhupa u shpreh se mënyra si është konceptuar dhe zhvilluar samiti ka qenë problematike dhe, sipas saj, diaspora është injoruar në disa raste. Ndër të tjera, deputetja e opozitës tha se opozita ka qenë e përjashtuar nga ky organizim.
-
VIDEO
Tabaku kërkon debat urgjent për integrimin: Nuk kemi informacion se çfarë po ndodh me negociatat, opozita është lënë jashtë këtij procesi
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti në fillim të seancës plenare shqetësimin për mungesën e transparencës në procesin e integrimit europian, duke kërkuar sërish zhvillimin e një debati parlamentar të plotë dhe të hapur mbi këtë çështje.
Në fjalën e saj për procedurë, Tabaku theksoi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian nuk mund të trajtohet si një proces teknik i mbyllur, por si një proces thellësisht politik dhe me interes kombëtar, ku qytetarët duhet të informohen dhe të përfshihen. Ajo vuri në dukje se, ndryshe nga praktikat e vendeve të tjera të rajonit, si Serbia, ku pozicionet negociuese publikohen dhe diskutohen, në Shqipëri mungon çdo informacion për publikun dhe për vetë deputetët. Tabaku tha se opozita është e përjashtuar nga ky proces.
-
VIDEO
Procesi i anëtarësimit, Berisha: Shqipëria po negocion bazuar në lobime korruptive! Me Ramën përballë në GJKKO, të jenë të pranishme mediat
Jashtë parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria po negocion për anëtarësimin në BE duke u bazuar në lobime korruptive. Ai hodhi akuza ndaj qeverisë se nuk publikon asnjë informacion nga takimet në Bruksel dhe opozita njoftohet vetëm nga miqtë e saj. Berisha bëri thirrje që vendet europiane të denoncojnë këtë praktikë.
-
VIDEO
Berisha: Riktheni subvencionet për naftën e fermerëve! Salla: Qeveria gati mbi 100 mln euro mbështetje për sektorin e bujqësisë
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të rikthejë naftën pa taksa për fermerët.
-
VIDEO
Ambasadorja Huber: Parlamenti të mbështesë Avokatin e Popullit, rekomandimet të konsiderohen e miratohen
Ruth Huber, ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, tha në konferencën për shtyp krah Avokatit të Popullit se përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i institucioneve janë kyçe për demokracinë në Shqipëri. Ajo nënvizoi se Raporti i Avokatit të Popullit duhet të merret në konsideratë nga parlamenti dhe ky institucion të shihet si bashkëpunëtor. Gjithashtu u shpreh se institucionet e pavarura duhet të mbështeten.
-
VIDEO
Gonzato: Thelbësore rëndësia e pavarësisë institucionale, rekomandimet të mos mbeten pjesë e një strukture të shkëputur nga realiteti
Silvio Gonzato, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, tha në prezantimin e Raportit Vjetor të Avokatit të Popullit se pavarësia institucionale, besueshmëria dhe besimi publik janë thelbësore.
-
VIDEO
‘Numër i lartë ankesash për Kadastrën’, Raporti i Avokatit të Popullit: Shqetësues trajtimi i të miturve në protesta
Disa nga gjetjet kryesore të Raportit 2025 të Avokatit të Popullit janë numri i lartë i ankesave për Kadastrën, pritjet e gjata për vendimet gjyqësore, mbipopullimi i burgjeve, përfshirja e të miturve në protesta dhe pyetja e tyre pa praninë e prindërve.