-
VIDEO
Korreshi ironi me Karakaçin: Dramë në Lushnjë, nuk ndizet lavatriçja kur karikoj makinën! Ministri: Po bëj sikur se dëgjova, mos përdor prizën e telefonit
Deputeti i PD Saimir Korreshin në foltoren e Kuvendit ngriti si shqetësim disa problematika në qytetin e Lushnjës. Ai iu drejtua ministrit të Energjisë Enea Karakaçi duke thënë se telat e energjisë elektrike janë të amortizuar
-
VIDEO
Cara akuza për rindërtimin, Balla: Hodhët në erë Gërdecin dhe vratë 26 persona! Nuk ndërtuat asnjë shtëpi, e mbyllët me ca para në dorë
Opozita dhe mazhoranca u përfshinë në Kuvend në debate për rindërtimin. Deputeti i qarkut të Durrësit, Igli Cara akuzoi se procesi i rindërtimit ende nuk është mbyllur pas 7 vitesh.
-
VIDEO
Vizita në Itali/ Rama i ulet në gjunjë Melonit, takim ‘kokë më kokë’! Nesër në Spanjë
-
VIDEO
Zjarri te pallati te ‘Arlis’/ Tabaku: Si i ka kaluar ajo godinë filtrat ligjorë? Qeveria ka përgjegjësi, të bëhet bilanc i dëmeve
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë në zonën e njohur si ‘Farmacia 10’ në kryeqytet ku një pallat i kompleksit ‘Arlis’ u shkrumbua nga flakët. Tabaku thotë se qeveria është pjesë e zinxhirit përgjegjës për licencimin e atij objekti, punimet e të cilit ishin jashtë standardeve minimale të sigurimit të jetës për qytetarët.
-
VIDEO
Muzhaqi-Berishës: Ke këtu qëkur kam lindur unë
Në nisje të fjalës të saj, teksa opozita s’u përmbajt me komente, deputetja socialiste Bora Muzhaqi ia ktheu shpejt e qetësisht përgjigjen kryetarit të PD, Sali Berishës ‘duke ia ngrirë’ buzëqeshjen.
-
VIDEO
Gabimi i Kuvendit, përfshin Ballukun, Spiropalin dhe Vengun në listën e diskutuesve si ministra! Opozita e kap ‘mat’
Në listën e diskutuesve të Kuvendit, Belinda Balluku renditet si ministre, edhe pas shkarkimit të saj si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtë e evidentoi Klevis Balliu, i cili duke tundur listën, pyeti tërë kureshtje për Ballukun.
-
VIDEO
‘Të ndalet abuzimi me çmimet e fruta-perimeve!’ Braçe: Domatja u shit 5-6 herë më shtrenjtë sesa është importuar
Deputeti socialist Erion Braçe bëri thirrje që të ndalohet me abuzimin e çmimeve, duke veçuar edhe abuzimet me produktet e importit. Ai nënvizoi se për domaten, “produktin hit”, çmimet për qytetarët kanë qenë 5-6 herë më të larta sesa çmimet e importit dhe zhdoganimit.
-
VIDEO
‘Call center-at krim individual, autoritetet ta ndalojnë’, Braçe-opozitës: S’merrem me filma, por me fakte! Kujdes kur përmendni emra të mazhorancës
Ndërsa mori fjalën në Kuvend, deputeti Erion Braçe tha se aktiviteti i call center-ave nuk është risi, por është e nevojshme që në rastet e krimit, të cilin e quajti individual, të ndalohet nga autoritetet.
Gjithashtu i tha opozitës se nuk mund të përmendë emra të përveçëm të mazhorancës, kur kjo e fundit mund të mos ketë asnjë dijeni për çfarë ata bëjnë. Sa për akuzat kundrejt sektorit të ndërtimit, Braçe nënvizoi se nuk mund të damkoset në mënyrë kolektive.
-
VIDEO
Aksioni kundër Call Center-ave/ Berisha: Aktivitet i mbrojtur nga shteti, u mashtruan pensionistët e vendeve kontribuuese
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar dhe veprimtarinë e Call Center-ave, të goditur së fundmi nga SPAK. Berisha tha se personat që fshihen pas tyre, mbrohen nga shteti dhe u vjedhin pensionet të moshuarve në vendet e Evropës.
-
VIDEO
Ndërtimi i Porto Romanos/ Kapri: Kush po tenton ta sabotojë projektin? Karakaçi: Ka sfida, por janë normale! Porti i ri do të menaxhojë 1 mln kontejnerë
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka dhënë sot shpjegim lidhur me procesin e ndërtimit të portit të ri tregtar Porto Romano me kërkesë të deputetëve të Partisë Mundësia Erlad Kapri dhe Agron Shehaj. Interpelanca ishte kërkuar me kryeministrin Rama, por ky i fundit ia delegoi Karakaçit.
-
VIDEO
Shtyhet interpelanca e Shehajt dhe Kaprit me zv/kryeministren Koçiu
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se interpelanca e kërkuar nga deputetët Shehaj e Kapri me zv/kryeministren Albana Koçiu, do të zhvillohet në një moment të dytë.
-
VIDEO
Mungojnë ministrat Nufi dhe Kumbaro, shtyhen dy interpelancat e kërkuara nga PD! Peleshi: Duhet të prevalojë mbi çdo axhendë
Ndryshimi i orarit të fluturimit ka bërë që ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, të mos jetë prezent në interpelancën urgjente të kërkuar nga PD lidhur me shoqërinë KAYO, sqaroi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.