-
VIDEO
Kuvend/ Opozita i kërkon ‘llogari’ qeverisë për interpelancat, rrëzohen nismat e PD! Pr.ligji për naftën, jo me procedurë të përshpejtuar
Në bllok opozita akuzoi qeverinë se nuk po jep llogari para parlamentit, ndërsa kuvendin e drejtuar nga Niko Peleshi e cilësojnë si mburojë të abuzimeve të mazhorancës.
-
VIDEO
‘Do ngremë flamurin gjerman në Shijak’- Rama 'tallet' me PD-në: Kur shkova në Uashington, e bënë edhe Trump të korruptuar, hoqën dorë nga SHBA
Kryeministri Edi Rama nga Durrësi është shprehur se të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike për ‘ngecje’ të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, janë të pavërteta.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama me ironi deklaroi se pas pjesëmarrjes së tij në ‘Bordin e Paqes’ në Uashington, PD u distancua nga Presidenti Donald Trump dhe SHBA dhe tani kanë ‘ngritur’ flamurin gjerman.
-
VIDEO
Rënia e Euros/ Malaj në Kuvend ‘zbulon’ si hyjnë flukset e valutës së huaj: 2 miliardë € nga remitancat dhe 5.7 miliardë € nga turizmi në 2025! S'kemi të bëjmë me para të pista
Ministri Petrit Malaj ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, se niveli i euros ka rënë për shkak të hyrjes në vend të parave të siguruara nga aktiviteti kriminal.
Teksa tregoi disa parametra që sipas tij pasqyrojnë qartë rritjen ekonomike në Shqipëri, Malaj tha se s’kemi të bëjmë me para kriminale, por me para që kalojnë përmes sistemit bankar dhe që janë të mirë-monitoruara.
-
VIDEO
‘Portet turistike’/ Bardhi akuza mazhorancës: Ligj për interes të 3-4 personave! Triporti i Vlorës rezulton të ketë pronar një pensionist, Aeroporti i Kukësit përdoret për gara me makina
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta për korrupsion ndaj Qeverisë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se projektligji për portet turistike, i propozuar nga deputetja socialiste e Vlorës, Zamira Sina, i shërben interesave të 3-4 personave.
Ai tha gjithashtu se investimet strategjike janë tendera të dhëna pa garë nga Qeveria, teksa shtoi se aeroporti i Kukësit ka dalë jashtë funksionit, ndërsa Triporti i Vlorës është në pronësi të një pensionisti (që s’ka asnjë lidhje me projektin).
-
VIDEO
‘Përdorni Bashkim Ulajn për të vjedhur’, Balla i kundërpërgjigjet Shehajt: Je i vetmi deputet që e ke blerë me para vendin në parlament
Deputeti dhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, solli në Kuvend revoltën e banorëve të Rrjollit, të cilët pretendojnë se po u grabiten pronat nga botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj, për të ndërtuar një resort.
Duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës, deputeti Shehaj tha se nëpërmjet biznesmenit Ulaj mazhoranca po vjedh qytetarët.
-
VIDEO
Porti i ri i Durrësit/ Bylybashki: Banorët e shpronësuar fituan në gjykatë vlerësimin 115 euro/metër katror, nga 5.5 euro/metër katror që i dhatë ju
Deputeti Oerd Bylykbashi tha se sot gjykata ka vendosur vlerën e kompensimit të tokës private të shpronësuar për interes të ndërtimit të portit të ri të Durrësit, 115 euro/metër katror, nga 5.5 euro/metër katror që autoritetet kishin caktuar si vlerë.
-
VIDEO
‘Keni kriminalizuar ekonominë’, Ibrahimaj debat me Tabakun: Qeveria jonë ka rritur të ardhurat! Ndërhyn Bardhi: Mbylle gojën, e korruptuar
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj është përplasur në debat me deputeten e PD Jorida Tabaku, pas fjalës së mbajtur në foltore nga kjo e fundit teksa u shpreh kundër projektligjit për procedurën e ndërtimit të porteve publike. Ibrahimaj i tha se është kjo qeveri që ka rritur të ardhurat në vend e ka zhvilluar sektorin e turizmit.
-
VIDEO
Rama ironi me opozitën: Beteja politike nuk fitohet duke nxirë Shqipërinë në Bruksel, as duke paguar mediat e huaja për të hedhur baltë
Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën nga një takim me sipërmarrës në sektorin e ndërtimit dhe iu përgjigj akuzave të tyre për pastrim parash, duke thënë se ky sektor ka rol jetik në zhvillimin ekonomike dhe transformimin e vendit. Kryeministri solli shembullin e Maqedonisë apo Malit të Zi për të cilat tha se kanë qenë gati në konflikte civile, por kundërshtarët e qeverisë nuk shkonin kurrë në Bruksel për të nxirë imazhin e vendit. Rama tha se beteja politike nuk fitohet duke furnizuar mediat e huaja me baltë e as duke u ankuar në Bruksel apo duke paguar portale.
-
VIDEO
Takimi me ndërtuesit, Rama batuta: Këta demokratët me ne punojnë, me të tjerët protestojnë! U del të argëtohen edhe me molotovë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me ndërtues, ku foli për rritjen e ekonomisë, punësimit, pagave në sektorin e ndërtimit, që sipas tij luan një rol kyç në transformimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.
Gjatë takimit nuk munguan batutat nga kreu i qeverisë, i cili iu drejtua sipërmarrësve demokratë duke u thënë “Këta demokratët me ne punojnë me të tjerët protestojnë, janë në rregull, këta janë rehat, këtyre u del dhe të argëtohen me molotovë, edhe të ndërtojnë dhe fitojnë”.
-
VIDEO
Rama: Ndërtimi solli transformim, e fusin në kornizën e krimit për të nxirë imazhin e vendit! Beteja politike s'fitohet duke hedhur baltë
Akuzave të opozitës lëshuar nga salla e Kuvendit se me ndërtimin në Shqipëri po pastrohen paratë, kryeministri Rama iu përgjigj në distancë, nga një bashkëbisedim me disa sipërmarrës ku evidentoi se ndërtimi në vecanti, sipas tij po luan një rol kyç në tranformimin ekonomik e social të Shqipërisë
-
VIDEO
Pr.ligji për portet turistike, Braçe: Marinat duhet të mbeten pasuri publike, mjedisi të mos cenohet e siguria t’i besohet vetëm shtetit
Teksa po diskutohet për projektligjin për ndërtimin e porteve turistike, deputeti i PS Erion Braçe tha se turizmi në Shqipëri është në zhvillim e sipër. Ai kërkoi nga projektligji që portet të mbeten pasuri publike dhe jo t’i kalojnë privatin. Ai tha se nuk duhet të cenohet mjedisi e siguria duhet t’i besohet shtetit dhe jo privatit.
-
VIDEO
Ndërtimi/ Rama: Sektor që transformoi vendin, e neveritshme që e fusin në kornizën e krimit
Kryeministri Edi Rama thotë se sektori i ndërtimi ka sjellë transformimin e vendit. I ftuar në një takim ku u prezantua një projekt i ri, Rama tha se është e neveritshme që këtë sektor e fusin në kronizën e krimit.