-
VIDEO
‘Vota kundër imunitetit të Ballukut po e mban peng integrimin’, Tabaku: Listat që tunden janë gënjeshtrat e radhës
Pasi sqaroi pozitën e saj pas fjalëve të Ballës se është larguar nga mbledhja e konferencës së kryetarëve, Jorida Tabaku tha se arsyeja e vërtetë që po e mban peng procesin e integrimit është votimi kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut.
-
VIDEO
Bardhi i përgjigjet Ballës: S’na keni dhënë listën e ligjeve për integrimin dhe thoni s’keni votuar! Na është mohuar transparenca
Pasi Taulant Balla tha se opozita nuk ka votuar për një sërë ligjesh për procesin e integrimit, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se ndaj opozitës nuk ka transparencë dhe s’është vënë në dijeni të këtyre ligjeve, pavarësisht kërkesave të përsëritura.
-
VIDEO
Miratohet propozimi i PS për mocionin me debat më 14 maj, Bardhi: Plotësisht në shkelje të rregullores së Kuvendit!
Mocioni me debat mbi problematikat e konstatuara nga DASH për klimën e investimeve në Shqipëri u miratua përmes votimit në Kuvend për t’u zhvilluar në datën 14 maj.
-
VIDEO
Balla replika me PD: O dashnorët e rinj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, s’keni dhënë një votë pro për ligjet! Presionet tuaja nuk i hamë
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla propozoi datën 14 maj për zhvillimin e mocionit me debat për raportin e DASH sa i përket klimës së investimeve në Shqipëri, ndërsa opozita kërkon që debati të zhvillohet menjëherë.
-
VIDEO
Rregullorja e Kuvendit, Tabaku: Po shkelet bashkëjetesa parlamentare, duhet të ketë ndryshime konsensuale
Në konferencën e kryetarëve, opozita kundërshtoi futjen në rendin e ditës të Kuvendit të ndryshimeve në rregullore. Përpara Kuvendit, deputetja e PD Jorida Tabaku tha se mazhoranca ka thënë që pret zbardhjen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se bashkëjetesa në parlament është shkelur me dy këmbë. Ajo pohoi që rregullorja duhet të ketë ndryshime konsensuale.
-
VIDEO
Tabaku: Ligji për Portet Turistike ishte me porosi, shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së
Në një deklaratë të dhënë përpara nisjes së seancës plenare, deputetja e PD Jorida Tabaku ka kundërshtuar ligjin për Portet Turistike.
-
VIDEO
LIVE - Seancë Plenare 9 Prill 2026
-
VIDEO
Ligj i ri për tregun energjitik, ministri Karakaçi: Më konkurrues, shteti më pak ‘fuqi’! Vjen në kuadër të përafrimit të legjislacionit me BE
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës po harton një ligj të ri për sistemin energjitik në vend që pritet të trasformojë dhe rikonceptojë mënyën se si funksionon tregu. Ligji i ri tha Ministri Enea Karakaçi vjen në kuadër të përafrimit me legjislacionin europian dhe synon shkuarjen drejt një tregu të liberalizuar dhe më konkurrues.
-
VIDEO
Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës: Nga mbetjet elektronike në unaza dhe varëse ari! Do mbështesim ndërmarrjet me kreditim deri në 2 mln €
Kreu i qeverisë tha se ndërmarrjet që ofrojnë paga të larta për punonjësit janë shtuar ndjeshëm në Shqipëri. Ai u zotua se qeveria do të vijojë të stimulojë rritjen e pagave duke mbështetur drejtpërdrejt ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që duan të rriten, nëpërmjet platformës “Dyfisho ndërmarrjen tënde.”
-
VIDEO
Komisioni i Jashtëm/ PD: Qeveria shumë vonë me raportin, ç’po ndodh me integrimin? Socialistët: E paraqesim shumë shpejtë në Kuvend, negociatat s’janë bllokuar
Socialistja Klodiana Spahiu teksa premtoi se raporti i qeverisë do të vijë shumë shpejtë në Kuvend për të diskutuar për këtë çështje, i quajti të pavërteta qëndrimet e opozitarëve se procesi i integrimit është bllokuar.
-
VIDEO
Rama ‘thumbon’ opozitën: Po na gjëmojnë nga pas! Kur ata ishin në pushtet, mbaje radhë për të paguar dritat! Historia s’do na e falë nëse nuk e anëtarësojmë Shqipërinë në BE
Kryeministri Edi Rama, nga Asambleja e Partisë Socialiste në Lezhë ke hedhur akuza ndaj opozitës, me pretendimin se përhap informacione të pavërteta për të baltosur punën e qeverisë.
Sipas kryeministrit, korrupsioni në Shqipëri sot është në nivelet më të ulëta historike. Rama tha se asnjë qeveri nuk e ka luftuar më fort korrupsionin se qeveria e tij.
-
VIDEO
Integrimi i Shqipërisë në BE/ Rama i bindur: Brenda vitit 2030! Kalendar pune me Komisionin Europian për përfundimin e negociatave brenda 2027-ës
Sipas kryeministrit, qeveria shqiptare ka një marrëveshje për një kalendar pune me Komisionin Europian, për mbylljen e procesit të negociatave brenda vitit 2027