-
VIDEO
Balla mesazh opozitës: Sulmet me molotovë dëmtojnë turizmin! Pritshmëri për sezon më të mirë
Turizmi është motori i ekonomisë, theksoi Taulant Balla në Kuvend duke i treguar opozitarëve 5 përfitime që kanë ardhur prej tij.
-
VIDEO
Xhixho: U keni vjedhur 1 mln lekë nga pagat mësuesve, pse s’ia ktheni? Kumbaro: Kemi ndërhyrë në ligj, 6761 marrin sot trajtim financiar të barabartë
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho kërkoi sqarime nga ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro për një VKM të vitit 2024, teksa thotë se mësuesit në sistemin e arsimit janë trajtuar në mënyrë të pabarabartë financiarisht si dhe nga pagat u janë marrë në mënyrë flagrante 1 milionë lekë të vjetra, që sipas Xhixhos, ende nuk janë rimbursuar.
-
VIDEO
‘Skema e tatimit me TVSH po dëmton blegtorët!’ Braçe-Sallës: Prodhimi vendas po zëvendësohet nga importi! Si hiqet nafta falas në kohë krize? Frenoni abuzimin!
Erion Braçe theksoi se skema e TVSH nuk është favorizuese, ndërsa qumështi me aflatoksinë i fermerëve ishte fushatë e kompanive private. Ministri Andis Salla tha se janë marrë masa administrative ndërsa bëri thirrje që të mos inkurajohen fermerët të jenë pjesë e procesit.
-
VIDEO
‘Opozitën e trajtoni me urrejtjen më të madhe!’ Bardhi-Peleshit: Dil njëherë nga rreshti, një datë po kërkojmë!
Me 77 vota pro, mazhoranca rrëzoi kërkesën për procedurë të përshpejtuar të projektligjit të PD për uljen e çmimit të naftës. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se mazhoranca e trajton opozitën me urrejtje, ndërsa i dha edhe një këshillë Peleshit.
-
VIDEO
‘Bordi i Transparencës ka dhënë rezultat’, Balla ‘ngushëllon opozitën: Mos u mërzisni nëse votojmë kundër nismave tuaja
Lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, Taulant Balla tha se sot Shqipëria blen në bursë, ndërsa nga radhët e opozitës pati replika ndaj tij. Kreu i grupit parlamentar të PS i solli në vëmendje opozitës mungesën në votimin për rezolutën ndaj Iranit, ndërsa tha se Bordi i Transparencës ka dhënë rezultate më herët. Sa për votimin kundër nismave ligjore të opozitës, i këshilloi “të mos mërziten.”
-
VIDEO
‘Në vend të diskutohej procedura e përshpejtuar, u bë politikë e ditës’, Balla: Të gatshëm për bashkëpunim, por pa ‘gërdufje’
Taulant Balla kërkoi arsyetime për kërkesën e PD për shyqrtim me kërkesë të përshpejtuar për reagimin ndaj krizës së lëndëve djegëse. Gjithashtu ftoi opozitën për bashkëpunim por “pa gërduf e molotovë.”
-
VIDEO
Rritja e çmimit të naftës, Bozdo: Shqipëria s’ka asnjë gramë rezervë, e blejmë më shtrenjtë se rajoni! Të ulen taksat
Deputeti i PD Eno Bozdo në prezantimin e projektligjit “Për mekanizmin e reagimit të krizave të furnizimit dhe çmimit të lëndëve djegëse’”, për tu futur në punimet e kalendarit, tha se Shqipëria duhet të bëjë ndërhyrje ligjore për uljen e taksave që rëndojnë sot në çmimin e naftës. Bozdo tha se Shqipëria sot nuk ka asnjë rezervë dhe se qytetarët sot blejnë naftën më shtrenjtë se gjithë vendet e rajonit, krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë.
-
VIDEO
Shehaj: Me urdhër të Ramës Gjykata e Lartë po tenton të shpëtojë të korruptuarit nga burgu
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha në Kuvend se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, Gjykata e Lartë po tenton të nxjerrë nga burgu zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion. Shehaj i referohet seancës në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë që janë thirrur për të rishikuar praktikën e arrestit me burg dhe kohëzgjatjen e tij.
-
VIDEO
Blushi: Ministri i Bujqësisë t’i përgjigjet interpelancës, të japë llogari për fondet e IPARD! Po testoni durimin e fermerëve
Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi kërkoi nga ministri i Bujqësisë Andis Salla që t’i përgjigjet kërkesës së tij për interpelancë për të dhënë llogari për bllokimin e fondeve të IPARD.
-
VIDEO
‘Të tjerat do të kishin marrë rrugën me kohë, Balluku jo’, Berisha: Ajo është arsyeja pse s’debatoni për integrimin
Ndërsa mori fjalën në Kuvend, Sali Berisha përsëriti akuzat e tij kundrejt qeverisë dhe kryeministrit Rama se “përdor parlamentin”. Gjithashtu tha se Balluku, së cilës Kuvendi nuk ia hoqi imunitetin, ishte notere e vjedhjeve të kryeministrit, dhe ndryshe nga të tjerët, nuk mund të largohej.
-
VIDEO
‘Çfarë pune bën, e di ajo që është ministre?’ Korreshi me ironi ‘therëse’ për Salën: Njoftojeni që ka kaluar rroga
Me nota të forta ironie, deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi iu adresua ministres së Shëndetësisë, Evis Salës, për mungesën e saj në interpelancat e kërkuara. Ai tha se nëse është e nevojshme ta kërkojnë, ndërsa pacientët në spitale përballen me peripeci të ndryshme dhe askush s’mban përgjegjësi. Në fund, deputeti kërkoi me ironi që të paktën ta njoftojnë që rroga ka kaluar.
-
VIDEO
Deputeti Kapri: Ju po largoni Shqipërinë nga anëtarësimi në BE, doni të votojmë pr.ligjin që portet turistike t’i ketë në dorë Rama
Deputeti i partisë Mundësia tha se projektligjet që PS sjell në Kuvend, nga ajo për Portet Turistike e deri tek përzgjedhja e kreut të ri të Gardës së Republikës, po largojnë Shqipërinë nga anëtarësimi në BE dhe po i jep të drejtën e kontrollit të plotë kryeministrit Edi Rama.