-
VIDEO
Paketa e Maleve/ Demo: Në total 11 bashki kanë shpallur zonat prioritare! Gati 500 aplikime, qëllim zhvillimi ekonomik lokal
Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Ervin Demo në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, sqaron se 9 bashkive që tashmë kanë shpallur zonat prioritare lidhur me Paketën e Maleve (Berat, Dimal, Durrës, Himarë, Kavajë, Librazhd, Mirditë, Rrogozhinë, Vlorë), i janë bashkuar dhe 3 të tjera, Pukë Bulqizë dhe Lezhë. Demo thotë se numri i qytetarëve që kanë shprehur interes është gati 500.
-
VIDEO
Grupi i hackerave iranianë sulm Postës Shqiptare, qeveria: Shërbimi vijon normalisht
Një ditë pas sulmit nga grupi i hackerave iranianë “Homeland Justice”, qeveria thotë se shërbimet e Postës Shqiptare vijojnë normalisht.
-
VIDEO
Robert Gajda 3 vjet në detyrë pa mandat, 7 kandidatë për Komisioner të Mbrojtjes nga Diskriminimi! Mbyllet aplikimi
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, aktualisht Gajda me mandat të mbaruar prej 3 vitesh, pritet të ketë një emër të ri të votuar në Kuvend. Mbrëmjen e së martës ka përfunduar afati e aplikimeve dhe janë 7 kandidatët. Lista kryesohet nga juristë të së drejtës me 3 prej tyre që kanë shërbyer në institucionet e reja të drejtësisë
-
VIDEO
I përjashtuan pas mbështetjes për Salianjin, Berisha i shpall tradhtarë dy demokratët e Durrësit: Punuan për PS, përdorën postet si Dash Sula
Sali Berisha sulmoi 2 këshilltarët të përjashtuar të PD, në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Ai tha se kanë përfituar për interesa personale nga pushteti duke mohuar që përjashtimi i tyre të ketë ardhur për shkak të mbështetjes ndaj Salianjit.
-
VIDEO
‘Shqiptarët të heqin korrupsionin nga mendësia’, Berisha sulmon Kos: Deklaratë raciste, po sillesh si ortake e Ramës
Pas Gazment Bardhit, edhe Sali Berisha e ka sulmuar komisioneren Marta Kos. Kjo e fundit, ndërsa vlerësoi punën e SPAK një ditë më parë, deklaroi edhe se eliminimi i korrupsionit në një vend, nuk varet vetëm nga ligjet anti-korrupsion që miratohen, por edhe nga mendësia e popullit në raport me fenomenin.
-
VIDEO
Drafti i PS/ Nga këshillimorët te ndryshimi i Kushtetutës, llojet e referendumeve, rregullat si do vendosin qyetarët! Për ligjin themelor duhet +50% pjesënarrje
Drafti i socialistëve për ligjin e referendumeve parashikon në mënyrë të detajuar se si do të funksionojë kjo e drejtë kushtetuese për qytetarët. Referendumet do të jenë 3 llojësh, kushtetues, i përgjithshëm dhe vendor. Më i vështirë për miratim duket referendumi për ndryshimin e kushtetutës i cili kërkon që 50% e shqiptarëve me të drejtë vote të marrin pjesë në votim.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton dy anëtarë nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës! Report Tv siguron vendimin e firmosur nga Noka
PD nis me spastrimet e mbështetësve të Ervin Salianjit. Përjashton nga grupi i Këshilltarëve bashkiakë në Durrës: Dritan Burgijën dhe Arlind Boshkun. Njëri prej të përjashtuarve Burgija, ishte edhe kreu i grupit të këshilltarëve. Për ta zëvendësuar, PD propozon emrin e Ardian Mukës.
-
VIDEO
Marta Kos me lëvdata për SPAK: Po bën punë të shkëlqyer! Po monitorojmë procesin ‘Balluku’! Shqiptarët të heqin korrupsionin edhe nga mendësia
Brukseli është duke monitoruar me vëmendje çështjen e ish-zv kryeministres Belinda Balluku. Këtë e konfirmoi nga Brukseli vetë komisionerja për zgjerim e BE-së Marta Kos gjatë një samiti të martën. Kos u shpreh se çështja e korrupsionit në vendet kandidate nuk është vetëm çështje legjislacioni por edhe e mendësisë së shoqërive përkatëse
-
VIDEO
GJKKO e legjitimoi si avokat të Veliajt, Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar
Ditën e sotme Gjykata e Posaçme legjitimoi ish-deputetin Plarent Ndreca si avokat të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij para mediave, Ndreca ka deklaruar se prokukorët e SPAK nuk pranojnë që të dorëzojnë aktet hetimore me një procesverbal dhe një inventar te Veliaj apo te përfaqësuesit e tij ligjorë.
Po ashtu Ndreca theksoi se për të garantuar mbrojtjen e Veliajt, është themelore vënia në dispozicion nga ana e SPAK e akteve hetimore, në përputhje me praktikat e njohura dhe të përcaktuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.
-
VIDEO
Rama takim me Lamallarin dhe Gogun në Vilën 30, të pranishëm edhe zv/ministrat e Brendshëm e drejtori i Policisë, Bizhga
Kryeministri Rama zhvilloi disa takime në Vilën 30. Rama priti ministrin e ri të brendshëm Besfort Lamallari dhe 3 zv.ministrat e këtij dikasteri. Takim edhe me ministrat Toni Gogu e Ervin Demo.
-
VIDEO
Kërkesa e Malltezit për heqjen e sekuestrove për 25 pasuri, GJKKO shtyn shpalljen e vendimit më 2 prill! SPAK kërkoi kohë për paraqitjen e pretendimeve
Mes pasurive të sekuestruara janë 16 apartamente, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare. Shtyrja e vendimit erdhi për shkak se SPAK kërkoi kohë për të paraqitur pretendimet e saj lidhur me kërkesën e Malltezit.
-
VIDEO
Ligji për referendumet, Balla: Drafti gati për konsultim publik! Opozita e mirëpritur, por s’mund të marrë peng jetën parlamentare
“Ligji për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, ishte një nga deklaratat e kryeministrit Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të PS (21 mars). Kaq mjaftoi që puna të niste menjëherë dhe sot, në një konferencë për shtyp, kreu i grupit parlamentar të PS të paraqiste një draft për ligjin e referendumeve.