-
VIDEO
‘E tmerruat Edi Ramën!’ Berisha përsërit thirrjen për largimin e kryeministrit: Jep dorëheqjen ose do të të tërheqim siç s’ta pret mendja!
Pas mbylljes së protestës-marshim së PD, Sali Berisha mbajti një fjalim para selisë së PD dhe militantëve të tij duke u shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen në protestë duke thënë se “e tmerruan” Ramën. Ai tha se nuk do të ketë më paqe deri në largimin e Ramës, të cilit i bëri thirrje të dorëhiqet.
-
VIDEO
U sulmuan me molotovë nga militantët e Berishës, 4 policë dërgohen në spital
3 efektivë të Policisë së Shtetit janë dëmtuar si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit e Partisë Demokratike. Të tre efektivët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe një efektiv i Rrugores, i cili po merr ndihmë mjekësore në QSUT.
-
VIDEO
Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu
Pas thuajse dy orësh, mbyllet protesta e opozitës. Berisha ka hyrë në selinë e PD bashkë me disa deputetë. Pas një mbledhjeje të shkurtër që mund të ketë për të kuptuar dinamikën e ngjarjeve në secilën prej pikave ku është ndalur protesta e PD, pritet që Berisha të mbajë një fjalim.
-
VIDEO
Berisha pëson efektet e gazit lotsjellës, vijon marshimin me militantët drejt parlamentit
Gazi lotsjellës nuk e ka kursyer as vetë kryetarin e PD, Sali Berishën. Ai ndodhet pranë banesës së tij pasi ishte ndier keq, ndërsa tani po vijon ecjen bashkë me disa militantë drejt parlamentit.
-
VIDEO
Sulmet me molotovë drejt AKSHI-t, deputetët Boçi e Strazimiri përplasje me efektivët e policisë
Deputetët e Partisë Demokratike si Luçiano Boçi, Gent Strazimi e të tjerë mbështetës, janë përplasur me efektivët e policisë në zonën e ish-Bllokut ndërkohë që sulmohej me molotovë godina e AKSHI-t.
-
VIDEO
Mziu, Boçi e Noka u hakërrehen efektivëve: Ushtarë! Mos prekni me dorë! S’mungojnë kërcënimet: Do ta paguani shtrenjtë sulmin ndaj Berishës
Xhelal Mziu, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe disa militantë të PD janë përplasur me efektivët e policisë. Ndërsa këta të fundit u kërkonin të largoheshin, Boçi dhe Noka i quajtën “ushtarë”, “mercenarë”, ndërsa nuk mungoi as gjuha kërcënuese ndaj policisë. Madje, Noka shkoi aq larg sa tu thoshte efektivëve se e kanë sulmuar Berishën qëllimisht me gaz lotsjellës duke shtuar se do ta paguajnë shtrenjtë.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Policia u bllokon rrugën drejt Parlamentit, militantët sulmojnë me molotovë policinë te xhamia e Namazgjasë
Një kordon policie i vendosur te Xhamia e Namazgjasë, u ka bllokuar rrugën protestuesve të Partisë Demokratike për të shkuar te godina e Parlamentit. Sapo kanë tentuar të afrohen, në drejtim të tyre është hedhur ujë e gaz lotsjellës ndërsa protestuesit kanë hedhur molotovë e fishekzjarrë.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e Berishës, hidhen molotovë pranë godinës së AKSHI-t, bien pranë murit rrethues të Ambasadës Italiane
Militantët e Partisë Demokratike kanë hedhur me molotovë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Disa prej molotovëve kanë rënë pranë murit rrethues të Ambasadës Italiane që ndodhet në zonë. Policia u është përgjigjur me hedhje uji dhe gaz lotsjellës.
-
VIDEO
Vijon marshimi pa itinerar i protestuesve të PD, molotovë drejt koshave të mbeturinave e stacioneve të autobusëve
Marshimi pa itinerar i protestuesve të PD që deri tani ka pasur tri ndalesa për sulme me molotovë: kryeministrinë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe selinë e PS, vijon në rrugët e ish-Bllokut. U kalua edhe pranë Drejtorisë së Policisë, por pa bërë një ndalesë.
-
VIDEO
Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët
Në reagimin e tij, Balla e quan Sali Berishën “bufi”, duke thënë se është braktisur edhe nga vetë anëtarët e partisë së tij.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Sulmohen me molotovë automjetet e policisë përpara Bankës së Shqipërisë
Militantët e PD kanë sulmuar me molotovë automjetet e policisë të dislokuar përpara ndërtesës së Bankës së Shqipërisë dhe pranë selisë së Partisë Socialiste. Ashtu si dhe në sulmet e tjera, protestuesit janë shpërndarë me hedhje të ujit dhe gazit lotsjellës.
-
VIDEO
Protesta e PD, turma braktis kryeministrinë! Marshimi vijon në bulevard, e paqartë shënjestra e radhës
Skenari i protestës së PD po zbulohet gjatë zhvillimit të saj. Molotovët nuk vonuan të hidheshin duke ndërprerë edhe fjalën e dikujt që po mbante fjalim. Edhe policia u gjend paksa e papërgatitur, por reagoi me ujëhedhëse ndërsa me megafon bëri thirrje për qetësimin e siutuatës.