-
VIDEO
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane
Data 30 mars njihet si Dita Ndërkombëtare e Mjekëve. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e palodhur të tyre në një postim në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Zëvendëson Prodën, qeveria emëron Skënder Hitën në krye të Policisë së Shtetit! Lamallari: Ndër më të vlerësuarit në garë
Skënder Hitajt i është besuar mandati 5-vjeçar për drejtimin e Policisë së Shtetit. Vendimi për emërimin e tij në krye të bluve është marrë sot nga qeveria, pasi emri i tij u propozua nga ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. Lajmi u bë me dije nga vetë ministri, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky vendim është i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. Hita garoi përballë 13 kandidatëve të tjerë, mes tyre emra të rëndësishëm dhe me karrierë të gjatë në radhët e bluve, si Tonin Vocaj dhe Lorenc Paganika. Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier.
-
VIDEO
Pas Durrësit, PD përjashton 4 anëtare nga dega e Elbasanit! Mes tyre Alesia Balliu e Zheni Gjergji
Një denoncim publik është bërë edhe nga Doris Madhi, aktualisht drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, duke thënë se është hequr pa asnjë njoftim nga lista e anëtarësisë.
-
VIDEO
Erion Braçe ofrohet për kandidat të PS-së në zgjedhjet për kreun e Bashkisë Tiranë
Erion Braçe, një nga emrat e rëndësishëm të Partisë Socialiste, ka shpallur ambicien për të qenë kandidat i saj për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Braçe e njoftoi këtë gjatë asamblesë së Njësisë numër 5 në kryeqytet, ku ai ishte kandidat për deputet në garën për parlamentin e ri vitin e kaluar.
-
VIDEO
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote
Rreth 2400 anëtarë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në 18:00.
-
VIDEO
Rama njofton mbështetje të re për biznesin përmes Programit 'Dyfisho ndërmarrjen tënde'
“Dyfisho ndërmarrjen tënde” është programi më i ri, për të cilin aktualisht po punohet nga qeveria për t’u ardhur në ndihmë sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre, por ndodhen në kushte pamundësie financiare për të ndërmarrë këtë hap.
-
VIDEO
Peleshi nga Maliqi: Reforma territoriale duhet të jetë deri në fund bashkëpunim bipartizan! Nuk ka përçarje në PS, por diskutime
Për reformën territoriale, Peleshi tha se, pavarësisht propozimeve të larmishme që mund të bëhen nga 2 kampet parlamentare kryesore, "e rëndësishme është që produkti final duhet të orientohet nga nevoja për të rritur efiçencën e bashkive tona".
-
VIDEO
Rama: Bordi i Transparencës nuk cakton çmimin e naftës arbitrarisht, merr parasysh bursën dhe nuk lejon abuzimin
Rama foli edhe për nismën e re të socialistëve, "Punët për Shqipërinë", e cila përfshin "një cikël takimesh me komunitetet në të gjitha qarqet për të folur për këtë moment të rëndësishëm të vendit, për punët që kanë nisur në këtë mandat të katërt, për punët që do të nisin së shpejti dhe natyrisht për të dëgjuar njerëzit".
-
VIDEO
Nga punët e Kadastrës, te reforma Territoriale, Rama tregon çfarë u diskutua në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele një mesazh në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me një videokartolinë nga mbledhja e zgjeruar mujore e qeverisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Reforma territoriale, Mazniku prezanton 4 variante të hartës para grupit parlamentar të PS! S’ka version përfundimtar, dëgjesa në të gjitha qarqet
Konsolidimi funksional, ai i decentralizimit, forcimi i qarkut dhe fajonet strategjike janë katër skenarët e reformës territoriale të propozuara para mazhorancës nga Arbjan Mazniku. Variantet e hartës së re territoriale parashikojnë nga shkrirja e bashkive të vogla me ato më të mëdha fqinje, ruajtjen e atyre ekzistuese apo edhe konsolidimin e bashkive shumë të vogla. Asnjë prej këtyre varianteve nuk është përfundimtar.
-
VIDEO
Raportet/ Parti fantazmë, zero aktivitet në vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025
Partitë fantazmë në Shqipëri vijojnë të jenë të regjistruara pranë organeve kompetente. Sipas raporteve financiare vjetore të të gjitha partive politike, rezulton se shumica dërrmuese prej tyre kanë 0 aktivitet financiar e për pasojë asnjë aktivitet politik.
-
VIDEO
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Dyfishohet çdo vit
Në takimin në njësinë nr. 2 në Tiranë, kryeministri Rama tha se pensionet janë në planin 4-vjeçar të rritjes së dyfishtë.