-
VIDEO
Sherri në Parlament pas deklaratave të Ballës, reagon Peleshi: Sekretariati i Etikës do të mbajë një qëndrim pasi të marrë pamjet filmike dhe audion
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, është shprehur se Sekretariati i Etikës do të mbajë një qëndrim për sherrin në Kuvend, pasi të marrë pamjet filmike dhe audio nga momenti i përplasjeve.
-
VIDEO
'Bëhet fjalë për një numër telefonik në BE', Taulant Balla: Ndjesë zonjës Vokshi nëse ndihet e fyer
Pas debatit me deputetin Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PS, në fjalën e tij ka sqaruar se përmendja e numrit 900 nuk pati qëllim të fyente deputeten Albana Vokshi. Balla tha se bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.
-
VIDEO
Kuvend/ Koçiu dhe ministrat e rinj votëbesohen mes kaosit të PD, Berisha dhe deputetët bllokojnë foltoren! Sherr edhe për imunitetin e Ballukut
Mes irritimit të opozitës dhe duartrokitjeve të mazhorancës, u votuan në parlament ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. 3 ministrat e rinj Ferit Hoxha, Ermal Nufi dhe Enea Karakaçi e ndoqën nga lozhat e Kuvendit emërimin e tyre, ndërsa në seancë mungoi Rama. Nesër do të bëhet betimi në Presidencë.
-
VIDEO
Plasi SHERRI në Kuvend mes deputetëve! Bardhi fyen rëndë Ballën: Numrin 0900 e ka jot motër!
Parlamenti u përfshi sërish nga debate të forta ditën e sotme, të cilat çuan në ndërprerjen e senacës plenare të ditës së sotme.
Gjithçka nisi teksa kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ishte duke folur në foltoren e Kuvendit. Deputetët demokratë u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren, duke shpërthyer në akuza dhe të bërtitura.
“Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon. Për ty Albana kemi numrin 0900”, ishte deklarata e Ballës që nxiti sherrin.
‘Ndyrsisrë, i pafytyrë, burr legen, je mësuar me kurvat që ke në partinë tënde ti. Kujt i tregon 0900. 0900 e ka jot motër numrin”, dëgjohet t’i thotë Bardhi-Ballës.
-
VIDEO
Banorët e Rrjollit kundër Bashkim Ulajt, avokati për Report TV: Përse hesht Sali Berisha? Diçka po fshihet!
Protesta e banorëve të Rrjollit vazhdon me të njëjtën intensitet kundër planeve të Bashkim Ulajt për ndërtimin e një resorti në këtë zonë.
-
VIDEO
Protestat e dhunshme të Berishës, avokati për Report TV: Me një opozitë pa 'këllqe' Edi Rama i ka zgjedhjet të fituara!
Me një ‘opozitë pa këllqe’, Edi Rama mund t’i fitojë zgjedhjet sa herë që t’i shpallë ato, kështu mendon avokati Fran Dashi, sipas të cilit, Partia Demokratike nuk arrin të motivojë veten e as të vetët në betejat politike. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, Dashi kritikoi përdorimin e dhunës në protestat anti-qeveritare të Sali Berishës, duke i kujtuar këtij të fundit që shqiptarët duan të qëndrojnë larg dhunës dhe mitingjeve si ato që organizon ai.
-
VIDEO
‘Imuniteti i Ballukut duhet të hiqet, nxirreni Ulsiun nga biblioteka’- Bardhi thirrje Peleshit: Kërko falje që shkele Kushtetutën me qëndrimin për padinë e Ramës
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po shkel Kushtetutën për të mbrojtur ministrat dhe zyrtarët e saj, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që sipas tij, rrëzoi me votim unanim 8 me 0 qëndrimin se pezullimi i ministrave lidhet me imunitetin e tyre.
Bardhi theksoi se vendimi i Kushtetueses i ka dhënë përgjigje edhe çështjes së imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke sqaruar se Kuvendi duhet vetëm të verifikojë nëse ka motivim politik në kërkesat e drejtësisë.
-
VIDEO
‘Misteri’ i votës së Berishës dhe Topallit kundër shkarkimit të Spiropalit! Kreu i PD gënjen sërish dhe ‘përplaset’ me deputeten e tij (VIDEO)
Pse Jozefina Topalli dhe Sali Berisha votuan kundër shkarkimit të Spiropalit? Deputetja e PD thotë se ishte lapsus teknik, pasi shtypi butonat për të marrë fjalën në momentin e kaosit. Berisha bën me faj Peleshin.
-
VIDEO
11 mijë mësues pagë më të ulët prej diplomës, opozita akuza Kumbaros: Na vodhët projektligjin dhe e bëtë gjysmak!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, duke iu drejtuar në Kuvend ministres së Arsimit Mirela Kumbaro dhe Evis Kushit, është shprehur se mazhoranca i ka vjedhur projektligjin për trajtimin e barabartë të mësuesve.
-
VIDEO
‘Degradove në sulme personale, detin e shiti Berisha’- Blushi ‘përplaset’ me Ballën në Kuvend: Ferit Hoxha ka bërë lojë të dyfishtë, prandaj u emërua ministër
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka kërkuar përfaqësuesve të opozitës në Kuvend që të ndalin sulmet ndaj ministrit të ri të Jashtëm, Ferit Hoxha.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku iu përgjigj akuzave të Tedi Blushit, Balla tha se Hoxha gjatë karrierës së tij si diplomat ka qenë tepër i suksesshëm dhe ka bashkëpunuar si me PD kur ishte në pushtet, ashtu edhe me PS dhe ish-Presidentin Ilir Meta
-
VIDEO
Rama e emëroi ministër të Jashtëm, Blushi akuza Ferit Hoxhës: I shite detin Greqisë, ti e ke firmosur marrëveshjen
Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka akuzuar Ferit Hoxhën, të emëruar së fundmi Ministër të Jashtëm, për manipulime lidhur me çështjen e detit me shtetin grek. Blushi thotë se në kohën kur ishte gazetar, Hoxha i ka vënë në dispozicion marrëveshjen e detit duke i dhënë orientime të gabuara, sikur “detin e kishte shitur Sali Berisha”. Blushi thotë se është Hoxha ai që ka firmosur atë marrëveshje 17 vite më parë si kryenegociator i Shqipërisë duke e akuzuar se ia shiti detin grekëve.
-
VIDEO
Salla e Kuvendit thuajse e boshatisur, Braçe: Ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin, mungon edhe ministrja!
Në fjalën e tij në parlament, Erion Braçe evidentoi mungesën e ministrave dhe deputetëve gjatë diskutimit për projektligjin për arsimin. Madje, theksoi edhe mungesën e vetë ministres së Arsimit, Mirela Kumbaros.