-
VIDEO
Zbrazet Kuvendi, deputetët ‘firojnë’ njëri pas tjetrit
Ndërsa në Kuvend po vijon të flitet për projektligjin për arsimin parauniversitar, deputetët e ministrat ‘kanë firuar’ njëri pas tjetrit.
Salla është pothuajse e boshatisur, ku 12 deputetët që kanë mbetur, po marrin fjalën në foltore.
Ministri i Financave, Petrit Malaj është ‘qëndrestari’ i fundit i kolegëve të tij, ndërsa zv/kryetarja e parlamentit, Spahiu, po drejton seancën.
-
VIDEO
Projektligji për arsimin parauniversitar, Kumbaro: I japim zgjidhje shqetësimit të pagesës për 6761 mësues
Gjatë seancës parlamentare, ministrja Kumbaro kërkoi mbështetjen e Kuvendit për trajtimin financiar të të gjithë mësuesve të punësuar në sistemin arsimor përpara vitit 2017.
-
VIDEO
Berisha replika me Spiropalin: Vije si nuse me të bardha, doje t’i zije vendin, pse hante bar Lubia?
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i tha Elisa Spiropalit se je një viktimë e Belinda Ballukut. Berisha i tha Spiropalit se u gëzove për largimin e Ballukut se mendoje se do të merrje vendin e saj, por harrove që Albana Koçiu ishte kloun i Ballukut.
-
VIDEO
Topalli nxjerr BLOF Berishën për votën kundër Spiropalit! Kreu i PD: Ishte mashtrim....
Një votë e kundër e Jozefina Topallit dhe Sali Berishës për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme ngjalli pikëpyetje dhe mister në Kuvend. Në momentin e votëbesimit të ndryshimeve në qeveri, Sali Berisha dhe deputetët e opozitës kishin zaptuar foltoren, por në sistemin e Kuvendit u shfaq që kreu i PD dhe deputetja Topalli votuan kundër shkarkimit të Spiropalit.
-
VIDEO
‘Herë si çam e herë si lab’, Bido nxjer gënjeshtrat e Nokës: Vangjel Dulen e kam takuar veç një herë, kur kuksianët e tij dilnin me prona në Sarandë
Me rikthimin në Kuvend, Flamur Noka nuk ndali së bëri zhurmuesin dhe shënjestruari deputetët e tjerë. Gjatë seancës, shënjestra e tij e radhës ishte deputeti i PS për Vlorën, Ardit Bido.
-
VIDEO
‘Pse lejohet grabitja e tokës së Semanit?’ Braçe-Sallës: Mbroni lumin! Ministri: S’është administruar asnjë kërkesë zaptimi ose tjetërsimi prone
Deputeti i PS, Erion Braçe zhvilloi në Kuvend një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla lidhur me grabitjen dhe tjetërsimin e tokave në lumenjtë Seman e Shkumbin, si në Lushnje, edhe në Divjakë.
-
VIDEO
Braçe - ministres së Arsimit: Përse nuk është ndërtuar në kohë shkolla ‘Emin Duraku? Kumbaro: Ka procedura, nxënësit i kemi çuar 160 metra më tutje
Deputeti i PS zhvilloi një sesion pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro lidhur me rikonstruksionin e shkollës “Emin Duraku”. Braçe solli shqetësimin e prindërve për vonesat në rihapjen e shkollës, për ndryshimin e rutinës së fëmijëve që zhvillojë mësimin pasdite në shkollën “Edith Durham”.
-
VIDEO
Drafti i PS për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Balla: Shpresoj t’i miratojmë me konsensusin e opozitës! Përgjegjësia e komisioneve nuk preket
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla komentoi jashtë Kuvendit draftin e PS për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Balla tha se shpreson që t’i miratojnë me konsensusin e opozitës.
-
VIDEO
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Balla: Është proces që do të marrë kohën e vet, s’bëhet fjalë për procedura të përshpejtuara
Duke përdorur argumentin se bazuar në rregulloren e Kuvendit, çdo deputet ka të drejtë të propozojë ndryshime në rregullore, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se ndryshimet në rregullore janë propozime që duhen përmirësuar. Ai tha se s’bëhet fjalë për procedura të përshpejtuara.
-
VIDEO
Rregullorja e Kuvendit, Bardhi: Provokim i ulët ndaj opozitës, po shkelni Kushtetutën!
Gazment Bardhi tha se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, nuk janë propozime, por “një provokim i ulët ndaj opozitës”.
Ai iu referua edhe fjalëve të kryeparlamentarit Peleshi për diskutimin e tyre duke thënë se me opozitën s’ka asur asnjë diskutim. Më tej, i tha Peleshit se duhet të kërkonte falje pasi po shkelet Kushtetuta, diçka që opozita e ka thënë edhe më herët.
-
VIDEO
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Peleshi: Këto ditë do të ftoj kryetarët e grupeve parlamentare për diskutime
Lidhur me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha se në ditët në vijim do të ftojë grupet parlamentare për konsultim. Ai tha se nuk ka asnjë procedurë të përshpejtuar.
-
VIDEO
Bido i tërheq vërejtje Peleshit për Berishën, ky i fundit ia kthen: Nëse s’e kuptoni dot sjelljen time, mund ta keni nga mungesa e eksperiencës
Sapo mori fjalën, deputeti i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, i tërhoqi vëmendjen kryeparlamentarit Niko Peleshi duke i thënë se i ka dhënë imunitet Berishës për të përdorur fjalor fyes.