-
VIDEO
Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj të kabinetit të Ramës, ikin Balluku, Spiropali dhe Vengu
Në Kuvendin e Shqipërisë është votuar për shkarkimet dhe emërimet e reja në kabinetin e qeverisë. Në momentin e votimit, opozita kishte bllokuar foltoren duke shkaktuar kaos në sallë.
-
VIDEO
PS kërkon votimin e ministrave të rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren
Sapo kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për votimin e dekreteve për emërimin e ministrave të rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokuan foltoren.
-
VIDEO
‘O ushtar i bandave’, Bardhi debat me Ballën për imunitetin e Ballukut! Kreu i grupit të PS: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë
Gazment Bardhi dhe Taulant Balla u përfshinë në një debat për imunitetin e Belinda Ballukut. PD kërkoi të votohet sot për heqjen ose jo të imunitetit, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla i tha opozitës se janë brenda afatit 2 javor për të përgatitur raportin e tyre, i cili pritet të hidhet në votim në seancën e 12 marsit. Ndërsa Balla fliste, Bardhi e quajti “ushtar të bandave“.
-
VIDEO
Kërkesa për arrestimin e Ballukut, Bardhi: Përfshini raportin e PD në rend dite! Po zvarrisni shqyrtimin, doni ta shfuqizoni
Në çelje të punimeve të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që në rendin e ditës të përfshihet shyqrtimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut. Bardhi tha se mazhoranca po zgjat shqyrtimin dhe ka mbetur vetëm një javë që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar.
-
VIDEO
Berisha replika në Kuvend me Spiropalin: Vije si nuse me të bardha se doje t’i zije vendin, pse hante bar Lubia?
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i tha Elisa Spiropalit se je një viktimë e Belinda Ballukut. Berisha i tha Spiropalit se u gëzove për largimin e Ballukut se mendoje se do të merrje vendin e saj, por harrove që Albana Koçiu ishte kloun i Ballukut.
-
VIDEO
Elisa Spiropali thumbon Këlliçin: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha, e habitur si i doli fjala
Belind Këlliçi, i cili kthehet pas 3 muajve në Kuvend, pati ca fjalë për deputeten Elisa Spiropali duke përmendur largimin e saj nga detyra e ministres së Jashtme, si ndër të paktat anglishtfolëse në grupin e PS. Me ironi, Spiropali tha se asnjë gjuhë s’e flet më mirë sesa shqipen, ndërsa sa për largimin, s’ia kurseu ironinë.
-
VIDEO
Seanca nis me 1 minutë heshtje për Adem Jasharin dhe ish-deputetin Tomor Dosti
Seanca e sotme parlamentare nis me 1 minutë heshtje për heroin Adem Jasharin dhe familjen e tij në Prekaz. Kjo minutë heshtje u mbajt me kërkesë nga Partia Socialiste. Në 5 mars 1998 Serbia nisi sulmet ndaj familjes Jashari në Prekaz.
Sakaq, Partia Demokratike ka kërkuar mbajtjen e 1 minutë heshtje për ish-deputetin Tomor Dosti, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme.
-
VIDEO
Kapri: Me përjashtimin e Shehajt keni cenuar parlamentarizmin, po bëni prokurori politike
Deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri e cilësoi përjashtimin e Agron Shehajt me 20 ditë nga Kuvendi sulm ndaj opozitës dhe parlamentarizmit. Kapri tha se mazhoranca po bën prokurori politike.
-
VIDEO
Katër ministrat e rinj të kabinetit të Ramës në Kuvend, pritet të marrin votëbesimin e ligjvënësve
Katër ministrat e rinj të qeverisë ndodhen në Kuvend kur pritet të marrin votëbesimin e deputetëve (duhen 71 vota) për tu betuar më pas përpara presidentit të Repubikës për marrjen e detyrës.
Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës
Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm
Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes
Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
-
VIDEO
2 mjekët e pezulluar në Itali për vdekje të pacientëve operojnë në Tiranë, Sala për Report Tv: Licencimet i bën Urdhri i Mjekut, është i pavarur
Kush i kontrollon 354 mjekët e huaj punojnë në Shqipëri? Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala thotë për Report Tv se licencimi i tyre bëhet nga Urdhri i Mjekut. Sala thotë se çdo spital privat ka detyrimin që të marrë mjekë të licencuar.
-
VIDEO
LIVE - Kuvendi seanca 5 mars 2026
Në seancën e sotme në Kuvend, e cila nis në orën 10:00, pritet të votëbesohen ministrat e rinj, pas dekretimit të një dite më parë nga presidenti Begaj të 7 ndryshimeve në qeveri, të propozuara nga kryeministri Rama.
-
VIDEO
Ilir Alimehmeti: Të gjitha rrugët e ndërtuara nga Balluku u shembën, 1/3 e vendit u izolua totalisht! Shkak abuzimi me fondet
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, është shprehur se shembja e rrugëve (që çoi edhe në izolimin e Jug-Lindjes pas shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas) në Shqipëri ishte përgjegjësi e Belinda Ballukut, e cila ishte ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës.