-
VIDEO
Rama: Pezullimi i Ballukut, ndërhyrje brutale dhe gjymtuese e gjykatës në pushtetin legjislativ
-
VIDEO
‘Shija e pavarësisë i deh’, Rama për reformën në drejtësi: Nuk bëhem pishman pavarësisht bombave...
-
VIDEO
Rama: Prokurorët në garë për mandatin e radhës në SPAK, shpërndajnë fletëthirrje si bileta teatri! Vetëm vetes kanë ngelur pa i prerë fletë arrest
“Asokohe populli s’kishte parë gjë, se nuk kishte ardhur flama e kanaleve dhe portaleve të ujërave të zeza mediatike, tenxherja e vetme ishte tellalli i qytetit, sot tellatet e gënjeshtrave dhe bishtave janë pa cdo butoni që shtyp për të marrë ndonjë haber të ditës. Nuk kemi c’ti bëjmë as tellahanes së madhe që na solli jeta të jetojmë duke qenë në krye të vendit në këtë moment kyc. Në rrezik është përqendrimi ynë në udhëheqjen e vendit, duhet të rrisnim përqendrimin në punët e mëdha e të vogla të shtojmë forcat dhe për ti komunikuar sa ë shumë. Të përpiqmi dhe më shumë të vetëkorigjohemi. Jepni idetë tuaja dhe të debatojmë së brendshmi sesi gjërat duhen bërë më mirë, por pasi debatojmë dhe ndajmë me njëri-tjetrin opinione duhet të përqendrohemi në një pikë, Shqipëria në BE në vitin 2030. Kur të lexojmë historinë, ne jemi njerëz të zakonshëm, ndërsa historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm dhe ata kur e kanë lexuar historinë, dhe ka plot njerëz të zakonshëm ta bëjnë historinë dhe nuk figurojnë sepse nuk e kanë bërë të jashtëzakonshmen që duhet për të bërë historinë. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne të jemi në histerinë n duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë. Shqipëria në BE nuk është një tjetër etapë e zhvillimi, është histori dhe pa diskutim nuk është e lehtë të përqendrohesh në kushtet që përtej zhurmës së përditshme të bombave artizanale që plasin tenxhereve, ka filluar dhe një lëvizje prokurorësh ,që janë turrur në garën e mandatit të ardhshëm të SPAK duke prerë flet arreste me tufa, ne rastin më të mirë që nuk janë farë çështje penale, ndër rastin më të keq, hetohen në gjendje të lirë, siç ishte rasti i Durrësit ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetes fletën e arrestit ndërkohë që dhjetëra fletë të prera nuk u kursye as një punonjëse model, 5 vite në luftë me kancerin dhe me fëmijë 2 muajsh në gji. Apo duke shpërndare fletëthirrje për paraqitje në prokurori me sasinë e biletave të teatritderi për absurditete të skajshme sic është një rast emblematik ku një ndërtues pa leje, dhe të cilit i është konfiskuar ndërtimi për të strehuar aty brenda një agjenci shtetërore, ka gjetur rrugën e prokurorisë për të kallëzuar shtetin. Prokuroria ka hapur çështje penale për punonjësit e shtetit që futën agjencinë e shtetit në godinën e ndërtuar pa leje. Me siguri do thonë që sapo kam ndërhyrë në punët drejtësisë. Jo. Sot do them vetëm 1/1000 që kam për t thënë”, tha Rama.
-
VIDEO
'Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse', Rama: Nuk është e lehtë të ngjitesh nga një humnerë...
-
VIDEO
‘Jemi më afër BE-së’, Rama: Do ta kalojmë këtë test, pavarësisht shkopinjve ndër rrota dhe tymit të bombave artizanale
Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e grupit të PS, për integrimin e Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
‘Shqipëria shkëlqen në arenën ndërkombëtare’, Rama: Jemi në udhëkryq të ri, janë rreziqe që kërkojnë disiplinë të fortë
Kryeministri Edi Rama në fillim të fjalës së tij adresuar kabinetit dhe deputetëve, vuri në dukje arritjet e Shqipërisë nëpërmjet punës së qeverisë.
-
VIDEO
LIVE-PS mbledh grupin parlamentar
Mbledhja do të nisë në orën 11:00 me fjalën publike të kryeministrit Rama, për të vijuar me raportimet e 10 ministrave për diskasteret që ata drejtojnë, punët dhe projektet në zbatim.
-
VIDEO
Dosja ‘Meta’, sot seanca paraprake në GJKKO! Kryemadhi batuta me gazetarët: Po iki drejt një beteje ligjore shumë domethënëse
Sot në GJKKO mbahet seanca e radhës paraprake për dosjen në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë.
Ish deputetja dhe ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me gazetarët në hyrje të godinës.
-
VIDEO
Diskutohet agjencia e re e burgjeve dhe shërbimit të provës, PS heq ‘kontrollin’ e burgjeve nga ministri i Drejtësisë, ia kalon Ramës
Një agjenci e re që po krijohet për të kontrolluar burgjet dhe shërbimin e provës, ka përplasur ministrin e drejtësisë, me deputetët e Partisë Socialiste. Lamallari këmbënguli që drejtori i kësaj agjencie të emërohet prej tij, ndërsa deputetët votuan që emërimi të bëhet nga Rama.
-
VIDEO
Molotovët drejt xhamisë/ Berisha nuk tërhiqet nga dhuna: Ne mbajtëm qëndrim korrekt! PS është organizatë kriminale
Sali Berisha tha se protestuesit mbajtën qëndrim korrekt ndaj xhamisë dhe fajësoi policinë, se ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka futur dhjetëra efektivë brenda ambienteve. Partinë Socialiste, Berisha e konsideron organizatë kriminale.
-
VIDEO
Rama ironizon me pamje nga rruga e shkatërruar në Portugali: Opozita atje është në gjumë dhe nuk ka denoncuar ende në SPAK aferën
Rama ironizon me pamje nga rruga e shkatërruar në Portugali: Opozita atje është në gjumë dhe nuk ka denoncuar ende në SPAK aferën
-
VIDEO
Mësimi i shqipes në Diasporë, Kumbaro: I standardizuar dhe certifikuar, drejt krijimit Agjencia Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë
Mirela Kumbaro shpalli hyrjen në një fazë të re të Qendrës së Botimeve të Diasporës, që sipas saj garanton mësimin e gjuhës amtare në mënyrë të qëndrueshme, të standardizuar dhe certifikuar, si institucioni referencë për ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë.