-
VIDEO
Këshilli i Imunitetit/ SPAK do arrestimin e Ballukut: Të ‘fortët’ kërcënuan dëshmitarët, rrezikon deri në 35 vite burg!
Belinda Balluku nuk shkoi në mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për arrestimin e saj. Avokati kundërshtoi kërkesën e SPAK për arrestimin, por megjithatë theksoi se nuk ka indicie për asnjë motiv politik. Avokati: Balluku s'është më në detyrë, zbatoi pezullimin. PS e PD do të dalin me dy raporte.
-
VIDEO
26-vjeçarja kandidate për postin e ambasadores së Shqipërisë në Katar nën ‘lupën’ e Komisionit për Punët e Jashtme, Muzhaqi: Si do t’ia bësh kur të ulesh në tavolinë me burra më të mëdhenj?
Jeta Kreka, kandidatja 26-vjeçare për pozicionin e ambasadores së Shqipërisë në Katar është përballur me një sërë reagimesh e pyetjesh gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, ku nuk mungoi as skepticizmi i deputetëve.
-
VIDEO
Numri i komisioneve u rrit nga 8 në 11, Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: U shkel procedura, 30 ditë kohë për ta rregulluar
Vendimi erdhi pas ankesës së demokratëve për shkelje procedurash nga parlamenti. Sipas tyre, ndryshimet që parashikonin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, ishin të njëanshme. Sipas Gjykatës Kushtetuese, procedura ka qenë antikushtetuese dhe nevojitet të rregullohet.
-
VIDEO
Bardhi: Avokatët e Ballukut e pranuan që nuk ka ndërhyrje politike, SPAK foli për miliona euro dëm në buxhetin e shtetit
Gazment Bardhi shprehu dhe njëherë qëndrimin e 5 anëtarëve të PD në Këshillin e Mandateve duke kërkuar votimin pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut në Kuvend. Bardhi tha se avokatët e Ballukut ndihmuan dhe më shumë përparimin e kërkesës së SPAK duke pranuar se çështja në ngarkim të Ballukut konsiderohet ligjore dhe nuk ka pretendime për ndërhyrje politike
-
VIDEO
Bardhi flet pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: PS u kthye në mburojë për Ballukun, të fortët kanë kërcënuar dëshmitarët (po hetohet nëse kanë lidhje me krimin)
Gazment Bardhi ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit për rastin e Belinda Ballukut. Bardhu akuzoi kryeministrin Rama se kishte urdhëruar 5 anëtarët socialistë që të ktheheshin mburojë për Ballukun. Bardhi po ashtu zbuloi edhe qëndrimin e SPAK brenda në mbledhje, ku kërkojnë arrestimin e saj, ndërsa thanë se ‘të fortët’ kërcënuan dëshmitarët. Siç, Bardhi tha, prokurorët kanë deklaruar se janë duke hetuar nëse këta persona kanë ose jo lidhje me krimin.
-
VIDEO
Çështja ‘Balluku’, PS kundër kërkesës së SPAK për arrestimin: Masa e pezullimit nga detyra e mjaftueshme, të prezumohet pafajësia
-
VIDEO
Kapet në Shkodër 35-vjeçari i kërkuar nga Italia për trafik droge (EMRI)
35 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Milanos kishte lëshuar një masë arresti me burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale
-
VIDEO
Pas Korçës, Rama shkon në Vlorë! Shoqërohet nga investitorë të huaj, në fokus investimet dhe projektet për qytetin
Kryeministri Edi Rama, pas vizitës në Korçë këtë të hënë, ka mbërritur edhe në Vlorë, i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro dhe disa investitorë. Rama ka mbërritur rreth orës 13:45 me helikopter në Vlorë, ndërsa në kuadër të vizitës së tij ka zhvilluar edhe inspektime në disa prej investimeve në qytet.
-
VIDEO
Berisha kërcënon sërish për sulme: Kam dhënë porosi që të vëzhgohen selitë e PS në qarqe dhe rrethe
Sali Berisha deklaroi se i ka dhënë porosi degëve të PD, që të vëzhgojnë selitë e PS në të gjithë vendin, teksa foli sërish me tone lufte.
-
VIDEO
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
30-vjeçari u vu në pranga te zona e tregut elektrik në kryeqytet, pas informacioneve se ai lëvizte i armatosur. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.
-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Planet s’na kanë ecur! Po shohim për hapjen e një rruge të re, rrëshqitjet janë aktive
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli për mediat sot është shprehur se planet e deritanishme për t’i dhënë një zgjidhje të përkohshme trafikut pas shembjes së aksit Librazhd-Pogradec, nuk kanë rezultuar efektive.
-
VIDEO
Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, PD: Dëme për qytetarët e bizneset, drejtësia të hetojë ARRSH-në dhe Ballukun
Dy deputetet e PD, Ledina Alolli dhe Klodjana Çapja thonë se shembja e rrugës Librazhd-Pogradec kanë shkaktuar probleme për bizneset, turizmin dhe qytetarët.