-
VIDEO
PS mbledh nesër Grupin, nis me fjalën e Ramës, ministrat ‘bilanc’ të punës! Pritet të vendoset fati i Belinda Ballukut
Grupi i PS do të mblidhet në 11:00 në Pallatin e Brigadave. Ministrat do të kenë 7 minuta në dispozicion për të prezantuar punën e secilit dikaster. Ndonëse nuk është në axhendë, PS pritet të vendosë edhe qëndrimin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut.
-
VIDEO
Industria ushtarake/ Vengu: Në prill nis prodhimi i dronëve, 252 ushtarë të rinj! Kingji: S’kemi ende ndarje operacionale për trupat në Gaza
Në muajin prill të këtij viti Shqipëria nis prodhimin e dronëve, të parët në industrinë ushtarake bëri me dije sot Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Ai tha se në Forcat e Armatosura janë shtuar 1000 personel aktiv dhe sqaroi se për angazhimin e me trupa të Shqipërisë në Bordin e Paqes, ende nuk ka një ndarje operacionale.
-
VIDEO
Dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi ka qëndruar në taracën e xhamisë më shumë se një orë duke dhënë direksione për protestën.
Sipas stafit të xhamisë së Namazgjasë, dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi ka qëndruar në taracën e xhamisë më shumë se një orë duke dhënë direksione për protestën.
-
VIDEO
Spiropali: Kosova, prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë! Meriton statusin e vendit kandidat në BE
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali thotë se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë.
Në konferencën e përbashkët me Glauk Konjufcën, Spiropali u shpreh se Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE.
-
VIDEO
Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Spiropali: Drejtësia të jetë e plotë, nuk mund injorohet fakti që në Kosovë ka pasur spastrim etnik
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali thotë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, përfaqësojnë lirinë e popullit të Kosovës.
Në konferencën e përbashkët me Glauk Konjufcën, Spiropali theksoi se drejtësia duhet të jetë e plotë dhe të mos injorohet fakti që në Kosove ka pasur spastrim etnik.
-
VIDEO
Konjufca me Spiropalin: Koordinimi i fortë i Kosovës me Shqipërinë, siguri për rrugëtimin tonë drejt BE
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën e Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se sa më i fortë koordinimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, aq më e sigurt do jetë rruga e dy shteteve për në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Takimi i dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Spiropali: Ka ardhur koha të mbahet brenda vitit 2026
Sipas ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, ka ardhur koha që takimi i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, të mbahet brenda vitit 2026.
-
VIDEO
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ Drejtori i Mbrojtjes Civile: Jemi në gatishmëri të plotë, do të ndërhyjmë për krijimin e një rruge të re
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se emergjencat civile janë në gatishmëri të plotë referuar shembjes së aksit rrugor Librazhd-Prrenjas. Çako theksoi dhe ndërhyrjen për hapjen e një aksi të ri rrugor.
-
VIDEO
Bordi i Paqes/ Gjenerali Kingji: Ende nuk dihet sa trupa do dërgojmë në Gaza! Vengu: Hartat e publikuara në media për pozicionimin e ushtarëve, jo zyrtare
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji thotë se ende nuk ka një numër zyrtar, se sa trupa do dërgojë Shqipëria në Gaza.
-
VIDEO
Ministri Vengu: 4 helikopterë për çdo emergjencë, synojmë që këtë vit të kemi avionin zjarrfikës
Ministri Vengu foli dhe për paketën e re të masave për për forcimin e kapaciteteve të vendit në përballimin e emergjencave civile. Vengu tha se Shqipëria është në negociata për për blerjen e dy avionëve zjarrfikës, ku synohet që të paktën një prej tyre të jetë operacional brenda këtij viti.
-
VIDEO
Stërvitja e përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci/ Ministri Vengu: Panik i pajustifikuar nga Beogradi
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilësuar një panik të pajustifikuar nga Beogradi, reagimin e institucioneve atje, pas stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.
-
VIDEO
Vengu: Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK në Hagë, shembull i luftës hibride! Akuza të fabrikuara nga influenca ruse në Këshillin e Evropës
Ministri Vengu foli për gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK-së. Vengu tha se akuzat janë të fabrikuara nga influenca ruse në Këshillin e Evropës.
Ministri Vengu foli për gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK-së. Vengu tha se akuzat janë të fabrikuara nga influenca ruse në Këshillin e Evropës.