-
VIDEO
Dimal/ Pasojat e përmbytjeve në fshatin Çiflik, ende sot tokat bujqësore dhe serat me prezencë uji! Banorët: Dëme të mëdha, asnjë ndihmë nga shteti
Në serat, që sot janë akoma të pathara, uji arriti deri në 1 metër, duke shkatërruar bimët e mbjella në fazën e vjeljes, ndërkohë që mbjellja e fidanëve të rinj në to është e pamundur, pa u tharë tërësisht toka. Të njëjtin fat kanë pasur edhe prodhimet në tokat bujqësore, ndërkohë që shumë pemë frutore janë akoma edhe sot në ujë.
-
VIDEO
SHËNIMET e kryeminsitrit Rama: Protestat e PD degjenerim! Gjyqi Hagës, një bombë mbi kosovarët
Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka marrë një ftesë nga Presidenti Donald Trump për të vizituar SHBA-të. Rama tha se e ka pranuar ftesën dhe këtë javë do të jetë në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes. Rama gjithashtu dënoi aktet e dhunës në protestën e fundit të PD-së dhe kërkesën e Prokurorisë Speciale në Hagë për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së. Lidhur me vendimin e Kushtetueses që la në fuqi pezullimin e Ballukut, Rama paralajmëroi se do të depozitojë të hënën kërkesën për ndryshime ligjore në Grupin e PS, lidhur me kompetencat e gjykatave.
-
VIDEO
Rasti ‘Balluku’/ Rama i vë firmën e tij ndryshimit ligjor që ‘frenon’ GJKKO-në të pezullojë ministrat: E depozitojmë nesër! Ja kush ‘shpëton’ tjetër
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ditën e nesërme, bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, do të depozitojnë nismën për ndryshimet ligjore që lidhen me kompetencat e gjyqësorit, pas vendimit për pezullimin e ministres Belinda Balluku.
-
VIDEO
180 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: Prokuroria në Hagë dështoi të sillte një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish këtë të diel ndaj Prokurorisë në Hagë, e cila pak ditë më parë kërkoi dënimin me nga 45 vite burg të 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
-
VIDEO
'Udhëheqja e PD përgatit bomba artizanale', Rama për protestat e Berishës: Kanë program dhunën! Paguajnë mercenarë për të hedhur molotovë
Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’ ku tha se udhëheqja e PD-së përgatit bomba artizanale dhe paguan mercenarë për t’i hedhur ato në protestë.
-
VIDEO
Propozimi i ri ligjor në Kuvend: Investitorët strategjikë marrin portet pa procedurë konkurrimi
Një nismë e re ligjore e mbërritur në Kuvend nga radhët e mazhorancës synon t’u ofrojë një tjetër favor investitorëve strategjikë që kanë financuar projekte në bregdetin e vendit. Nisma u jep atyre të drejtën të ndërtojnë dhe shfrytëzojnë porte turistike pa pasur nevojë për garë apo koncesion.
-
VIDEO
Brenda vitit një ligj i ri për investimet strategjike, ligjit aktual i mbaron afati në dhjetor 2026
Qeveria nuk do e zgjasë më afatin e ligjit të investimeve strategjike, por do të hartojë brenda vitit një ligj të ri. Afati i ligjit aktual skadon më 31 dhjetor 2026, pas disa shtyrjesh që i janë bërë. Drafti i ri pritet të hidhet në konsultim në verën e këtij viti, dhe synon të stimulojë shtimin e investimeve madhore në vend, por mbetet e paqartë se çfarë do të ndryshojë.
-
VIDEO
Debate në mbledhjen e Ramës me banorët e Durrësit: Ika fare, ju do dilni të humbur, mos më bëni karshillik me komunista
Mbledhja e Ramës me banorët e Durrësit është zhvilluar mes tensioneve dhe debateve. Rama u ka bërë të qartë që në fillim të mbledhjes, së projekti është i panegociueshëm, por ka pranuar se shpërblimi i llogaritur nuk është në nivelin e duhur. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, por një prej banoreve ka hapur live në facebook përgjatë mbledhjes.
-
VIDEO
Projekti TID në Durrës/ Rama takim me familjet që do të shpronësohen: Do të rivlerësojmë banesat! Kush krijon probleme, i shkon pas 80-vjeçarit të rrjedhur (VIDEO)
Kryeministri tha se do të bëhet rivlerësimi i disa banesave që pretendohet se mbartin vlera kulturore, do të rishikohet problemi i disa shtëpive që nuk disponojnë hipotekë dhe se do të rishikohen referencat e reja sa i përket vlerës së shpronësimit.
-
VIDEO
Takimi me banorët e Durrësit, Rama përplaset me qytetarët: Ju jeni PD, çfarë lidhje keni ju
Pasi ka dalë nga takimi me përfaqësuesit e familjeve që preken nga projekti TID në bashkinë e Durrësit, kryeministri Edi Rama është përplasur me disa protestues. Ata dëgjohet teksa akuzojnë Ramën si “hajdut” ndërsa kryeministri i përgjigjet “Çfarë qytetarësh, ju jeni Partia Demokratike, këta janë qytetarët. Çfarë lidhje keni ju, unë ja ku jam me ta. Ju jeni PD. Unë me këta jam…”.
-
VIDEO
Kryeministri Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit, pritet të takohet me banorët për projektin TID
-
VIDEO
Zgjedhorja/ PS-PD ulen bashkë për të kapur “trenin” e BE-së! Rinis puna për financimin e partive, Gjiknuri: Me konsensus! PD: Mos na e “dridhni” si në 2020-ën
PS dhe PD u rikthyen bashkë në tryezën për reformën zgjedhore, pas një mungese të gjatë. Ata dogjën afatin që u kishte dhënë BE për “ligjin për financimin e partive” dhe do ta rinisin punën pikërisht me këtë çështje. PS garanton konsensus, ndërsa PD ka frikë se marrëveshjet prishen në fund, siç ka ndodhur në të shkuarën.