-
VIDEO
E ngarkuara me punë e SHBA-së në Kuvend! Pritet nga kryetari i Parlamentit Niko Peleshi! Nesër takim me Taulant Ballën
Ditën e nesërme, Nancy VanHorn do të zhvillojë një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
-
VIDEO
Niko Peleshi uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Qofsh gjithmonë e lirë dhe e bekuar
Kryetari i Kuvendit theksoi se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një ditë historike lirie, dinjiteti dhe drejtësie, që simbolizon sakrificën dhe vendosmërinë për shtetndërtim dhe të ardhmen euroatlantike.
-
VIDEO
Deputeti Korreshi kundër Berishës, në mbështetje të SPAK-ut: I vetmi institucion i pavarur
-
VIDEO
Berisha nxit nxënësit t’i bashkohen protestave të dhunshme: Bojkotoni shkollën më 20 shkurt! Garo shkrihet së qeshuri
Sali Berisha u ka bërë thirrje nxënësve të shkollave që të bojkotojnë mësimin në 20 shkurt, për të marrë pjesë në protestën e thirrur prej tij.
-
VIDEO
‘Berisha ka planifikuar të djegë piramidën’- Doçi ‘zbulon’ skenarin e protestës së 20 shkurtit: PD ka rekrutuar fëmijë të komunitetit Rom për hedhjen e molotovëve
Gazetari Adriatik Doçi është shprehur se me urdhër të kryedemokratit Sali Berisha, PD ka rekrutuar fëmijë të komunitetit Rom, për t’i përdorur për hedhjen e molotovëve në protestën e 20 shkurtit.
-
VIDEO
Berisha nuk ‘ndez’, qytetarët e braktisin protestën e thirrur prej tij! Të pranishëm vetëm një grusht militantësh (PAMJE me DRON)
Një prani shumë e vogël njerëzish është vënë re në protestën e thirrur nga Berisha para Kryeministrisë, gjë që tregon braktisjen e kryedemokratit nga qytetarët.
-
VIDEO
Dëgjesa publike dhe sondazh për hartën e re territoriale, Report TV siguron planin e punës: Në qershor do jetë gati propozimi
Mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Territoriale pas rikthimit të Partisë Demokratike në tryezë, edhe këtë herë solli vetëm diskutime teknike. Komisioni miratoi kalendarin e punimeve, ndërsa në planin e punës, qershori 2026 është përcaktuar si koha kur shqiptarëve do t’u prezantohet harta e re territoriale.
-
VIDEO
Prezantohet ndryshimi ligjor që ndalon gjykatat të pezullojnë ministrat! Rama: S'cenohet gjyqësori, Balluku dha 3 herë dorëheqjen, e refuzova (VIDEO)
Për pezullimin e pasaportës dhe masën detyrim paraqitje e një kryeministri apo ministri nuk ka nevojë as sot as pas ndryshimi për asnjë autorizim. Ndërsa për masat arrest në burg apo arrest në shtëpi, SPAK do i duhet edhe sot autorizimi i Kuvendit. Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk çliron nga masa e pezullimit Belinda Ballukun
-
VIDEO
PD s’do votojë draftin që ndalon gjykatat të pezullojë ministrat, Berisha: Me këto ndryshime ligjore na mbyllet dera e integrimit
Partia Demokratike nuk do t’i votojë ndryshimet e ligjore të propozuara nga socialistët, përmes së cilave synohet që gjykatat të mos lejohen më të pezullojnë ministrat apo postet e tjera kushtetuese. Në dalje të SPAK ku u paraqit për masën detyrim paraqitje, kreu i PD, Sali Berisha tha se këto ndryshime i mbyllin vendit tonë derën e integrimit në BE.
-
VIDEO
‘Rama nuk ikën dot në SHBA’, Berisha ‘gëlltit’ akuzat: Do shkoje te Trump si hajdut, ‘biletën’ ia siguroi Shqipëria si anëtare në Bordin e Paqes
Kryeministri Edi Rama do të niset më 18 shkurt drejt SHBA-së me ftesë të Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të organizohet më 19 shkurt.
Opozita në bllok prej kohësh ka artikuluar akuzat se shefi i qeverisë nuk udhëton drejt SHBA-së, madje të njëjtin qëndrim e shfaqën edhe në Kuvend më 22 janar, kur në sy e pyetën Ramën se përse nuk shkoi në Uashington krah Vjosa Osmanit.
Por, tashmë që shefi i qeverisë po shkon drejt SHBA-së, Berisha duket se i ka “gëlltitur” akuzat dhe ndryshoi qëndrim duke thënë se “biletën” për të takuar Trump, Edi Ramës ia preu Shqipëria si anëtare e Bordit të Paqes. Në dalje të SPAK ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Berisha tha se Rama shkon në SHBA si hajdut dhe do kthehet si hajdut.
-
VIDEO
Grupi i PS/ Prezantohen ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë ministrat! Rama: Nuk cenohet gjyqësori, Balluku dha 3 herë dorëheqjen, e refuzova
Me firmën e Edi Ramës, Ulsi Manjës dhe Taulant Ballës, socialistët dorëzuan sot në Kuvend draftin me ndryshimet ligjore, përmes së cilit synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat, apo postet e tjera kushtetuese. PS synon të prekë nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut. Në të do të shtohen edhe Presidenti, Kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, Avokati i Popullit, Kreu i KLSH-së dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Manja, Balla dhe kryeministri Edi Rama bënë të qartë se ky ndryshim ligjor nuk lidhet me rastin e Ballukut, por me nevojën për plotësimin e një boshllëku ligjor, duke theksuar se në asnjë rast kjo nuk ëstë çendim i pushtetit gjyqësor.
-
VIDEO
33 arrestet te Kurum/ Rama: Arbitrare, prokurori harroi të arrestojë vetëm veten e vet! Renditemi ‘rrotë më rrotë’ me Rusinë për paraburgim pa gjyq
Kryeministri Edi Rama komentoi në mbledhjen e grupit të PS edhe 33 arrestet e lëshuara për çështjen e mbetjeve të Kurum. Rama e cilësoi arbitrare, duke thënë se prokurori harroi të arretsojë vetëm veten e vet. Shefi i qeverisë kritikoi edhe paraburgimet, duke thënë se vendi ynë ka marrë kritika të herëpashershme nga KiE, duke shtuar se “renditemi rrotë më rrotë me Rusinë për paraburgim pa gjyq”