-
VIDEO
Rama: Zhvillimi ekonomik në presion të madh! Të bësh 40 kontrolle banesash natën e vitit të ri për çështje të 5 viteve më parë, efekt i madh psikologjik në shoqëri
Kryeministri Edi Rama tha se zhvillimi ekonomik i vendit, vihet në pikëpyetje për shkak të presionit të madh.
-
VIDEO
Nesër Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama shkon që sot në Kosovë për vizitë zyrtare
-
VIDEO
Ndryshimet ligjore për Kodin e Procedurës Penale, Balla: Nuk cenohet paprekshmëria dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë
Në fund të komunikimit publik në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Balla tha se ndryshimet e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale nuk cenojnë pavarësinë dhe paprekshmërinë e prokurorisë dhe gjykatave.
-
VIDEO
Rama: Punonjësit e administratës nuk janë mish për top, prokurorët shkojnë aty për të pasuruar cv-të dhe kandidojnë pastaj për drejtimin e SPAK
Kryeministri Edi Rama tha se prokurorët e përdorin punonjësit e administratës për të pasuruar cv e tyre për të kandiduar më pas si drejtues të SPAK. Rama tha se aq sa e rëndësishme është garantimi i pavarësisë, po aq është dhe përpjekja për të pasur një administratë të mbrojtur.
-
VIDEO
Rama: Kuvendi do të shprehet fillimisht për imunitetin e Ballukut më pas për ndryshimet ligjore
Kryeministri Edi Rama tha se Parlamenti i Shqipërisë do të shprehet fillimisht për kërkesën e SPAK ku është kërkuar heqja e imunitetit të deputetit Belinda Ballukut dhe më pas për ndryshimet ligjore të prezantuara sot në mbledhjen e grupit parlamentar. Nisma ligjore që pritet frenojë pezullimin e ministrave, nuk ka efekt prapaveprues, pra nuk ndikon në pezullimin e Ballukut.
-
VIDEO
Rasti Balluku/ Rama: Pezullimi i papranueshëm, askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë edhe gurin edhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse
Ndryshimet ligjore për të frenuar gjykatat të pezullojnë nga detyra ministrat dhe psote të tjera kushtetuese, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka lidhje me rastin Balluku. Për këtë rast, kryeministri u shpreh se “do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në kuvend ndërhyrjen në territorin kushtues të pushtetit ekzekutiv.” Rama tha se askush nuk duhet të mendojë se ka në dorë edhe gurin edhe arrën për të goditur këtë shumicë qeverisëse.
-
VIDEO
Rasti Balluku, Rama: Ma ka dorëzuar tri herë dorëheqjen dhe e kam refuzuar, s’e pranoj deri kur të plotësohen kushtet
Duke theksuar se rasti i Belinda Ballukut ka rrugën e tij, kryeministri Rama tha se ministrja ia ka dorëzuar tri herë dorëheqjen. Rastet kanë qenë akuza, pezullimi i parë dhe kur Kushtetuesja nuk foli, por s’e ka pranuar kryeministri. Rama thotë se nuk do ta pranojë dorëheqjen deri kur të plotësohen kushtet.
-
VIDEO
Rama: Kufiri mes pushteteve si gardh me vrimë që hyjnë e dalin qentë dhe minjtë, fajin e ka GJK! S’ka prokuror e gjykatës që na vë në diskutim vendimet
Kryeministri Edi Rama foli për movendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, duke thënë se e bën kufirin ndarës mes pushteteve si gardh që hyjnë dhe dalin qentë dhe minjtë. Rama tha se pushteti ekzekutiv është i pavarur dhe se nuk ka asnjë gjykatës dhe prokuror që të vejë në diskutim vendimet e qeverisë.
-
VIDEO
Kushtetuesja u nda 4 me 4 për rastin Balluku, Rama: Kanë boshllëk në tru, nuk i dhanë drejtim çështjes bazuar në frymën e Kushtetutës
Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e grupit të PS për rastin Balluku, për të cilin Kushtetuesja nuk arriti shumicën dhe kërkesa e tij u rrëzua duke lënë kështu në fuqi pezullimin nga detyra. Kryeministri tha se boshllëku në ligj është në trutë e atyre që si dhanë drejtim kësaj çështje duke u bazuar në frymën e kushtetutës. Rama tha pezullimi me vendim të GJKKO-së, nuk cenon personin por individin.
-
VIDEO
Ulsi Manja prezanton nismën ligjore që frenon pezullimin e ministrave: Nuk synojmë kufizimin e juridiksionit penal dhe as të krijojmë paprekshmëri individuale
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka prezantuar nismën ligjore lidhur me ndryshimet në nenin 242 të Kodit të procedurës Penale lidhur me pezullimin nga detyra të zgjedhurve nga elektorati. Qeveria propozon shtimin e 7 subjekteve të reja, të cilët nuk mund të pezullohen nga detyra me vendim gjykate.
Përveç anëtarëve të Këshillit Bashkiak, kryetarëve të bashkive dhe deputetëve, nenit i shtohen dhe kryeministri, zv/kryeministri, ministrat, presidenti, Avokati i Popullit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët nuk mund të pezullohen nga detyra me vendim gjykate.
-
VIDEO
Rasti Balluku/ Rama mbledh grupin e PS, prezantohen ndryshimet ligjore që frenojnë gjykatat të pezullojë ministrat dhe postet kushtetuese
Pas prezantimit në grupin e PS, propozimi me ndryshimet ligjore për nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale do të depozitohen në Kuvend. PS do të prekë nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra të posteve kushtetuese. Miratimi i ndryshimeve ligjore nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk çliron nga masa e pezullimit Belinda Ballukun.
-
VIDEO
Donika Ndoj zgjidhet kryetare e PD në Lezhë, me diferencë votash nga rivalët Salvator Kaçaj e Paulin Marku
Ndoj ka arritur të sigurojë 571 vota nga anëtarësia pjesëmarrëse në proces. Në vend të dytë është renditur Salvator Kaçaj me 442 vota, ndërsa i treti në garë, Paulin Marku ka marrë 172 vota.