-
VIDEO
Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Argumentet e tyre lënë për të dëshiruar! Paguhen sa në Greqi, dyfish më shumë se në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi
Edi Rama u shpreh se ballafaqimi i gjykatësve në seancën në Gjykatën Kushtetuese, linte për të dëshiruar, me argumentet që ata kishin përdorur. Rama shtoi se me pagat aktuale, gjyqtarët në Shqipëri paguhen njësoj sa në Greqi, vend i BE, dhe marrin dyfishin e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
-
VIDEO
Nesër afati i fundit për rikthim të PD te reforma territoriale, Berisha mbledhje grupi në të njëjtën orë me komisionin! Paralajmëroi vijimin e bojkotit
E hëna është afati i fundit që PS i ka lënë demokratëve për t’u rikthyer në Komisionin e Reformës Territoriale, në të kundërt do t’i heqë barazinë e numrave dhe bashkëdrejtimin në seancën e së martës. Por, Berisha ka paralajmëruar vijimin e bojkotit ndërsa paralel me komisionin ai do të thërrasë në seli grupin parlamentar.
-
VIDEO
'Kam problem me frymëmarrjen'/ Rama kujton dhunën në ’97: Hundën ma mori në dorë një skulptor me leva hekuri
Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen.
-
VIDEO
“Berisha, një rrangalle e vjetër”- Mërtiri: Votuesit po i ikin! Ai problemin kryesor ka Salianjin dhe partitë e vogla opozitare
Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha është një 'rrangalle' e vjetër, që po bën që votuesit të largohen nga PD. Mërtiri tha gjithashtu se Berisha problemin kryesor e ka me Ervon Salianjin dhe partitë e vogla opozitare, dhe jo me Edi Ramën.
-
VIDEO
Kërkoi zëvendësimin e masës 'arrest në burg', GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Flet avokati
Veliaj ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa kishte si mbrojtës vetëm për këtë seancë avokatin e ri, Sokrat Gjermeni. Të pranishëm ishin edhe dy prokurorët e çështjes Ols Dado dhe Altin Dumani.
-
VIDEO
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, Rama: Shërbimet sot merren online! Janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet për të dëmtuarit nga zjarret e verës 2025
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, duke thënë se sot nuk është e nevojshme paraqitja fizike e qytetarëve pranë zyrave të Kadastrave, pasi sipas shefit të Qeverisë, shërbimet kadastrale mund të merren online.
-
VIDEO
Zjarret e verës 2025, kryeministri Rama: Janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet, të dëmtuarit do të marrin atë që u takon
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se këtë javë janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet për të prekurit nga zjarret e verës së kaluar në 15 bashki të vendit.
-
VIDEO
Rama: Buxheti i Mbrojtjes 2026 e ka tejkaluar objektivin bazë prej 2% të vendosur nga NATO
Kryeministri Edi Rama është shprehur se buxheti i Mbrojtjes i Shqipërisë e ka kaluar objektivin bazë të shpenzimeve për Mbrojtjen të përcaktuar nga NATO për vendet anëtare të aleancës.
-
VIDEO
Tavo krijon ‘Himara Invest’, bashkia dhe opozita përplasen për pasuritë e bregdetit! PD dhe PBDNJ: Zhvillim ekonomik apo skemë klienteliste?
Bashkia e Himarës pritet të hyjë në një fazë të re të menaxhimit të pasurive të saj përmes krijimit të një shoqërie tregtare me kapital 100% shtetëror. Nisma e propozuar nga kryebashkiaku Vangjel Tavo, e quajtur "HIMARA INVEST" SHPK, synon të marrë nën administrim pikat kyçe të ekonomisë lokale, nga plazhet te parkimet. Mirëpo, ky projekt ka ndezur debate të forta politike, ku opozita e cilëson si një tentativë për "privatizimin" e aseteve publike të qytetit.
-
VIDEO
Lapaj protestë para Kryeministrisë: Rama merr Ballukun në takime publike për t’i bërë karshillëk drejtësisë! I bashkohet deputeti Xhaferri dhe të rinjtë e FRPD
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka marrë pjesë në protestën kombëtare të Adriatik Lapajt që po zhvillohet këtë mbrëmje në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë, në Tiranë.
-
VIDEO
‘Pseudointelektualë’, Berisha sulmon Bashën, Topin e Alibeajn! Nuk kursen as Shehajn: ‘Opozita e opozitës’ i shërben Ramës
Sali Berisha sulmoi Lulzim Bashën, Bamir Topin, Astrit Patozin dhe Enkelejd Alibeajn kur u pyet se përse nuk i ftoi në tryezën e dialogut politik me intelektualë, aleatë dhe shoqërinë civile. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha i quajti ata pseudointelektualë.
-
VIDEO
Forumi i Dialogut/ Ambasadorët e Spanjës e Francës: Shqipëria progres drejt BE! Schieder: Me këtë ritëm, shanse të forta për anëtarësim
Shpejtësia me të cilën Shqipëria po ecën në procesin e anëtarësimit drejt BE-së, u vlerësua këtë të shtunë dhe nga raportuesi në Parlamentin europian Andrea Schieder, dhe ambasadorët e Francës dhe Spanjës. Në forumin e Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së” , ministrja e Jashtme Spiropali u shpreh se Shqipëria nuk kërkon thjeshtë të anëtarësohet në BE, por të kontribuojë si një vend i barabartë.