-
VIDEO
‘Trajtimi çnjerëzor i Metës në paraburgim’, Lamallari i përgjigjet Blushit: Raporti i Avokatit të Popullit është i qartë, ish-presidenti trajtohet njësoj me të tjerët
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga deputeti Tedi Blushi lidhur me trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta në paraburgim me bazë raportin e hartuar nga Avokati i Popullit. Lamallari theksoi se raporti në asnjë rresht nuk përdor terminologjinë “trajtim denigrues dhe çnjerëzor”. Ministri tha se Ilir Meta në qendrën e paraburgimit “Jordan Misja” trajtohet në mënyrë të barabartë më çdo të paraburgosur tjetër.
-
VIDEO
Çështja ‘Balluku’, Zhupa: Ju rrëzuat vendimin tuaj për mbledhjen e Këshillit të Mandateve me një sms! Me demek po prisni vendimin e Kushtetueses
Deputetja e PD, Ina Zhupa në kundërshtim me rendin e ditës së sotme, tha se Kuvendi po shkel rregulloren referuar mos mbledhjes së Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Belinda Ballukun. Zhupa thotë se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka shkelur rregulloren duke shuar vendimin për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit më datë 28 janar me një mesazh.
Deputetja e PD thotë se pretendimi se po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është një justifikim dhe se Kuvendi është kthyer në mburojë të interesit të PS-së dhe Ballukut.
-
VIDEO
Gogu i përgjigjet Shehajt: Seanca u planifikua, por ju zgjodhët të mos vini, e keni mendjen te Reels-at
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu u është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit Agron Shehaj lidhur me zhvillimin e një interpelance parlamentare, duke theksuar se seanca kishte qenë e planifikuar, por nuk ishte ndjekur nga vetë kërkuesi.
-
VIDEO
Braçe kërkon ministren Sala në Kuvend: Jemi në pikun e gripit, qendra shëndetësore në Njësinë 5 në Tiranë nuk funksionon
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur në Kuvend një shqetësim për mosfunksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë 5 në Tiranë. Braçe tha se ka kërkuar një mocion me debat me ministren e Shëndetësisë Evis Sala, por ende nuk është futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit.
Braçe deklaroi në Parlament se edhe pse jemi në pikun e periudhës së grupit mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale. Ndërkohë, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu i tha se mocioni me debat është parashikuar për javën e ardhshme.
-
VIDEO
“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal! S’pyesni për Kushtetutën, ajo vazhdon e firmos
Lideri i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, mori fjalën në Kuvend duke lexuar nenin 80 të Kushtetutës ku thuhet se afati maksimal i kabinetit për t’i përgjigjur interpelancave është 3 javë.
Deputeti tha se ka kërkuar një interpelancë me Belinda Ballukun prej 2 vjetësh, por ende nuk ka ndodhur. Më pas ai tha se ky është një skandal në mbrojtje të zv/kryeministres duke mbajtur pezull një interpelancë, ndërsa ndaj saj ka kërkesë për pezullim e arrestim.
-
VIDEO
Kapri i drejtohet opozitës: A do të bashkëpunoni apo jo me Ramën? Si mund të ulesh me kryeministrin
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri i është drejtuar PD me pyetjen ‘A do të bashkëpunojnë apo jo me Ramën’. Kapri thotë se nuk mund të ulesh për të hartuar reforma me një kryeministër, i cili kërcënon me forcën e numrit të deputetëve dhe kartonëve.
-
VIDEO
Territorialja, Boçi-mazhorancës: Ultimatumi që vendoset, turp! Do japim opsionin tonë, por jo me shumicën e imponuar nga ju
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi deklaroi se mazhoranca nuk mund t'i vendosë ultimatum opozitës lidhur me mbledhjen e komisionit për reformën territoriale.
Boçi tha se mbledhjet janë zhvilluar në mënyrë të njëanshme. Ai shtoi se opozita do japë opsionet e saj, por jo me shumicën e imponuar nga mazhoranca.
-
VIDEO
Zhbërja e barazisë te Territorialja nuk hiqet nga rendi i ditës, Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i la afat opozitës deri në mbrëmje për të vendosur nëse do shkojnë apo jo në komisionin për Reformën Territoriale. Balla ironizoi opozitën pas mbledhjes së grupit, duke thënë se çfarë thonë në darkë nuk e thonë në mëngjes. Pra,propozimi i PS për zhbërjen e formulës së barazisë, nuk do të hiqet nga rendi i ditës, por opozita ka kohë deri në momentin e votimit që të vendosë nëse do shkojnë ose jo në komision.
-
VIDEO
Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’! Dje mbledhjen e komisionit e thirrët pa u koordinuar me kreun e grupit të PD
Deputetja e PD Ina Zhupa ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës pika për votimin e ndryshimit të formulës së komisioneve të posaçme. Kjo vjen për shkak të mosparaqitjes së deputetëve të PD në komisione në kuadër të një bojkoti.
Sipas diskutimeve në Konferencën e Kryetarëve, nëse anëtarët e PD nuk do të paraqiteshin në mbledhjen e të hënës në Komisionin për Reformën Territoriale, do të prishej bashkëdrejtimi dhe shumica do t’i kalonte PS-së. Zhupa thotë se kjo pikë e ditës nuk është votuar në Konferencën e Kryetarëve dhe se mbledhja e të hënës është thirrur pa dakordësi mes dy bashkëkryetarëve.
-
VIDEO
LIVE - Seanca plenare 3 shkurt
Në rendin e ditës në Kuvend përfshihet një interpelancë me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, të kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi që kërkon sqarime për trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.
-
VIDEO
Spahiu kërkesë Adriatik Lapajt: Mos u bashko me PD sepse të paksohen votat dhe ikin njerzit
-
VIDEO
Spahiu: Nëse Rama shpall zgjedhje të parakohshme, PD është kundër sepse humbet sërish
Juristi Kreshnik Spahiu teksa komentoi protestat e opozitës, u shpreh se nëse kryeministri Edi Rama do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, PD është kundër sepse sipas tij, do të humbasë sërish.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, ku tha se në rast zgjedhjesh të parakohshme, Rama do të fitojë më thellë, pasi sipas tij, PD është e papërgatitur.
Spahiu tha gjithashtu se Berisha njëherë bën thirrje për revolucion dhe njëherë bashkon votat me kryeministrin Edi Rama, ç’ka sipas tij tregon paqartësinë politike të PD-së.
Ai shtoi se historikisht në Shqipëri, partitë politike opozitare pas humbjes së zgjedhjeve, përdorin si pretekst kodin elektoral dhe kërkojnë ndryshimin e tij.