-
VIDEO
Projekti TID në Durrës, Gonxhja: Rëndësia është përtej nesh, sakrifica do të jenë disa objekte
Lidhur me projektin TID në Durrës, ministri Blendi Gonxhja nënvizoi rëndësinë e tij gjatë konferencës për shtyp. Gonxhja tha se ndërhyrja është e pashmangshme dhe projekti do të shkojë përpara.
-
VIDEO
Vizioni 2026, Gonxhja: Qendra më e bukur e vizitorëve në rajon, shumë shpejt në Butrint!
Parku i Butrintit është pjesë e vizionit 2026 të Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit. Ministri Blendi Gonxhja tha se shumë shpejt aty do të jetë qendra më e bukur e vizitorëve në rajon me transport të gjelbër duke ruajtur aspektin natyror e historik.
-
VIDEO
Ankimimi i qeverisë për Ballukun, sot Kushtetuesja mblidhet për të marrë vendim
Gjykata Kushtetuese pritet të mblidhet sot për të marrë vendim për ankimin e qeverisë, e cila ka kundërshtuar pezullimin e zëvendëskryeministres Balluku nga detyra, si një ndërhyrje të gjyqësorit në punën e ekzekutivit.
-
VIDEO
‘Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun’, Balla: Bashkëpunuam në 2021 kundër tij
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla replikoi me deputeten demoktate, Jozefina Topalli teksa po fliste për kreun e PD, Sali Berisha.
Balla i tha Topallit që të mos i dilte në mbrojtje Berishës, a thua se i dhimbsej shpirti për të. Balla shtoi se Topalli ishte kundër Berishës në 2021, kur krijoi një parti të vetën.
-
VIDEO
Gogu-Berishës: Arendt e kishte për shtetarë që vranë për të mbrojtur pushtetin
Ministri Toni Gogu i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar për keqpërdorim të filozofisë së Hannah Arendt në një debat që, sipas tij, nuk kishte asnjë lidhje me realitetin ligjor dhe politik të vendit.
-
VIDEO
'Sali, laj gojën'/ Balla i përgjigjet kreut të PD: Je non grata nga SHBA dhe i akuzuar për korrupsion, na bën si i ndershëm
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha, teksa ky i fundit hidhte akuza në drejtim të mazhorancës për rastin 'Balluku'.
-
VIDEO
‘Bashkëpunuam në 2021 kundër Berishës’, Topalli i përgjigjet Ballës: S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje
Deputetja demokrate, Jozefina Topalli është përfshirë në replika me Taulant Ballën, pas deklaratës së këtij të fundit se në 2021 bashkëpunuan kundër Berishës, duke iu referuar partisë që themeloi Topalli. Por, kjo e fundit e akuzoi se kontrollonte çdo lëvizje të Lulzim Bashës, duke thënë se kurrë s’ka zhvilluar asnjë takim me Ballën.
-
VIDEO
Berisha: Kuvendi ka kryer grusht shteti, jeni bërë ushtarë të Ballukut
Kreu i PD, Sali Berisha foli në Kuvend për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Berisha tha se Kuvendi ka kryer grusht shteti duke penguar mbledhjen e Këhsillit të Mandateve. Kreu i PD i tha mazhorancës se janë kthyer në ushtarë të Ballukut.
-
VIDEO
Berisha nuk lëshon foltoren, Garda në gatishmëri! Deputetët e PD i bien tavolinave
Sali Berisha nuk ka lëshuar foltoren, ndërsa ka kërkuar fjalën për replikë. Garda rrethoi foltoren, ndërsa më pas nënkryetarja e Kuvendit i dha fjalën për procedurë.
-
VIDEO
Blushi interpelancë me ministrin e Drejtësisë: Meta trajtohet në mënyrë çnjerëzore! Lamallari: Raporti i Avokatit të Popullit është i qartë, ai trajtohet njësoj me të tjerët
Blushi thotë se Ilir Meta po trajtohet në paraburgim në mënyrë çnjerëzore. Ministri Lamallari iu përgjigj interesit të Blushit duke thënë se Ilir Meta në paraburgim, trajtohet me të njëjtat kushte si të gjithë të paraburgosurit e tjerë.
-
VIDEO
‘Trajtimi çnjerëzor i Metës në paraburgim’, Lamallari i përgjigjet Blushit: Raporti i Avokatit të Popullit është i qartë, ish-presidenti trajtohet njësoj me të tjerët
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga deputeti Tedi Blushi lidhur me trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta në paraburgim me bazë raportin e hartuar nga Avokati i Popullit. Lamallari theksoi se raporti në asnjë rresht nuk përdor terminologjinë “trajtim denigrues dhe çnjerëzor”. Ministri tha se Ilir Meta në qendrën e paraburgimit “Jordan Misja” trajtohet në mënyrë të barabartë më çdo të paraburgosur tjetër.
-
VIDEO
Interpelanca me Lamallarin, Blushi: Meta po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në izolim
Tedi Blushi në interpelancën e kërkuar me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka kërkuar sqarime për moszbatimin e raportit të Avokatit të Popullit lidhur me trajtimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë qëndrimit në paraburgim.