-
VIDEO
Krah Nokës dhe Bardhit, Berisha lë selinë e PD-së për të nisur protestën para Kryeministrisë
Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike, nga ku i shoqëruar me mbështetës, deputetë dhe funksionarë të forcës së tij politike, është drejtuar për Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë, për të nisur protestën kombëtare të thirrur nga ai.
-
VIDEO
Kordon i dyfishtë policie para Kryeministrisë, militantët e PD fillojnë të mblidhen në protestën e Berishës
Në prag të nisjes së protestës kombëtare të Partisë Demokratike, Kryeministria është siguruar në pjesën ballore të saj nga një kordon i dyfishtë i policisë, duke bërë të qartë një numër të shtuar të forcave blu të angazhuara në krahasim me protestën e fundit kombëtare të thirrur nga Sali Berisha.
-
VIDEO
PD në protestë, breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë, militantët përplasje me efektivët te Kuvendi! Hidhet gaz lotsjellës, 11 policë të lënduar! PAMJE me dron
PD protestoi para Kryeministrisë, duke lëshuar breshëri molotovësh sapo Sali Berisha mbylli fjalimin dhe valëviti në podium një flamur. Militantët shkuan tek Kuvendi, ku patën përplasje të ashpra me efektivët. Për shpërndarjen e tyre u përdor gaz lotjsellës. Disa efektivë janë lënduar dhe janë dërguar të Truama. 18 protestues të shoqëruar.
-
VIDEO
Ligj i ri brenda 2026-ës për produktet ‘Made in Albania’! Fasoneria në krizë, Ibrahimaj: Ka nevojë për reformim
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se brenda këtij viti do të miratohet ligji i ri për produktet “Made in Albania”, që do të ketë në fokus promovimin dhe rritjen e eksporteve të produkteve shqiptare. Sa i takon sektorit fason që prej vitesh është në krizë, Ibrahimaj tha kjo fushë duhet reformuar.
-
VIDEO
'Lidershipi i PD duhet të bëjë më shumë', kreu i FRPD Durrës ia thotë në sy Berishës: Me Foltoret nuk e mundim Ramën
Kreu i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari i tha Sali Berishës Foltoret para Kryeministrisë nuk e mundin kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, lidershipi i PD duhet të bëjë më shumë.
-
VIDEO
Veliaj padit Presidencën dhe Dadon, kërkon shpalljen e pavlefshmërisë të dekretit të emërimit si prokuror: Nuk kreu Shkollën e Magjistraturës, KLP ta shkarkojë (DOKUMENTI)
Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, kërkesë-padinë për dekretin e vitit 2007-2012 duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror. Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin sepse nuk kishte kryer Shkollën e Magjistraturës dhe Presidenca e ka dekretuar emërimin pa kryer verifikimin. Veliaj kërkon nga KLP shkarkimin e prokurorit.
-
VIDEO
Reforma Territoriale e Zgjedhore, PD me komisione paralele! PS: Jo bllokimit nga opozita, marrim shumicën
Sali Berisha thotë se opozita nuk do të ulet në tryezën e reformës zgjedhore dhe territoriale me socialistët, por do të krijojë komisionet e saj paralele. Qëndrimi vjen si përgjigje ndaj lëvizjes së socialistëve të cilët propozojnë ndryshimin e formulës së komisioneve, për të marrë shumicën e vendeve në to, si një mënyrë për të shmangur bllokimin e punës në rast se PD vijon bojkotin.
-
VIDEO
E plotë/ Dronët 'Made in Albania'/ Vengu në Komision: Këtë vit nis prodhimi i tyre
-
VIDEO
Vengu në Komisionin e Jashtëm: Këtë vit nis prodhimi i municioneve dhe dronëve ‘Made in Albania’, 6 kontrata përmes KAYO-s
Ministri Vengu ka prezantuar paketën e re për ndryshimet ligjore lidhur me rritjen e kontrollit për eksportin, importin apo tranzitin e armëve të zjarrit. Vengu tha se këtë vit do të nisë prodhimi i armatimeve të para 'Made in Albania'.
-
VIDEO
Dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, Balla: Kemi marrë konfirmim nga Brukseli! Tabaku: Qeveria, burimi kryesor i dhunës ndaj punonjësve të medias
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku kanë debatuar në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme lidhur me projektligjin për ndryshimet në median audiovizive, ku një pikë me rëndësi ishte dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët.
-
VIDEO
Spiropali vizitë në Stamboll, pritet nga ministri i Jashtëm turk: Partneriteti strategjik mes dy vendeve është në rritje! Bashkëpunim për Samitin e NATO-s në Tiranë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Stamboll ku do të marrë pjesë në Takimin e Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës për Paqe Ballkanike, me ftesë të homologut të saj turk Hakan Fidan.
Platforma është një iniciativë e Ministrit të Jashtëm të Turqisë me fokus zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal në të gjitha fushat me interes të përbashkët, shkëmbimin e pikëpamjeve mbi ndërlidhjen e infrastrukturës, sigurinë energjetike, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe mbrojtjes.
Përpara takimit të nivelit të lartë, Ministrja Spiropali u prit në një takim nga Ministri Hakan Fidan, me fokus thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët.
-
VIDEO
Spahiu: Ivanka dhe Trump nuk janë sekserë të arabëve, por syri dhe truri i Donald Trump
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se është gabim të thuhet se Shqipëria po “shitet” për shkak të investimeve amerikane në jug të vendit, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se Ivanka Trump vepron si sekser i arabëve.