-
VIDEO
Pas protestës, Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët
Militantët e fundit që i rezistuan gazit lotsjellës iu bashkuan Sali Berishës në seli. Kreu i PD akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkonte me çdo kusht përleshjen e demonstruesve me policinë. Berisha iu tha policëve të mos bëhen ushtarë të Ramës, ndërsa tha se protestuesit në asnjë moment nuk përplasen me policinë, por do përleshen me Ramën. Berisha ‘shfrenoi’ fantazinë duke thënë se Ramën do e hedhin në Lanë.
-
VIDEO
Gurë e shishe të flakura, çfarë lanë pas protestuesit e PD
Protesta kombëtare e Partisë Demokratike, e cila pas kryeministrisë, u vendos para parlamentit, u mbyll duke lënë pas vetëm objekte të flakura. Protesta zgjati rreth tri orë.
-
VIDEO
Militanti i Berishës tenton të godasë me çadër policin, efektivi vrapon për t'i shpëtuar
Gjatës protestës para Kuvendit, një prej militantëve të Sali Berishës tentoi të godasë me çadër një punonjës të Policisë së Shtetit. I gjendur i vetëm dhe pa përforcime përreth, efektivi vrapoi për të shpëtuar nga një lëndim i mundshëm, derisa u ndërhy nga një tjetër polic i repartit "Shqiponja" që arriti të trembë militantin e dhunshëm.
-
VIDEO
Nga podiumi i protestës Berisha inkurajon militantët që të hedhin molotovë drejt Kryeministrisë
Për të inkurajuar militantët e tij që të vazhdojnë vandalizimin e Kryeministrisë, Sali Berisha qëndroi në podium duke valëvitur flamurin kombëtar ndërkohë që drejt godinës qeveritare hidhedhin në breshëri molotovë dhe fishekzjarrë.
-
VIDEO
Pamje me dron, protestuesit e PD firojnë pas hedhjes së ujit
Pamjet me dron të siguruara nga Report TV tregojnë shpërndarjen e protestuesve të Partisë Demokratike përpara parlamentit pas hedhjes së ujit.
-
VIDEO
Deputetët e PD-së përplasen me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës
Deputetët demokratë Klevis Balliu, Tomorr Alizoti, Albana Vokshi, Gent Strazimiri dhe Sajmir Korreshi u përplasën fizikisht me formacionin e policisë që marshonte së bashku me autobotin e ujit në rrugët qendrore të Tiranës në ndjekje të militantëve të Partisë Demokratike që vandalizuan Kryeministrinë dhe tentuan të dëmtojnë Kuvendin.
-
VIDEO
Shpërndahen protestuesit e PD para Kuvendit, hidhet ujë në drejtim të tyre
Situata mes protestuesve të Partisë Demokratike dhe policisë, të cilët gjenden përpara parlamentit, është tensionuar.
-
VIDEO
Ping-pong me tymuese para Parlamentit, vijon përplasja e militantëve të Berishës me Policinë
Situata para godinës së Parlamentit vijon të jetë e agravuar, pas përplasjes së militantëve të Partisë Demokratike me efektivët e Policisë.
-
VIDEO
Skenë 'lufte' para Parlamentit, militantët e PD sulmojnë me gurë dhe lëndë shpërthyese efektivët e Policisë
Në sheshin para godinës së Parlamentit po zhvillohen përplasje të forta mes protestuesve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të Policisë.
-
VIDEO
Pamjet me dron, protesta e PD zhvendoset te parlamenti, militantët flakërijnë molotovë
Protesta e Partisë Demokratike është zhvendosur te godina e parlamentit, ku po zhvillohet një skenar i ngjashëm me atë të kryeministrisë.
Në pamjet me dron të siguruara nga Report TV, militantët e mbetur po hedhin molotovë e mjete të forta drejt godinës e policisë.
-
VIDEO
Luçiano Boçi dhe militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës
Pas molotovëve dhe fishekzjarreve të hedhura drejt Kryministrisë, mbështetës të Partisë Demokratike tentuan të çajnë kordonin e policisë të formuar në mbrojtje të Kuvendit.
-
VIDEO
Lëndohet një person gjatë protestës së PD, merret nga autoambulanca në bulevard! Efektivët e Policisë i vijnë në ndihmë
Një person është lënduar në protestën e zhvilluar mbrëmjen e sotme nga Partia Demokratike në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë.