-
VIDEO
Shqipëria në Bordin e Paqes/ Shehaj: Po e përdorni marrëveshjen për t’i shpëtuar drejtësisë! Kapri: Po detyrohemi të votojmë Ramën si përfaqësues nominal
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ngre si pikëpyetje përdorimin e marrëveshjes për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për të ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për të shpëtuar nga drejtësia Belinda Ballukun.
-
VIDEO
“Në Bordin e Paqes u ftua Putin”- Mediu në Kuvend: Të bëhej një analizë për efektet e kësaj organizate te Kosova
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi një analizë sesi do të ndikojë Bordi i Paqes për Gazën te interesi i shqiptarëve në rajon, kryesisht për çështjen e Kosovës.
Komentet Mediu i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se ajo çfarë do të ndodhë në Gaza mund të krijojë një precedent më të gjerë në vende të ndryshme të botës.
Mediu gjithashtu shprehu dakordësinë e tij 100% për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pavarësisht se sipas tij, analiza që ai propozoi ishte e nevojshme.
-
VIDEO
Bardhi: A keni nënshkruar marrëveshjen për Bordin e Paqes? Pse Rama është në Kuvend dhe jo krah Trump e Osmanit
Seanca në Kuvend për miratimin e marrëveshjes për adresimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes po zhvillohet me debate. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi pyeti nëse Rama e ka nënshkruar marrëveshjen në mënyrë që sot ta ratifikojë Kuvendi. Bardhi pyeti se përse Rama është sot në sallën plenare dhe jo në Davos krah Trump dhe Vjosa Osmanit.
-
VIDEO
Bordi i Paqes për Gazën/ Spiropali: Ftesa për Shqipërinë, nder dhe përgjegjësi! Pjesëmarrja nuk...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali e ka cilësuar si nder, por edhe përgjegjësi shtetërore ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, që Shqipëria të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes për Gazën.
-
VIDEO
Debat mes Ballës dhe Igli Hasanit në Komisionin e Jashtëm: Taulant pusho tani, më lër të vazhdoj unë këtu
-
VIDEO
Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes kalon për votim në Komisionin e Jashtëm! Në Kuvend miratohet sot në 12:00! Balla: Historike! Bardhi: Çfarë urgjence keni?
Kuvendi është mbledhur në seancë plenare për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Pas fjalës pro të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe kundër të kreut të grupit të PD-së Gazment Bardhi, është votuar për kalimin në procedurë të përshpejtuar.
PD votoi kundër, por votat janë të pamjaftueshme për ta rrëzuar si kërkesë. Tashmë Projektligji për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, do të kalojë për votim në Komisionin e Jashtëm që do të mblidhet në orën 11:00. Një orë më pas Kuvendi do të rifillojë përsëri për të miratuar marrëveshjen.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Shqipëria tashmë nuk ka më një rol vëzhgues në konfliktet ndërkombëtare, por është e gatshme të marrë pjesë në zgjidhjen konkrete të çështjeve të ndjeshme.
-
VIDEO
‘Shkresa e Këshillit të Ministrave pa firmë e vulë’, Peleshi hedh poshtë pretendimet e Bardhit: E ka firmosur dhe vulosur Edi Rama dhe Spiropali
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka pretenduar se shkresa e Këshillit të Ministrave lidhur me propozimim për miratimin e projektligjit për Aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, është pa firmën e kryeministrit dhe pa vulë.
-
VIDEO
'Nuk u respektua rregullorja'! Seanca për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, Balla-Bardhit: Po bën teatër, ke propozuar amendamente
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka replikuar me Gazment Bardhin në Kuvend, i cili tha se nuk është respektuar rregullorja për të thirru seancë të jashtëzakonshme, për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.
-
VIDEO
Kushtetuesja seancë për pezullimin e Ballukut, zv.kryeministrja në sallë! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në fjalën e tij kërkoi t’i vihen në dispozicion provat e SPAK të depozituara në Kuvend, në bazë të të cilave kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut. Kjo e fundit ndodhet në sallë ndërsa në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet çështja e pezullimit të zv.kryeministres nga detyra me vendim të GJKKO-së.
-
VIDEO
Bardhi në Kuvend: PD pro aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, por duhet ta bëjmë sipas rregullores!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se PD është pro aderimit të Shqipërisë në bordin e paqes për Gazën, por sipas tij, kjo duhet të bëhet sipas rregullores së Parlamentit.
-
VIDEO
Aderimi i vendit në Bordin e Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale për paqen
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar si historike ftesën e SHBA-së dhe të presidentit Trump për të qenë vend anëtar themelues në Bordin e Paqes. Balla i bëri thirrje deputetëve për të kaluar marrëveshjen në votim me procedurë të përshpejtuar.
-
VIDEO
Vajza e Donald Trump vijon vizitën në Vlorë, nën masa të rrepta sigurie udhëton drejt Zvërnecit
Ivanka Trump është drejtuar këtë të mërkurë drejt zonës së Zvërnec, një nga pikat me interes të veçantë natyror dhe turistik në jug të vendit.