-
VIDEO
Seanca për Ballukun, Shehaj protestë para Kushtetueses: Gjykata të jetë me qytetarët, jo me të korruptuarit
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka protestuar përpara Gjykatës Kushtetuese, teksa pritet të mbahet seanca për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
-
VIDEO
LIVE TV Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, Kuvendi mblidhet për ratifikimin e marrëveshjes
Kuvendi do të ratifikojë sot marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën - ku në këtë fazë për Shqipërinë nuk do të ketë detyrime financiare.
-
VIDEO
Berisha tha se Garda bëri detyrën/ Avokati Beqiri: Pranoi se u qëllua me plumba ndaj protestuesve më 21 janar! 2 mjekë i bëri kryetarë bashkie
Avokati Idajet Beqiri deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht se Garda e Republikës ka përdorur armë zjarri gjatë protestës së 21 Janarit, kur ka deklaruar se Garda bëri detyrën sepse protestuesit po hynin brenda Kryeministrisë.
-
VIDEO
'Shqipëria Bëhet' protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Qëndresa jonë vazhdon, do të zhvendoset në të gjithë vendin
Nga protesta para Kryeministrisë kreu i nismës 'Shqipëria Bëhet' Adriatik Lapaj njoftoi se protesta vazhdon për ditën e 45-të dhe se kanë nisur përgatitjet për protestën e datës 21 janar.
Lapaj theksoi se grupet e njerëzve që protestojnë para Kryeministrisë janë qytetarë të lirë që reagojnë kundër “të keqes” dhe i ftoi qytetarët të bashkohen për të mbështetur qëndrimin e tyre.
Ai njoftoi gjithashtu se do të zhvillojë takime në qytete të ndryshme, përfshirë Shkodrën, për të ftuar qytetarët që të marrin pjesë edhe në protestën e 31 janarit.
-
VIDEO
Berisha, foltore në degën nr.2 në Tiranë/ Demokratët i bëjnë kritika: Të vlerësojmë figurat që marrin vota! Rama tallet kur bëjmë fjalime
Sali Berisha u përball me kritika nga demokratët në degën nr.2 në Tiranë. Një prej tyre i tha Berishës se PD nuk përfaqësohet nga figura të cilët kanë marrë vota, si Ilir Alimehmeti, i cili edhe pse ishte ndër më të votuarit, nuk u fut në Parlament.
-
VIDEO
Përfundon darka mes Ivanka Trump dhe Kryeministrit Rama, largohen së bashku në një automjet
Ka përfunduar takimi mes Ivanka Trump dhe Kryeministrit Edi Rama.
Pas darkës, dyshja ka qëndruar për disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.
-
VIDEO
Vlorë/ Rama darkon me vajzën dhe dhëndrin e Trump bashkë me arkitektë ndërkombëtarë
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku po darkon me Ivanka Trump dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.
-
VIDEO
21 Janari/ Mbesa e Ziver Veizit: Kemi pritshmëri nga SPAK-u! Përgjegjësit e masakrës duhet të dalin para drejtësisë
Mbesa e të vrarit nga plumbat e shtetit vlerësoi gatishmërinë e mazhorancës së sotme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe fakteve të masakrës së 21 janarit, ku në total u vranë 4 protestues, por theksoi zhgënjimin e saj për vonesën e dhënies së drejtësisë.
-
VIDEO
Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë, do të takohet me Ivanka Trump për investimet strategjike në zonë
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve, Rama do të akomodohet në vilën qeveritare.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se kryeministri pritet të zhvillojë një takim privat me Ivanka Trump, si dhe me arkitektët që kanë shoqëruar gjatë ditës së sotme vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.
Mësohet se në fokus të takimeve do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës, të lidhura me interesat e familjes Trump dhe të dhëndrit të presidentit, Jared Kushner.
-
VIDEO
21 Janari drejt gjykimit?! Avokati Fran Dashi për Report TV: Është çështje javësh, serverat e Kryeministrisë janë rikuperuar!
“Është një provë shumë e fuqishme që është rikuperuar: qendrat e kamerave të sigurisë. Aty mendohet se është një provë e pakontestuar që do t’i japë zgjidhje përfundimisht ngërçit të 21 janarit" tha ai.
-
VIDEO
Emisioni 'Frontline Interview'/ Gazetari Doçi: Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, veproi si vrasës profesionit! Audiokaseta, ‘arma’ kryesore e SPAK për ndëshkuar përgjegjësit
Audiokaseta që ka në duar SPAK me urdhrin që jep kreu i Gardës Ndrea Prendi për të qëlluar drejt protestuesve, sipas gazetarit Adriatik Doçi është arma kryesore për të ndëshkuar përgjegjësit e 21 janarit. Për Report Tv ai thotë se 21 janarit mbetet një damkë e zezë për drejtësinë shqiptare.
-
VIDEO
“A do të dëmshpërblehen familjet e prekura nga ngordhja e bagëtive gjatë zjarreve të verës?”, Petrit Malaj-Braçes: S’ka kërkesë nga Ministria e Bujqësisë, duhet parë kuadri ligjor nëse na e mundëson
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka pyetur në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ministrin e Financave, Petrit Malaj, nëse është parashikuar në aktin normativ të dhjetorit kompensimi i familjeve që u prekën nga ngordhja e bagëtive prej zjarreve në verë.