-
VIDEO
Demokrati kundër Berishës: Me foltoret dhe fjalimet e tua Rama nuk ikën
Një ndër demokratët, ndërsa Berisha ishte duke folur në takimin e sotëm në njësinë 4 në Tiranë, iu kundërpërgjigj, duke i thënë se Edi Rama me foltore dhe me fjalime nuk ikën.
-
VIDEO
Shqipëria në Bordin e Paqes! Balliu në Report TV: Vlerësim për kryeministrin Edi Rama! Berisha shikon ëndrra me Forca Delta!
Ftesa e ardhur nga Shtetet e Bashkuara për Shqipërinë, që kryeministri Edi Rama të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, ndezi diskutimet në Studio Live në Report TV teksa juristja Alesia Balliu dhe avokati Romeo Karaj debatuan për peshën reale të kësaj ftese dhe mesazhin që ajo jep për politikën shqiptare.
-
VIDEO
Sesion i ri, halle të vjetra/ Byroja e Kuvendit ‘vulos’ përjashtimin me 30 ditë për 6 deputetët e PD! Hoti: U ndëshkuam se protestuam kundër Ballukut
Byroja e Kuvendit la në fuqi përjashtimin me 30 ditë pune nga punimet parlamentare për 6 deputetë të opozitës të përfshirë në aksionin me flakadanë në seancën e fundit plenare të vitit të shkuar. Deputetët e opozitës akuzuan se u përjashtuan për protestën kundër Ballukut e cila sipas tyre, ka kthyer parlamentin në mburojë politike.
-
VIDEO
BE na bllokoi fondet për dixhitalizimin? Dhuka: Nuk kemi asnjë komunikim nga KE për një masë të tillë
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka hodhi poshtë lajmet se KE ka pezulluar fondet për dixhitalizimin. Në një konferencë për mediat, Dhuka tha se deri në këtë moment nuk kanë asnjë komunikim nga KE për një masë të tillë, qëndrim i mbajtur edhe nga vetë Komisioni Europian.
-
VIDEO
Rruga drejt BE, Dhuka: Kushtet për integrimin duhet të plotësohen deri në fund të 2027-ës
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka në një konferencë për mediat mbi rrugën drejt BE-së tha se deri në fund të vitit 2027, Shqipëria duhet t’i ketë plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësimin.
-
VIDEO
‘Nuk presim opozitën të çlirohet nga paraliza’, Gogu: Integrimi në BE i pandalshëm, nuk mundet t’i vëmë shkopinj nën rrota
Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu u pyet nga gazetarët për bojkotin e PD-së për reformën zgjedhore dhe territoriale. Gogu tha se opozita në një kah bërtet se zgjedhjet u vodhën dhe në anën tjetër nuk ulet në tryezë për të realizuar dy reformat që lidhen drejtpërdrejtë edhe me rrugën e Shqipërisë drejt BE. Mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të presë opozitën për këto dy reforma dhe se do të zhbëjë formulën dhe do marrë shumicën. Gogu tha se në rast se opozita refuzon, PS do t’i kthehet verdiktit të popullit shqiptar që i dha 83 mandate.
-
VIDEO
Ligji për median audiovizive, ministri Toni Gogu: Do dekriminalizohet shpifja për gazetarët! Misionarët e demokracisë do të jenë të çliruar nga kjo barrë
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, është shprehur se Shqipëria po përgatit ligjin që dekriminalizon shpifjen për gazetarët.
Komentet Gogu i bëri në një Konferencë për mediat me temë ‘faza e re e negociatave me Bashkimin Europian dhe angazhimi politik e qytetar për t’ia dalë mbanë’.
Gogu tha gjithashtu se ligji për median audiovizive do të bëhet për më shumë transparencë për median, në mënyrë që sipas tij publiku të kuptojë kush janë pronarët e madiave dhe kush fshihet pas tyre si financues.
-
VIDEO
Balla në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme: Marrëveshja Shqipëri-Itali forcon partneritetin strategjik dhe mbështet fuqishëm diasporën shqiptare
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla tha se marrëveshja Shqipëri-Itali forcon partneritetin strategjik mes dy vendeve, teksa shtoi se Diaspora shqiptare në Itali dha mandatin për reformat drejt Bashkimit Europian.
-
VIDEO
Nismat ligjore drejt BE, Dhuka: Dekriminalizim i shpifjes ndaj gazetarëve, ligj për lobimin dhe donacionet, do të krijohen regjistrat e posaçëm
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka prezantoi disa prej pikave të paketës së nismave ligjore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Për herë të parë, Shqipëria do të dekriminalizojë shpifjen ndaj gazetarëve dhe do të rishikohet ligji i lobimit.
-
VIDEO
Prokuroria e Përgjithshme mbyll verifikimin: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi
Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e dënuar në Greqi në vitin 2005 për falsifikim vize, dënim të cilin nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit. Ky është përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme e cila vetëm një ditë më parë ia ka kaluar rezultatin e verifikimit KLGJ-së.
-
VIDEO
Tabaku: Integrimi europian nuk është votim ligjesh ‘shkel e shko’, por standarde reale që sot Shqipëria nuk i përmbush
Deputetja Jorida Tabaku, ka reaguar mbi procesin e integrimit europian, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk matet me numrin e ligjeve të miratuara formalisht në Kuvend, por me standardet reale që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.
-
VIDEO
Spahiu: Nuk ka faj Meloni për mafien italiane në SHBA apo Erdogan për kartelet turke në Gjermani
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se etiketimi i një populli se është pjesë e karteleve të drogës është shumë më e rëndë sesa kritika ndaj një qeverie.