-
VIDEO
Sekretari Organizativ i PD Korçë: S’jemi 'parti muze', por shpresa e shqiptarëve! Të ringrihemi
Bravaldi Xhafka, sekretari organizativ i degës së Partisë Demokratike në Korçë, ka bërë thirrje për ringritjen e PD-së, gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të foltores së Ervin Salianjit. Në fjalën e tij, Xhafka theksoi se demokratët nuk janë mbledhur kundër Partisë Demokratike, por për ta shpëtuar dhe për t’i rikthyer identitetin e saj.
-
VIDEO
Salianji mbush sallën në Korçë: Mirë zgjedhjet na i vjedh Rama, po sheshet pse i kemi bosh? 50 rrogëtarë po mbajnë peng PD
Foltorja e Ervin Salianjit kësaj radhe u ndal në qarkun e Korçës.
-
VIDEO
Berisha mbledh opozitën, të rinjtë e refuzojnë! Hasimja ia thotë në sy: PD luhatje për drejtësinë, Kodi Zgjedhor hartohet me PS në kurriz të të vegjëlve
Adriatik Lapaj, Agron Shehaj dhe Arlind Qori refuzuan takimin e thirrur me spektrin opozitar. Por, intelektualët që u ulën në tryezë më kreun e PD, adresuan kritika për Kodin Zgjedhor. Ata kërkuan protesta më intensive duke akuzuar deputetët demokratë se në shesh shkojnë për të pirë kafe.
-
VIDEO
Alimehmeti në tryezë me Berishën: Do marrim rolin e spektatorit apo aktorit? Kjo qeveri nuk rrëzohet nga sallat e konferencave
Demokrati Ilir Alimehmeti në takimin e PD me faktorin opozitar tha se vendi është në emergjencë kombëtare pasi po qeveriset nga njerëz antikombëtarë. Alimehmeti tha se të gjithë aktorët opozitarë duhet të bashkohen dhe duhet të vendosin nëse do marrin rolin e spektatorit apo aktorit. Sipas tij, kjo qeveri nuk hidhet me fjalë as nga sallat e konferencave, por me protesta në rrugë.
-
VIDEO
Aktivistja kritika deputetëve të PD: A jeni gati të nisni protesta sistematike apo do pini kafe në shesh?
Sali Berisha zhvilloi sot një takim me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile, por munguan tre partitë e reja të Adriatik Lapajt, Arlind Qorit dhe Agron Shehajt. Meri Lika nga shoqëria civile adresoi kritika në drejtim të PD-së, ku i pranishëm në tryezë ishte edhe vetë Sali Berisha. Meri Lika tha se PD duhet të dalë mbi emrat dhe të krijojë një grup që të bëjë bashkërendim të opozitës dhe partive opozitare. Ajo pyeti deputetët demokratë nëse janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe të nisin protesta sistematike apo sa për të pirë një kafe në shesh.
-
VIDEO
‘Opozita pi kafe në shesh’, analisti Gashi kritika në sy Berishës: E kemi dorëzuar pushtetin me këtë kod
Edhe analisti Shpend Gashi ka adresuar kritika kundrejt opozitës në takimin e thirrur nga Berisha me spektrin opozitar dhe shoqërinë civile. Gashi tha se opozita duhet të krijojë frymën te baza, duke theksuar se nuk është për qeveri teknike por për grevë radikale. Gashi vijoi duke thënë se në rast se opozita del në shesh, pi kafe dhe ikën, Rama do rrijë në pushtet edhe 100 vite të tjera.
-
VIDEO
Kryeministri Rama mbledh në Vilën e Kuqe qeverinë, ministrat 10 minuta kohë për të bërë bilancin e institucioneve në varësi
Kjo mbledhje me dyer të mbyllura është rutinë e çdo fillim viti për qeverinë, e cilësuar si një ‘retreat’ ku në fokus të bisedimeve në tryezë janë bilancet e punës për çdo dikaster si dhe hartimi i një plani pune për 12 muajt e ardhshëm.
-
VIDEO
Ristani inspekton përfundimin e 12 rrugëve të reja në Fresk: Punojmë çdo ditë, bashkia në terren për menaxhimin e situatës nga reshjet
Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka inspektuar sot një bllok të ri të transformuar në zonën e Freskut në Tiranë ku janë ndërtuar 12 akse të reja rrugore në një zonë që konsiderohej informale.
-
VIDEO
Përmbytjet e Durrësit në SPAK, Kuçana padi për Emiriana Sakon: 19 mln eurot për hidrovorin shkuan tek familjarët e kryebashkiakes
Një padi e depozituar nga Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Bashkiak të PD, e ka çuar çështjen e përmbytjeve të Durrësit në SPAK. Kuçana, e cila kandidoi për deputete në Durrës, tha se ndërtimi 19 milionë eurosh i hidrovorit të qytetit ishte abuzim dhe paratë shkuan të familjarët e kryebashkiakes Sako e të tjerëve.
-
VIDEO
Për të 5-tën herë, anëtarët e PD dështojnë për të mbledhur Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit Ballukut, PS nuk shkon
Pesë anëtarët e PD-së të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve kanë shkuar sot në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur prej tyre me shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit zv/kryeministres Belinda Balluku për t’i hapur rrugë arrestimit të saj. Kjo mbledhje për të 5-tën herë nuk është zhvilluar pasi 5 anëtarët e tjerë të PS-së nuk janë paraqitur. Në sallën ku zhvillohet mbledhja të parët kanë mbërritur deputetja Elda Hoti dhe Saimir Korreshi, por derën e kanë gjetur të kyçur.
-
VIDEO
Një ditë përpara mbledhjes me kryeministrin Rama, Blendi Klosi thërret në selinë rozë drejtuesit e qarqeve dhe ministrat e kabinetit
Pjesë e mbledhjes është dhe Sekretari Organizativ Damian Gjiknuri, kryebashkiaku i Shkodrës si dhe disa ministra të kabinetit ndërsa kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm.
-
VIDEO
Përmbytjet/Ministrja Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës
Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, nga Durrësi, theksoi se të gjitha strukturat janë në gadishmëri të plotë për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura të orëve të fundit.
Gjatë inspektimit në hidrovorin e ri të bashkisë së Durrësit, ajo nënvizoi se funksionimi paralel i dy hidrovorëve, atij të ri dhe atij ekzistues, ka qenë vendimtar për të shmangur një situatë të agravuar në qytet.