-
VIDEO
Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i Ballkanit Perëndimor
Ministrja e Jashtme thekson se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj dhe të investojë në të nesërmen e saj, si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët europiane.
-
VIDEO
SPECIALE/ Viti 2025, hapja e bisedimeve me BE për të gjithë grupkapitujt! Shqipëria mori 100 mln eurot e para! 47 liderët europianë në Tiranë
Më 16 shtator 2025 u mbajt Konferenca e gjashtë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që iu kushtua grup-kapitullit IV: Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme. 13 muaj nga hapja e grupkapitullit të parë, më 17 nëntor të 2025-ës, Shqipëria çel edhe grupkapitullin e fundit.
-
VIDEO
Kryeministri Albin Kurti urim për vitin e ri: Jam i nderuar për besimin që më keni dhënë! Kosova nuk ka nevojë të kalojë teksin e demokracisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me një video të publikuar në profilin e tij në Facebook duke uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, ka falënderuar ata për “besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme”.
-
VIDEO
Për Lapajn nuk ka festë, në bulevard edhe natën e ndërrimit të viteve
Për Adriatik Lapaj nuk ka festë as në natën e ndërrimit të viteve. Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet deklaron se do të jetë në bulevard së bashku me mbështetësit e tij, në shenjë proteste ndaj situatës politike dhe sociale në vend.
Lapaj thekson se ndërrimi i viteve nuk mund të festohet, ndërsa qytetarët përballen me padrejtësi, varfëri dhe mungesë shprese. Protesta, sipas tij, është një mesazh i drejtpërdrejtë kundërshtimi dhe thirrje për ndryshim, duke zhvendosur vëmendjen nga atmosfera festive te kërkesat qytetare.
-
VIDEO
Në vigjilje të vitit 2026, Rama urim për shqiptarët: Të metat dhe mëkatet tona nuk e zvogëlojnë dot progresin! Vendin drejt BE nuk e çuan alienët, por PS
Rama falënderoi të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri e diasporë për 83 mandatet ndërsa dhe njëherë tjetër renditi sukseset e Shqipërisë në këto 12 muaj.
-
VIDEO
Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin që po përmbyllet dhe angazhimin për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar për vendin.
-
VIDEO
Taulant Balla uron shqiptarët për vitin e ri: Në 2026 do të rrisim kontaktet me diasporën, angazhim për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përcjellë një urim me video për shqiptarët kudo që ndodhen, nga Sheshi Skënderbej në Tiranë, vetëm pak orë para ndërrimit të viteve.
Në mesazhin e tij, Balla uroi Gëzuar Vitin e Ri 2026 për shqiptarët në Shqipëri, në trojet etnike dhe veçanërisht për bashk
-
VIDEO
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim për bujqësinë shqiptare
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përcolli një mesazh urimi për qytetarët dhe fermerët shqiptarë me rastin e ndërrimit të viteve, duke vënë theksin te roli i fermerëve në zhvillimin e vendit dhe te objektivat për vitin e ri.
-
VIDEO
Regjistrohet ‘MobAl’, transporti publik do jetë shtetëror! Balluku emëron administrator të shoqërisë këshilltarin e saj
Është regjistruar në QKB shoqëria shtetërore ‘MOBAL’ që do të operojë në fushën e transportit publik, duke e kthyer edhe këtë shërbim në shtetëror. Në krye të kompanisë është vendosur si administrator Henri Telharaj, këshilltari Ministres Belinda Balluku.
-
VIDEO
Ambasada Amerikane në Shqipëri urim për ardhjen e 2026-ës: Partneriteti ynë do të vijojë të forcohet
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka uruar ardhjen e vitit të ri 2026 teksa ka kujtuar ngjarjet më të rëndësishme për këto 12 muaj shoqëruar me një video nga festa e stafit të ambasadës Nancy Van Horn.
-
VIDEO
Nis kompensimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret e verës, 1.9 mln € për 10 bashki
Gati 200 milionë lekë ju janë dhënë nga qeveria bashkive për të kompensuar banorët që u dëmtuan gjatë zjarreve të kësaj vere. Fondet ndahen për shtëpi të dëmtuara, bagëti të djegura si dhe për parcelat që u shkrumbuan.
-
VIDEO
Mesazhet e politikës për Vitin e Ri 2026! Begaj: Më shumë besim te njëri-tjetri! Veliaj e Meta urojnë nga qelia! SHBA: Forcojmë partneritetin
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kanë përcjellë mesazhe urimi për shqiptarët në vigjilje të vitit 2026, duke theksuar rëndësinë e familjes, solidaritetit dhe bashkëpunimit për të ardhmen e vendit.
Në urimin e tij, presidenti Begaj u shpreh se ndërrimi i viteve është një moment reflektimi dhe shprese, duke nënvizuar se puna e ndershme, përkushtimi dhe investimi te brezi i ri janë themeli i Shqipërisë evropiane. Ai vlerësoi përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe bëri thirrje për dialog, unitet dhe forcim të besimit tek institucionet.